Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu efektivin e policisë në Malësi të Madhe, Berhan Bajrakurtin, duke dhënë masën «detyrim paraqitje».
Vendimi u mor sot, pasi nuk kishte një denoncim në adresë të policit Bajrakurti, ndërsa ky i fundit mohoi të ketë ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, apo t’i ketë dërguar video intime.
Këto akuza u publikuan nga një media vendase, e cila publikoi edhe videon intime të efektivit Bajrakurti, rreth dy javë më parë.