Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

E enjtja e nxehtë/ Opozita zhvendoset sot në Vlorë, në takim aleati i ri. Kë pritet të denoncojë Basha?

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
E enjtja e nxehtë/ Opozita zhvendoset sot në Vlorë, në takim aleati i ri. Kë pritet të denoncojë Basha?

Sot pritet të jetë një ditë e ‘nxehtë’ në Kuvend. Punimet e seancës plenare nisin në orën 10:00, ku do jetë e pranishme edhe Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, e cila do të raportojë për herë të parë, pas marrjes së detyrës mbi dosjet e vitit 2017.

Në Kuvend pritet të miratohet varianti i ri i ligjit për Teatrin Kombëtar. Një vendim i tillë vjen pas takimit të ditës së djeshme mes kryeministrit Rama, dhe kryeparlamentarit Ruçi, në Kryesinë e Kuvendit.

https://tiranatoday.com/avazi-i-teatrit-rama-shkon-ne-zyren-e-rucit-me-3-te-tjere/

Sikundër e ka njoftuar edhe më herët, opozita do të udhëtojë në drejtim të Vlorës, për të zhvilluar mbledhjen e radhës. Në javën e katërt të bojkotit të seancave plenare, përfaqësuesit e opozitës do të zhvillojnë një tjetër mbledhje paralele me Kuvendin, në një qytet ku njësoj si Shkodra, Elbasani dhe Durrësi, për opozitën, është i komanduar nga krimi.

Denoncimet e Bashës

Sikundër tre takimet e para, Basha pritet të denoncojë me emra individët me rekorde kriminale, që janë të lidhur me qeverinë. Një ditë pas paralajmërimit nga kreu demokrat, PD depozitoi kallëzim penal për kryeinspektorin e IKMT-së në Vlorë, Fatmir Meta, i cili u përplas verbalisht me deputetin demokrat të Vlorës, Agron Shehaj.

https://tiranatoday.com/pd-kallezon-ne-prokurori-kreun-e-ikmt-se-policia-mban-ende-ne-komisariat-personat-qe-i-kundershtuan/

Takimi

Në seancën e sotme të opozitës pritet të marrë pjesë edhe aleati i ri i demokratëve, Shpëtim Idrizi, ndërkohë që do të mungojë kreu i PBDNJ-së dhe deputeti i Vlorës, Vangjel Dule.

Gjatë fjalës së tij, Basha pritet të kërkojë nga mazhoranca dhe kryeministri Rama të miratojnë pa asnjë vonesë nismën kushtetuese të opozitës, për Vetting në politikë.

Dy ditë më parë, mazhoranca në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, pranoi dekretin e Presidentit Meta, duke i bërë disa ndryshime ligjit për Teatrin. Sipas amendimeve, hapet gara për realizimin e projektit si dhe zhvillimin e zonës përreth, në qendër të kryeqytetit.

Varianti i mëparshëm parashikonte që gjithçka të realizohej nga kompania “Fusha”, e cila merrte përsipër ndërtimin me fondet e saj të godinës së re sipas projektit të arkitektit të njohur danez Bjarke Ingels, në këmbim të mundësisë për të ndërtuar një bllok pallatesh shumëkatëshe në zonën pas Teatrit, në një sipërfaqe e cila në pjesën dërrmuese është në pronësi shtetërore.

Shumica u tërhoq nga ligji i posaçëm i propozuar më parë nga Qeveria, pasi hasi në kundërshtime nga Komisioni Europian, i cili në letrën dërguar autoriteteve shqiptare, theksonte se i inkurajonte ato “që të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së, dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg”.

Por sipas opozitës, ligji ka rënë, dhe sot mazhoranca duhet të kalojë në Kuvend vetëm dekretin e Presidentit, duke i thënë “Po” ose “Jo”.

Tags: bashaopozitavlore

TË LIDHURA

Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës
Aktualitet

Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

09:23 | 13/08/2025
Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit
Aktualitet

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

21:31 | 12/08/2025
Biznesi i bulmetit evazion fiskal marramendës, 10 mln euro të fshehura në dy vite
Aktualitet

Biznesi i bulmetit evazion fiskal marramendës, 10 mln euro të fshehura në dy vite

21:07 | 12/08/2025
Next Post
Opozita zbarkon në Vlorë. Dy deputetë të LSI shkojnë në Kuvend. Çfarë po ndodh?

Opozita zbarkon në Vlorë. Dy deputetë të LSI shkojnë në Kuvend. Çfarë po ndodh?

Foto/Lot e britma, momenti i ndalimit të babait shqiptar. Tentoi të hidhte djalin nga dritarja

Foto/Lot e britma, momenti i ndalimit të babait shqiptar. Tentoi të hidhte djalin nga dritarja

Dosja/ Gjyqtari merrte dhurata marramendëse para vendimeve. Ja sa shkonte vlera

Dosja/ Gjyqtari merrte dhurata marramendëse para vendimeve. Ja sa shkonte vlera

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Zelensky dhe udhëheqësit evropianë do të flasin me Trumpin në prag të takimit të tij me Putinin
Bota

Zelensky dhe udhëheqësit evropianë do të flasin me Trumpin në prag të takimit të tij me Putinin

by mirseda
09:31 | 13/08/2025
0

Udhëheqësit e Evropës dhe Ukrainës do të flasin me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në...

Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

09:23 | 13/08/2025
Ndodh për herë të parë në historinë vendit, arrestohet bashkëshortja e ish-presidentit të Koresë së Jugut

Ndodh për herë të parë në historinë vendit, arrestohet bashkëshortja e ish-presidentit të Koresë së Jugut

09:21 | 13/08/2025
Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

22:37 | 12/08/2025
Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

22:24 | 12/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com