E mërkurë, 15 Korrik, 2020
17 C
Tirana

E ardhmja e fasonit, efektet e krizës në industri

Më të lexuarat

“Mund të kemi 600 raste në ditë”, Brataj i përgjigjet Dashos

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka kthyer përgjigje ekspertit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, pas deklaratës së bërë nga ky i fundit...

I riu rrezikon burgun për një bombol, prokurori ‘kyç’ gojën (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çuditshme nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me...

VIDEO/ Shkupi “pushtohet” nga flamujt shqiptarë një ditë para nisjes së votimeve

Maqedonia e Veriut po mban sot fazën e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ditën e sotme do të lejohen të votojnë vetëm të...

Ndyshimet kushtetuese/ Rama mesazh të fortë Metës dhe Bashës

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka komentuar me anë të disa postimeve në Twitter, ndryshimet e miratuara sot në Komisionin e Ligjeve. Po kështu...

Zbulohet çfarë pritet të ndodhë nesër me Hashim Thaçin

Siç duket, Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë nuk i kanë mjaftuar dy ditë për të përfunduar intervistën me Presidentin e Kosovës, Hashim...

“Mendoni për të nesërmen”, Manastirliu poston foton e pacientit në terapi intensive

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i bën thirrje të rinjve që të tregojnë më tepër përgjegjshmëri, duke respektuar masat ndaj pandemisë. Ajo ka ndarë me...

“Nuk ka qenë e thjeshtë ta bindja”, Pëllumb Pipero zbulon si është njohur me bashkëshorten

Ndryshe nga sa e kemi parë këto muaj, në krye të detyrës për të qënë pranë qytetarëve të infektuar me COVID-19, mjeku Pëllumb Pipero...

Italia e mbyllur për shqiptarët deri në fund të korrikut

Çdo shtet ka marrë masat drastike, në lidhje me izolimin e rasteve të infektuar, e po kështu bllokimin e kufijve që situata të mos...

“Do paguajmë të gjithë banorët”/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka nisur shpërndarja e granteve për banesat e dëmtuara në Tiranë, nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai theksoi se...

Bum rastesh të reja me virus, Serbia thyen rekordin ditor me viktimat

Jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por shifra të frikshme raportohen edhe nga Serbia, sa i takon pacientëve të infektuar dhe atyre që kanë...

Kriza nga koronavirusi ka dhënë efekte tek industria fason, duke nisur nga mungesa e lëndës të parë deri në bllokimin e punës në fabrika. Disa nga përfaqësuesit e industrisë, në këto kushte e shohin të pamundur edhe prodhimin e maskave, të cilat mund të ishin fitimprurëse, pasi sektori u gjet i papërgatitur për lëndën e parë specifike për prodhimin e tyre. Vështirësia qëndron edhe te diversifikimi i ciklit të prodhimit, pasi një produkt i gatshëm i kërkuar në tregjet e Europës së Veriut kërkon kapital, njohuri, vizion dhe mbështetje nga politikëbërësit. Përfaqësuesit e industrisë e shohin të vështirë ndryshimin e modelit, nëse nuk përmbushen këto kushte.

Nga Dorina Azo

A do të mbijetojë industria fason në Shqipëri me modelin aktual, ku shumica e ndërmarrjeve kryejnë vetëm një cikël të caktuar të punës, apo ka ardhur koha që fasoni të punojë me ciklin e mbyllur të prodhimit dhe me guxim të shkëputet nga tregu italian, të synojë tregjet e Europës së Veriut? Kjo pyetje është më aktuale se kurrë për Shqipërinë dhe ekonominë tonë, ndërkohë që pandemia e Covid-19 ka nxjerrë në pah dobësinë e madhe të këtij sektori në vendin tonë.

Karakteristikë e tij është varësia e lartë nga Italia, me 71% të totalit të eksporteve të tekstileve dhe 86% të këpucëve, që shkojnë drejt shtetit fqinj. Tekstilet e këpucët janë grupmalli kryesor i eksportuar në vend, me rreth 39% të totalit në 2019. Tendenca e tyre ka qenë në rritje të fortë, përveçse në 2019, kur u goditën nga zhvlerësimi i euros. Kjo do të thotë që industria e tekstileve dhe e këpucëve po ndikohet shumë nga kriza e madhe pas Covid-19 në shtetin fqinj.

