Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Dy komuna me shumicë serbe në veriun e Kosovës në karantinë/ Nisin përplasjet politike

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Dy komuna me shumicë serbe në veriun e Kosovës në karantinë/ Nisin përplasjet politike

Autoritetet lokale në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe futën në karantinë komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanin, pas raportimeve për mbi 20 të prekur nga koronavirusi në këto dy qytete.

Sipas masave të autoriteteve lokale asnjeri nuk mund të largohet nga këto dy komuna, përveç lëvizjeve për furnizim me ushqime dhe barëra.

Ndalimi i lëvizjeve ka hyrë në fuqi në orën 13:00 të ditës së shtunë dhe do të vazhdojë deri në orën 5:00 të së hënës. Një masë e tillë është vendosur edhe në Serbi.

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, tha se vendimi pasoi kërkesat e institucioneve shëndetësore.

“Për shkak të shfaqjes së rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus në komunën tonë (Mitrovica e Veriut) dhe komunën e Zveçanit dhe me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve tanë, duke pasur parasysh situatën specifike të komunave tona, ne jemi të detyruar t’i shpallim Zveçanin dhe Mitrovicën e Veriut territore nën karantinë”, tha ai.

Forcat e policisë së Kosovës dhe trupat e forcave paqeruajtëse bllokuan urën qendrore mbi lumin Ibër që shënon edhe vijën ndarëse të qytetit në Mitrovicës në veriun e banuar me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare.

Zhvillimet në veri, nxitën reagime në Prishtinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se situata e krijuar në komunat e veriut të Kosovës “është e papranueshme dhe është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë së Kosovës për të ndihmuar e mbrojtur qytetarët dhe integritetin territorial të Kosovës”.

Në një postim në rrjetin social Facebook ai shkroi se “qeveria e Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19”.

Sipas tij, “kështu u është krijuar hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit të Kosovës”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, që është pjesë e qeverisë në detyrë, shprehu “shqetësimet në lidhje me zhvillimet në veri të vendit” ku situata sipas saj, “përveç problemeve me pandeminë po përkeqësohet edhe me ndërhyrjet e vazhdueshme të Beogradit. Si gjithmonë, Serbia nuk brengoset për fatin e qytetarëve të Kosovës në veri, por qëllimi i saj është zgjerimi i ndikimit në këto komuna. Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj se si vendimet e autoriteteve të Serbisë po zbatohen për vendosjen në karantinë të komunave në veri. Edhe më shqetësuese është fakti i heshtjes së Qeverisë së Kosovës përballë këtij ataku të drejtpërdrejt të sovranitetit të shtetit”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli tha se akti i Serbisë, për shtrirjen e gjendjes së saj të jashtëzakonshme në dy komunat e Kosovës, është cenim i rëndë i sovranitetit.

“Kjo qeveri në largim është duke bërë aktin më të rëndë të dorëzim-kapitullimit të një pjese të territorit tonë. Ky kryeministër i shkarkuar, nuk duhet të lejohet që të vazhdojë me këto gabime të rënda të njëpasnjëshme. Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore që të marrin masa urgjente për ta rikthyer sovranitetin në veri. Po ashtu, pa humbur kohë, kjo situatë e rrezikshme kërkon medoemos mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për ta trajtuar këtë situatë me maksimumin e seriozitetit”, tha zoti Veseli duke nënvizuar se ka paralajmëruar më herët rrezikun që kryeministri do ta kthej Serbinë në Kosovë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj shkroi në rrjetin Facebook se “futja në karantinë e komunave veriore të vendit me vendim të qeverisë serbe është cenim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës”.

Ai tha se veriu dhe çdo pjesë e Kosovës mund të izolohet vetëm me vendim të institucioneve të vendit, nëse paraprakisht vlerësohet se është e nevojshme një gjë e tillë.

“Shqetësuese është edhe heshtja e kryeministrit në largim duke u sjellur sikur nuk ka ndodhur asgjë”, shkroi zoti Limaj.

Por zyrtarët e qeverisë së Kosovës thanë se për menaxhimin e situatës në dy komunat veriore të Kosovës është përfshirë edhe ministria e Shëndetësisë.

Në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu tha se “ministria e Shëndetësisë është plotësisht e përfshirë në situatën emergjente të shëndetit publik në komunën veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia është në kontakt të rregullt dhe të vazhdueshëm me kryetarët dhe autoritetet përgjegjëse në këto komuna”.

Zoti Kryeziu tha se Kosova po përballet me një krizë shëndetësore dhe se të gjitha institucionet e përfshira janë në bashkërendim të plotë dhe bashkëpunim të ngushtë me qëllim të tejkalimin të kësaj situate.

“Ky virus nuk njeh as racë as etni, prandaj edhe trajtimi i tij nuk duhet të bëhet me ato baza. Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e të gjitha masave të vendosura pas situatës së krijuar me COVID 19, të cilat kanë për qëllim të parë dhe të vetëm ruajtjen e shëndetit e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim”, tha zëdhënësi Kryeziu.

Në orët e mbrëmjes së të shtunës, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri thirrje që të lihen anash vlerësimet politike.

“Ministria e Shëndetësisë ka qenë në koordinim me autoritetet lokale në komunat veriore për çdo veprim, dhe jemi ende në koordinim me to. Vendimi për karantimin të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, është marrë nga ministria e Shëndetësisë me koordinim të plotë me autoritetet lokale. Unë marrë përgjegjësi nëse nuk është kështu. Të gjitha dallimet politike të lihen anash, primare është shëndeti i qytetarëve tanë. Pa dallim do të ofrojmë ndihmën tonë në çdo cep të vendit”, tha ministria Vitia.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në mjediset e banuara me serbë ka shkuar në 22, ndërsa një pjesëtar i këtij komuniteti ka vdekur nga pasojat e infektimit në një spital në Nish, një qytet në jug të Serbisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është 135. /Voa

Tags: karantinëKomunakosoveshumice serbe

TË LIDHURA

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi
Rajoni

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Dodik dhe Vuçiç përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë
Bota

Dodik dhe Vuçiç përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë

09:27 | 02/09/2025
Moti i keq mbërthen Greqinë/ Përmbytje dhe erërat e forta godasin Korfuzin, ndërpritet energjia elektrike në disa zona
Rajoni

Moti i keq mbërthen Greqinë/ Përmbytje dhe erërat e forta godasin Korfuzin, ndërpritet energjia elektrike në disa zona

20:04 | 30/08/2025
Next Post
Ishte në terapi intensive, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Ishte në terapi intensive, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

Ndërron jetë pacientja në Spitalin Infektiv

Ndërron jetë pacientja në Spitalin Infektiv

Riskedulimi i kredive, udhëzimi i BSH: 7 hapat që do të ndiqen nga bankat

Riskedulimi i kredive, udhëzimi i BSH: 7 hapat që do të ndiqen nga bankat

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Apple njofton se iPhone 17 nuk do të ketë vend për kartë SIM
Teknologji

Apple njofton se iPhone 17 nuk do të ketë vend për kartë SIM

by mirseda
19:28 | 03/09/2025
0

Ka pasur indikacione të qarta se Apple është gjithnjë e më pranë eliminimit të plotë të vendit...

UEFA zgjedh arbitrin më të mirë për përballjen Zvicër-Kosovë!

UEFA zgjedh arbitrin më të mirë për përballjen Zvicër-Kosovë!

19:21 | 03/09/2025
Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagasen dy persona

Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagasen dy persona

19:12 | 03/09/2025
Covid-19, Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

Covid-19, Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:32 | 03/09/2025
Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet

18:14 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com