Për shkak të të nxehtit afrikan që ka pushtuar Shqipërinë këto ditë, tashmë duken si të largëta ditët me reshje. Ato ditë vunë në mëdyshje shumë pushues, nëse duhet të vijonin me planet e tyre.
Por sot pritet të jetë dita më e nxehtë e kësaj vere, me temperatura deri në 38 gradë celsius. Moti do të surprizojë sërish gjatë fillimit të javës, me temperatura që do të ulen ndjeshëm me 8 gradë, dhe me reshje shiu të shumta.
Megjithatë kjo nuk do të zgjasë, pasi më 26 korrik do të rikthehet i nxehti përvëlues dhe të gjithë duhet të përgatiten për t’ju drejtuar plazhit.