Fakti që pjesa më e madhe e sektorit (sidomos tekstilet) nuk ka mbyllur ciklin po kryejnë vetëm disa procese, kryesisht prerje-qepje-hekurosje, e bën të vështirë diversifikimin në shtete të tjera. Këto të fundit, sidomos nga vendet nordike, parapëlqejnë të punojnë me kompani që e kanë të mbyllur ciklin.

Situata mes Shqipërisë dhe Italisë, siç në mënyrë karakteristike thonë ekspertë të fushës, pronarë shqiptarë biznesesh në Itali apo drejtues të kompanive fason dhe lëkurë këpucëve në Shqipëri, është e tipit: “Kur kollitet Italia, ne teshtijmë”. Sektori i tekstileve dhe lëkurë- këpucëve është mjaft i rëndësishëm për punësimin, sidomos mes shtresave të varfra, me rreth 55 mijë të punësuar, ose rreth 11% të të gjithë prodhuesve në treg.

Sektori ka avantazh kryesor konkurrues koston e lirë të fuqisë punëtore. Por me krizën aktuale që shpërtheu në rang global dhe në mënyrë të veçantë në Itali, domosdoshmëria e diversifikimit të sektorit fason provohet jetik. Po cilat janë pengesat objektive dhe subjektive që nuk e lejojnë këtë gjë? A është e gatshme politikëbërja dhe ligjvënësit që të drejtojnë rrymën e sektorit drejt një diversifikimi domethënës?

“Që të futesh në prodhimin e produktit të gatshëm, nuk është një gjë e jashtëzakonshme. Si, fillim nevojitet dija. Nëse një kompani dëshiron që gjithmonë të varet nga ajo çka i jep klienti i momentit është e vështirë të shkohet drejt këtij modeli”, shprehet zonja Mimoza Vojka përfaqësuese e kompanisë SAM, e cila prej vitesh punon me cikël të mbyllur.

Përfaqësues të tjerë të industrisë shprehen se ka ardhur koha që të ndryshojë modeli ekonomik “katastrofik” , pasi furnizimi nga Italia dhe Greqia nuk krijon vizibilitet, për shkak të mungesës së lëndës së parë dhe tregut. “Nëse Italia kollitet, ne sëmuremi”, sipas këtij modeli. Ka ardhur koha që tregu të orientohet drejt Gjermanisë, Suedisë dhe Holandës.

Por të punohet me këto vende kërkohet në radhë të parë siguri për pronën, mosndryshimi i shpeshtë i taksave, si dhe stimuj lehtësues financiarë, sidomos në uljen e tatimfitimit, me qëllim rritjen e eksporteve. Vendet e zhvilluara perëndimore, prioritet kanë eksportin e produktit në nivelin 90%”, u shprehën për “Monitor” përfaqësues të tjerë të industrisë. Ata parashikojnë se pas kthimit të situatës në normalitet do të bëhet një rialokim i tregut të Europës, drejt Polonisë, Marokut, Bullgarisë.

Flamur Hoxha, përfaqësuesi i kompanisë “Kler”, pohon për “Monitor” se prej 4 vitesh punon për prodhimin e produktit të gatshëm. “Kjo duhet të ishte bërë me kohë në të gjithë industrinë që sot të ishte ‘Vetë zot, vetë shkop’. Të gjithë punojnë me Italinë e Jugut, sepse para 10 vitesh kur tregjet iu ofruan vendit tonë, nuk kërkuan fason, por produkt. Prandaj nuk ekziston bashkëpunimi me Gjermaninë dhe vende të tjera. Industria ka qenë “rehat’, nuk është investuar për të ndryshuar modelin e të punuarit”.

Zoti Hoxha vlerëson se faktorët janë të shumtë. “Kjo për shkak edhe të pamundësisë financiare, pasi ky sektor nuk ka fitime. Përveç kësaj është dashur kosto më e ulët e prodhimit për të krijuar likuiditet, por edhe nismë, guxim dhe aftësi nga secili për të prodhuar një produkt me cilësi dhe të mos kishte varësi nga Italia. Për shkak të situatës, duke mos pasur lëndë të parë, puna në secilën ndërmarrje maksimumi mund të shkojë 2 javë dhe më pas të gjithë do të mbyllin ndërmarrjet.

Duhet pasur parasysh që ndërmarrjet punojnë me një fluks njëjavor furnizimi. Mund të ketë ndonjë ndërmarrje që puna mund t’i vijojë maksimumi një muaj për shkak të stokut. Por në Itali, gjithçka është bllokuar, nuk është bërë asnjë transfertë në këto dy javë për të dërguar paratë e punës të kryer një muaj më parë. Nuk ka treg dhe nuk ka shitje”, shprehet Flamur Hoxha.

