Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në qytetin e Vlorës.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh optimiste se LSI-ja do të jetë forcë e parë në Sarandë, teksa nuk i kurseu sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.
Kryemadhi e etiketoi kreun e qeverisë si Bajlozi i Rilindjes, dhe theksoi se ai ndodhet në grahmat e fundit.
Monika Kryemadhi: “Në Sarandë LSI do jetë forcë e parë, është forcë e parë sepse Taqo ka kapacitetin e tij, forcën e tij por dhe një vajzë të re në krah Joana Ruci nga Ksamili e cila dhe ajo ka marrë përsipër një sfidë që ne të gjithë do e arrijmë. Luani tha që do shkojmë 3 deputetë në Vlorë, por po ta ndajnë vlonjatët mendjen mirë jo 3 mandate por edhe forcë e parë shkojmë se Vlora ja vuajtur më shumë nga banda e Astirit dhe banda e Rilindjes.
Ju jap fjalën që nuk do i ndahem bajlozit të Rilindjes që është në grahmat e fundit, që shkatërroi çdo vlerë socialiste, por as dyshes së balerinave të bandës së Astir, Afrim Qendros e Damian Gjiknurit. Ua bëj të qartë që metodën e blerjes së votave që bënte Afrim Qendro kur ishte drejtor në ndërmarrjet e bashkisë së Tiranës, nuk e implementon dot në Vlorë, se djemtë e vajzat nuk shesin identietin e tyre emrin, të ardhmen e fëmijëve të tyre për të mbuluar bandën e vjedhjet e Astirit”.