Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, teksa thuhet se Reali i Madridit ka shfaqur interes për të transferuar në skuadër mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj.
Drejtuesit madrilenë janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe është zgjedhur pikërisht Hysaj për atë repart, shkruan Todo Fichajes.
Dëmtimet e shpeshta të Carvajal dhe forma jo shumë e mirë që ka treguar Odriozola, kanë bërë që spanjollët të hidhen në merkato për një mbrojtës dhe Hysaj shihet si alternativa e duhur.
Shkodranit i përfundon kontrata me Napolin në fund të sezonit dhe drejtuesve të Realit, që kanë shfaqur interes, nuk do i duhet të shpenzojnë për ta afruar në skuadrën e tyre.