E bujshme nga Greqia/ Olimpiakos kërkon mesfushorin shqiptar

Gazeta e përditshme greke, “Sport Time” është hapur sot me fotografinë e Myrto Uzunit, duke shkruar se Olimpiakosi pëlqen mesfushorin shqiptar.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse dhe dinjitoze në kampionatin hungarez dhe në Champions me fanellën e Ferencvarosh duke i realizuar gol dhe Juventusit të Kristiano Ronaldos, mesfushori beratas është pikasur nga drejtuesit e klubit helen si përforcim i mundshëm për merkaton e ardhshme.

Uzuni deri më tani me fanellën e  Ferencvarosh është aktivizuar në 34 takime në të gjitha kompeticionet, ku ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 6 asist.