Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Dybala “hesht” Teatrin e Ëndrrave, Reali më në fund një fitore (Video)

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Dybala “hesht” Teatrin e Ëndrrave, Reali më në fund një fitore (Video)

Juventusi ka arritur të marrë një fitore të madhe në Old Trafford përballë Manchester United me gol të Paulo Dybala. Me këtë fitore Zonja ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit teksa tashmë ka nëntë pikë të plota ndërsa United do të luftojë me Valencia dhe Young Boys për vendin tjetër që të kualifikon në 1/8at.

Juventus e nisi shumë mirë ndeshjen. Të besuarit e Allegri-t ushtronin presion që në sulm duke mos lejuar United në asnjë moment të dilte në lojën e tij. Skuadra e Mourinho-s rreshtohet shumë mbrapa në pamundësi për t’i gjetur një përgjigje italianëve të cilët luajnë me një ritëm më të lartë se kundërshtarët. Pas disa mundësive të rrezikshme, Juventus shpërblehet për lojën e bukur në minutën e 17’ me golin e Dybala.

Pritej reagimi i United, por ai nuk erdhi. Juve nuk e humbi formën e lojës dhe vazhdoi të ushtronte trysni ndaj kundërshtarëve. Pas pushimit, situata ndryshon pasi United luan më përpara, teksa Juve mundohet të mbrojë dhe të kundërsulmojë me shpejtësi. Gjithsesi, mundësitë e pastra për gol mungojnë pasi Juve mbrohet mirë dhe nuk u lejon hapësira lojtarëve të United. Ishte Pogba ai që me pak fat mundë të kishte barazuar rezultatin, por goditja e tij nga distanca ndalet nga shtylla. Minutat e fundit nuk ndryshuan asgjë për United, që duhet të pajtohet me një humbje në Old Trafford.

Real Madrid është kthyer më në fund te fitorja pas katër humbjesh dhe një barazimi të marrë në pesë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet. Skuadra e Lopetegui-t, në fakt, ka mposhtur 2-1 çekët e Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Grupit G të Champions League.

Dy gola brenda pesë minutave të pjesës së parë dhe një në të dytën i kanë dhënë një fitore të rëndësishme 3-0 Manchester City-t në transfertën e vështirë ndaj Shakhtar Donetsk. Qytetarët e Pep Guardiola-s janë rikuperuar nga ajo humbje befasuese në ndeshjen e parë ndal Lyon, dhe tani janë ngjitur në krye të grupit F me gjashtë pikë.

Ishin miqtë ata që sulmuan që në fillim teksa kishin ardhur me një objektiv të qartë, tre pikët. Pas dy mundësive të mira me Mahrez dhe shyllën e pafat të David Silva, ishte pikërisht mesfushori spanjoll Silva ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 30’. Vetëm pesë minuta më pas erdhi goli i dytë i ndeshjes me Aymeric Laporte i cili shfrytëzoi më së miri krosin e Kevin De Bruyne.

Pas pushimit Qytetarët nuk e ulën ritmin. Ata vazhduan të insistonin dhe po të ishin treguar më të saktë ndeshja mund të kishte përfunduar 5 apo 6 me zero. Vendasit nuk reagojnë as në pjesën e dytë dhe pësojnë golin e tretë në minutën e 71’. Autori i golit ishte një tjetër Silva, këtë herë Bernardo.

Ndërkohë që ndeshja tjetër e grupit ishte spektakolare. Sfida tjetër e grupit F ka përfunduar me një rezultat dramatik 3-3 me Hoffenheim që ka shënuar në fund të takimit ndaj Lyon duke dalë me një pikë nga sfida. Gjermanët po fitonin 2-1 në një pikë, por dy gola të shpejtë të Lyon përmbysën rezultatin. Në fund, kur dukej sikur francezët do të merrnin një fitore të rëndësishme, Hoffenheim barazon gjithçka.

Roma që mundi 3-0 CSKA Moscow, aty ku Edin Dzeko shënoi dopjetë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Cengiz Under shënoi golin e tretë. Tashmë Real dhe Roma udhëheqin me nga 6 pikë. CSKA ndjek me 4 pikë dhe Plzen mbetet në fund me 1 pikë.

Tags: “Teatrin e Ëndrrave”dybalafitorefundheshtRealiVideo

TË LIDHURA

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..
Sport

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..

16:38 | 20/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit
Sport

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit
Sport

Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

16:23 | 18/10/2025
Next Post
Keni bërë plane për sot? Zbuloni më parë si do të jetë moti

Moti për sot, ja parashikimi i meteorologëve

Foto/Nuk i shkoi asnjë shok në festë, fytyra e djalit do iu përlotë

Foto/Nuk i shkoi asnjë shok në festë, fytyra e djalit do iu përlotë

Shkarkimi i kryetarëve të PS/ Më “problematikët”në zonën elektorale të Ramës

Shkarkimi i kryetarëve të PS/ Më "problematikët"në zonën elektorale të Ramës







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware
Bota

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

by mirseda
21:11 | 20/10/2025
0

Administrata Federale e Avicionit tha të dielën se problemet me stafin e kontrollit të trafikut ajror, ka...

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd

OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd

20:27 | 20/10/2025
Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

19:31 | 20/10/2025
Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

19:28 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com