Zonja Mimoza Vojka, e cila prej vitesh punon për prodhimin e veshjeve sportive, ndryshimin në të ardhmen e modelit të të punuarit për pjesën tjetër të industrisë e lidh më shumë me vizionin e themeluesit të kompanisë. Përfaqësuesja e kompanisë SAM rekomandon se ato ndërmarrje që dëshirojnë të shkojnë direkt te produkti i gatshëm, si fillim duhet të ngjisin disa shkallë që mund të rriten.

“Nëse kompanitë, aktualisht paguhen vetëm për kohën e qepjes, mund të blejnë lëndën ndihmëse apo shërbimin e transportit, për të rritur disa vlera që do të ndihmonin për të kaluar më pas te produkti i gatshëm. Nuk mund të jetë direkt private label (ku produkti merr emër nga marka të njohura në treg), por full package (paketë e plotë), ku klienti të orienton për porosinë dhe udhëzon për lëndën e prodhimit dhe lëndën ndihmëse, si dhe vazhdon të japë të gjithë informacionin e duhur në realizimin e produktit.

Në këtë rast, nuk kërkohet dije e madhe e kompanisë, pasi procesi është orientuar nga klienti, kompania do të kryejë vetëm blerjen. Patjetër që kjo shoqërohet me risk dhe kërkohet fuqi më e madhe ekonomike, pasi do të blihet lënda e parë”, nënvizon zonja Vojka.

Sipas Anketës Strukturore të INSTAT, shpenzimet e personelit për tekstile dhe veshje përbëjnë 44% të totalit të shpenzimeve dhe për këpucët 41%. Kjo krahasohet me 9% që janë shpenzimet për paga për të gjithë prodhuesit në treg. Normat e fitimit pothuajse janë përgjysmuar dhe në 2018-n ishin 9.7% për tekstilet dhe 7.1% për këpucët.

Sa është mbështetur sektori nga shteti

Industria e tekstileve dhe këpucëve në vend ka shënuar trend rritës në eksporte. Sipas të dhënave të INSTAT, që nga viti 2009, eksporti në vlerë i tekstileve dhe këpucëve shënoi rritje, përveç vitit 2019 kur u godit nga rënia e euros. Për tekstilet dhe artikujt e tjerë, vlera e eksportit në vitin 2019 ishte 61 miliardë lekë. Tendencë rritëse në eksport në këto 10 vjet shënoi edhe sektori i këpucëve. Në vitin 2019, në këtë sektor vlera e eksportit ishte 56 miliardë lekë.

Irena Beqiraj, ish-zëvendësministrja e Financave, thotë për “Monitor” se industria është mbështetur nga qeveria me disa masa lehtësuese. Beqiraj thekson se këto nuk janë të mjaftueshme. Ish-zv.ministrja e Financave rekomandon se vetëm partneriteti shtet-privat do të orientonte si duhet ndihmën për rritje të produktivitetit dhe eksporteve.

Lexo edhe :   “Ceremoni falas nëse e regjistronte si të vdekur nga pandemia”, Sazan Guri plas skandalin
Lexo edhe :   “Mund të kemi 600 raste në ditë”, Brataj i përgjigjet Dashos

“Qeveria në vitin 2014, së bashku me grupin e Havardit, ka bërë një paketë vetëm për fasonin, për të ndihmuar sektorin, duke qenë se ishte një industri me numër të lartë të punësuarish. Ministria e Ekonomisë ka garantuar për disa fasonë ish-godina të reparteve ushtarake me qira 1 euro, por edhe kredi të butë me garanci të qeverisë. Në një mënyrë qeveria i ka dhënë këtij sektori. Deri tani është shfrytëzuar vetëm krahu i lirë i punës, ndërsa gjithçka tjetër, në shumicën e ndërmarrjeve që nga copat, prerjet kanë ardhur të gatshme nga jashtë, sidomos nga Italia.

Si fillim duhet të studiohet dhe të krijohej mundësia për ta kthyer këtë industri në një avantazh konkurrues, jo të mbështetemi vetëm te punësimi “skllavërues”. Është e rëndësishme të sigurojmë avantazhin konkurrues përtej krahut të lirë të punës.

Nëse një biznesi i jepet ndihmë nga shteti, një godinë apo kredi e butë, duhet të vendosen edhe disa kushte, se sa do të rritet eksporti, sa punonjës trajnohen edhe fitojnë një profesion dhe jo të mbetemi tek ‘kënaqësia’ që të paktën po paguhet paga minimale për punonjësit. Këta punonjës duhet të dalin nga varfëria. Por për këtë duhet të ketë partneritet, bashkëpunim të mirë, mes qeverisë dhe privatit, për të argumentuar ku dhe si krijohet avantazhi konkurrues dhe rritja e produktivitetit. Pra jam kundër trajtimit preferencial, pa pasur një orientim të saktë se sa vlerë do t’i shtojë kjo ekonomisë për rritje të produktivitetit”, shprehet Beqiraj.

Zonja Beqiraj thotë se mbështetja me politika lehtësuese fiskale nga qeveria duhet të bëhet nëse vetë industria investon për ndryshimin e modelit të të punuarit, për të ofruar avantazhe konkurruese në ekonominë e vendit. “Në vitin 2015 ka pasur një propozim për industrinë për të prodhuar produkt ‘Made Albania’, sidomos për sektorin e lëkurës, ku lënda e parë të mund të prodhohej në vend dhe mundësitë janë të shumta për t’u realizuar, si dhe do t’i shtonte vlerë kësaj industrie.

Ajo që është më e rëndësishme është se nëse një biznes do të donte ta bënte këtë gjë, do t’i duhet të investojë intensivisht në makineri e pajisje 1 deri në 5 vjet. Qeveria, në këtë rast, mund t’i ndihmojë me politika lehtësuese, me kredi të buta ose me lehtësi në taksa, për të cilën unë jam mbështetëse për amortizim të përshpejtuar, njohjes gati dyfish të shpenzimeve të trajnimit apo edhe shpenzimeve të kërkim zhvillimit. Si politikëbërje duhet ofruar nëse kemi argumente të mjaftueshme që industria në fjalë ofron një avantazh konkurrues kombëtar. Deri tani, kemi konkurruar vetëm me krahun e lirë të punës ose me varfërinë”, thekson Beqiraj.

Efektet e krizës te fasonët

Flamur Hoxha, i cili zotëron vetë një biznes fason me cikël të mbyllur me bazë në Bari të Italisë, e që për shkak të punës së tij njeh me detaje çdo nevojë dhe mundësi të biznesit fason, detajon problematikën që ka në këto kohë biznesi fason dhe ndërvarësia me Italinë.

“Punën në grup e shoh me problematika për sa u përket kushteve të shëndetit pasi kohëzgjatja është e madhe dhe do të punohet 7-8 orë, por është e vështirë të disiplinohen edhe punonjësit. Për sa i përket punonjësve duhet të shihet mundësia e nxjerrjes së tyre në asistencë, pra t’u paguhen shpenzimet bazike. Kjo duhet të garantohet nga shteti, pasi kjo industri nuk ka likuiditet në bankë, për shkak të procesit të punës.

Italia është bllokuar dhe minimumi për 2 deri në 3 muaj është e ngrirë gjithçka, ky produkt është i ngrirë. Aktualisht është periudha e dorëzimit të mallit, pasi muajt shkurt dhe mars janë afatet e mbylljes të sezonit pranverë-verë 2020 dhe tani nis të merren porositë për vjeshtë-dimër 2021, pra për 3 muaj ky produkt nuk do të hyjë në treg. Pse duhet të rrezikojë biznesi dhe të prodhojë në këto kushte një produkt që nuk merr vlerë të shtuar. Po ashtu, për sa i përket eksportit, në situatën në të cilën ndodhet, Italia e ka të pamundur që të paguajë, pra të prodhohet duke mos marrë paratë”.

Zonja Vojka sqaron se ka porosi edhe për 3 javë, ndërsa lëndë të parë edhe 2 muaj. “Prandaj është veçantia e të punuarit për produkt të gatshëm, ku gjithmonë kërkohet të jetë gati lënda e parë, nuk kemi varësi nga klienti. Pavarësisht kësaj mund të ketë edhe pak risk, pasi furnitorët kryesorë ndodhen në Itali. Shpresojmë që situata të përmirësohet që të mos preket cilësia e produktit” – thotë znj Vojka.

Përfaqësuesi i kompanisë “Naber”, Nazmi Grori, pohoi më herët për “Monitor” se rezervat e stofrave i garantonin punë edhe për një javë. Zoti Grori shpjegoi se vështirësia qëndron te mungesa e furnizimit të krijuar rishtazi me Gjermaninë, e cila ka pezulluar punën. Me Italinë, ndërkohë furnizimi është bllokuar prej më shumë se 1 muaj.

“Edhe ata punonjës që vijnë, nuk japin prodhim. Për një linjë prodhimi janë 30 punonjës, dhe aktualisht kanë ardhur në punë tre apo katër punonjës. Me kaq punonjës, puna nuk jep rendiment. Edhe klientët po na vënë në vështirësi me punën. Unë kam punë rezervë edhe për dy javë, pas dy javësh nuk kam më punë. Nëse nuk sjellin klientët stofra pas mbarimit të rezervave, nuk kam me çfarë të punoj. Nuk kemi me se t’i furnizojmë më, pasi fasonët presin porosinë. Ne bëjmë vetëm prerjen dhe qepjen, kurse copat na i sjellin. Ndoshta do të vijë dita që punonjësit do të kthehen, pasi do t’u nevojitet paga, por edhe do të vijë dita që edhe ne nuk do të kemi çfarë t’ju japim, pasi nuk do të kemi punë”, u shpreh Grori.

Skënder Pashaj, përfaqësues i prodhimit të lëkurës, tha për “Monitor” se aktualisht po punon me 75% të fuqisë punëtore. Pashaj thotë se efektet e krizës po krijojnë stogje në shitjen e mallit. “Unë kam përfunduar prodhimin e mallit për një klient për sezonin e verës, i cili më anuloi gjysmën e porosisë për shkak të mungesës të tregut. Kjo është humbje për industrinë, pasi ky mall ‘ngrin’ dhe më vonë nuk do të ketë të njëjtin çmim shitje”, pohon Pashaj. Pavarësisht akuzave të ndërsjella mes shteteve të mëdha si SHBA, Kina e me radhë, secili prej shteteve duhet të ketë nxjerrë mësimet e veta nga kjo situatë pandemie.

Shqipëria dhe ekonomia e saj modeste në krahasim me shtete të fuqishme nuk mund të urdhërojë ndonjë kompani të industrisë së rëndë që nuk e ka për të prodhuar pajisje të mëdha e të kushtueshme mjekësore siç ka bërë Gjermania, SHBA etj., që një pjesë të industrisë së tyre ushtarake apo të makinave e ka kthyer në prodhimin masiv të pajisjeve të domosdoshme aspiratore apo spitalore, për përballimin e situatës së pandemisë me Covid-19, por ajo mund të punojë me vizion për të ardhmen, duke dëgjuar ata që kanë ekspertizën dhe mundësinë që të drejtojnë diversifikimin e biznesit fason dhe gjetjen e burimeve alternative për të garantuar suksesin dhe tregjet.

Politikat legjislative, fiskale, tatimore etj., duhet të kenë nxjerrë po ashtu mësimet e veta nga kjo situatë, ku e ardhmja duhet të jetë më parashikuese dhe më ambicioze për të çuar ekonominë shqiptare në një nivel më modern e më konkurrent./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qeveria ka gati skenarin e dytë/Manastirliu: Pritet rritje e të infektuarve

Qeveria po bëhet gati për skenarin e dytë të COVID-19. Këtë e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në “Real Story”. Ajo...

Fshehja pas betejës proceduriale, dhe jo cilësisë së ndryshimeve kushtetuese

Nga: Mero Baze Presidenti Ilir Meta ju shmang përsëri komenteve për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, lidhur me reformën zgjedhore. Në një deklaratë të tij, përmes...

Aplikacioni më i shkarkuar bie në të gjithë botën, miliona përdorues nuk dërgojnë dot mesazhe

Një prej aplikacioneve më të përdorura në mbarë botën, WhatsApp, ka shfaqur probleme mbrëmjen e sotme. Lajmërimi është përcjellë në Twitter, ku përdoruesit kanë treguar...

“Ceremoni falas nëse e regjistronte si të vdekur nga pandemia”, Sazan Guri plas skandalin

Në kohën kur Ministrja e Shëndetësisë apelon që të gjithë të ndërgjegjësohen, pasi Infektivi po përballet me një fluks edhe të moshave të reja,...

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 36-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i katërt

Një 36-vjeçar me inicialet E.L., ka rënë aksidentalisht sot nga ballkoni i katit të katërt. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në...