A e keni pyetur ndonjëherë vetën se përse avionët janë ngjyrë të bardhë? Nëse po, sot do të mësoni një përgjigje interesante.
Për avionët është zgjedhur ngjyra e bardhë sepse:
Ngjyra e bardhë nuk fshihet.
Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.
Ngjyra e bardhë ka përparësi termike
Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë.
Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi.
Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë
Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit.
Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen.