E diel, 5 Korrik, 2020
20 C
Tirana

Riskedulimi i kredive, udhëzimi i BSH: 7 hapat që do të ndiqen nga bankat

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Vetëflijimi/ Zhaneta kishte punuar më herët në shtëpinë e një ish-kryeministri

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen, vite më parë ka punuar pastruese në shtëpinë e një...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Ngjarja horror në Kombinat/ Prokuroria nis hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, mësohet se Prokuroia ka nisur hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare në...

“Një kombinim sa i frikshëm, aq dhe i rrezikshëm”, ja çfarë ndodhi mbrëmë në këto akse rrugore

Duket se drejtuesit e mjeteve, po ‘rikuperojnë’ periudhën e izolimit. Shumë prej tyre janë bërë shkak të aksidenteve rrugore, pasi lëvizin me shpejtësi tej...

Banka e Shqipërisë u ka nisur bankave të nivelit të dytë një udhëzim sipas të cilit bankat do të realizojnë procesin e ristrukturimit të kredive pa penalitete nëpërmjet 7 hapave.

Banka e Shqipërisë u ka nisur bankave një udhëzim me 7 hapa se si do të kryhet procesi i ristrukturimit të kredisë.

Ky udhëzim erdhi në mbështetje të urdhrit të përbashkët të datës 17 mars të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejk, dhe Kryeministrit Edi Rama, për shtyrjen e afatit të pagimit të kësteve të kredisë për biznese dhe individë, të cilët do të hasin vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19.

Kryetari i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, tha se procesi i ristrukturimit ka filluar.

Ai u shpreh se bankat, aktualisht po grumbullojnë kërkesat nga individë dhe biznese. Shoqata e Bankave tha se kërkesat janë në zbatim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, datë 12 mars dhe të urdhrit të përbashkët të Kryeministrit.

Zoti Brumbulli tha se bankat po ndjekin me kujdes situatën. Vendimi i Bankës së Shqipërisë nuk bën dallim.

Të gjithë kredimarrësit kanë të drejtë të kërkojnë shtyrje të kësteve mars, prill dhe maj. Por bëhet fjalë për miratim vetëm për ata kredimarrës që realisht janë të prekur nga COVID-19 për aftësinë paguese.

Brumbulli tha se, me daljen edhe të instruksioneve nga Banka e Shqipërisë në zbatim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës, bankat janë të detyruara të hartojnë procedurat e brendshme.

Janë përgatitur formularët për aplikim, të cilat gjenden në faqen e internetit të bankës përkatëse, ose sipas udhëzimeve të personelit të bankës në degë.

Nga pikëpamja rregullative, procesi konsiderohet i përfunduar dhe tani është zbatimi i tij.

Sipas tij, çdo kredimarrës që për shkak të COVID 19 është prekur në të ardhurat e veta, ka të drejtë të aplikojë dhe të tregojë arsyen.

Kryetari i Shoqatës së Bankave thotë se, Kredimarrësi duhet të bisedojë me bankën për të rënë dakord se kur do t’i paguajë këto këste pa penalitete. Pra, nuk ka asnjë penalitet për kredimarrësin.

Këto tre këste, ai mund t’i zgjedhë t’i paguajë brenda maturitetit të mbetur të kredisë ose tre muaj më vonë nga data e maturimit të kredisë. Është lehtësi në ngarkesën financiare të kredimarrësit.

Masat për riskedulimin e kësteve të kredisë hyjnë në fuqi në datën 13 mars 2020 dhe zgjasin deri në datën 31 maj 2020.

Ato parashikojnë që, gjatë kësaj periudhe, ata kredimarrës individë dhe biznese, gjendja financiare e të cilëve përkeqësohet nga situata aktuale, mund të përfitojnë një shtyrje, deri në 3 muaj, të pagesave të kësteve të kredive të tyre, të marra nga institucionet financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë: banka, jobanka dhe shoqëri kursim-krediti.

Udhëzimi i BSH për ristrukturimin e kredive, 7 hapat që duhet të ndiqen
Banka e Shqipërisë u ka dërguar bankave një udhëzim sipas të cilit ato do të realizojnë procesin e ristrukturimit të kredive pa penalitete nëpërmjet 7 hapave si më poshtë:

-Së pari, me qëllim administrimin sa më të mirë të procesit, subjektet duhet të hartojnë procedura të brendshme për këtë qëllim, të miratuara sipas kuadrit të brendshëm rregullativ, të cilat duhet të jenë transparente dhe të përcjella qartësisht dhe me kujdes te të gjitha funksionet dhe njësitë e bankës të përfshira në këtë proces.

–Së dyti, siç dhe urdhri parasheh, shtyrja kësteve të kredive rekomandohet të kryhet kryesisht nëpërmjet kërkesave specifike për këtë qëllim, të adresuara nga kredimarrësit pranë bankave, në mënyrë që të jenë lehtësisht të dokumentueshme, të verifikueshme nga autoriteti, operacionalisht sa më të procesueshme, si dhe të mundësojnë ruajtjen e shëndetit, si për punonjësit e subjekteve ashtu edhe për klientët në kushtet e krijuara.

Mënyrat më efikase rekomandohen të jenë kërkesat e adresuara elektronike, të tilla si rrugë postare elektronike apo platformave dixhitale nëse do të jetë e mundur.

–Së treti, për sa lidhet me shtyrjen e pagesave të kësteve, një proces i rëndësishëm është vlerësimi i kërkesave të paraqitura nga klientët. Vlerësimi përfshin të gjithë spektrin e klientëve huamarrës, individë dhe biznese.

Në rastin e klientëve individë, kriteret që do të merren në konsideratë janë kryesisht vonesa në marrjen e pagës, reduktim i masës së pagës, një kombinim i të dyjave, papunësi e përkohshme, si dhe zgjidhja e kontratës së punësimit, apo çdo kriter tjetër që subjektet e vlerësojnë të arsyeshme.

Materializimi i kritereve duhet të dokumentohet dhe është subjekt verifikimi nga ana e subjektit.

Kriteret e mësipërme rekomandohen të zbatohen si për klientët që janë të punësuar në institucione shtetërore/publike, ashtu edhe ata të punësuar në biznese private, pa dallime.

Në rastin e klientëve biznese, mbetet në gjykimin e subjekteve kredituese, bazuar në informacionin që këto të fundit disponojnë, gjendjen financiare, llojin e biznesit etj.

–Së katërti, rekomandojmë që subjektet të fokusohen në rastet e adresuara nëpërmjet një kërkese të vlefshme, si dhe të tregojnë kujdes në trajtimin e të gjitha ekspozimeve problematike para hyrjes në fuqi të urdhrit.

–Së pesti, bankat duhet të llogarisin interesat e rregullta të kredive për periudhën e shtyrë, por nuk duhet të llogarisin penalitete për vonesat për të njëjtën periudhë. Në këtë kontekst, madhësia e këstit që do të paguhet nuk duhet të jetë më i madh se madhësia e këstit të mëparshëm, përveç rastit kur në marrëveshje me klientin maturimi i kredisë nuk ndryshon

–Së gjashti, rekomandojmë që paralelisht me procesimin e kërkesave për rastet që plotësojnë kriteret, si dhe ndjekjen operacionale të rasteve të pranuara nga ana e bankave, subjektet duhet të veprojnë gradualisht edhe për dokumentimin e marrëveshjeve të arritura, me qëllim shmangien e rrezikut ligjor dhe operacional.

–Së shtati, rekomandojmë që subjektet të dallojnë me një kod të veçantë të gjitha kreditë e miratuara me shtyrje të këstit, me qëllim raportimin e brendshëm dhe monitorimin e tyre në veçanti, por edhe raportimin në Bankën e Shqipërisë, sipas kërkesave në të ardhmen.

Riskedulimi i kësteve vlen deri në 31 maj

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi shtimin e një dispozite të përkohshme në rregulloret e administrimit të rrezikut të kredisë për bankat dhe të administrimit të rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka dhe të shoqërive të kursim-kreditit, e cila synon t’u krijojë lehtësi këtyre subjekteve, që në rastet e paaftësisë paguese e kredimarrësve gjatë periudhës tremujore, këto institucione të mos jenë subjekt i zbatimit të kërkesave të këtyre rregulloreve që lidhen me klasifikimin dhe krijimin e fondeve për provigjione.

Ky vendim mori në konsideratë faktin se nisur nga situata e krijuar, ngadalësimi i aktivitetit të njësive ekonomike apo pamundësia e lëvizjes së individëve, mund të përcjellë pasoja edhe në aftësinë paguese të tyre, duke krijuar vështirësi për shlyerjen e detyrimeve sidomos gjatë periudhës vijuese 3-mujore, kur pritet që shpërndarja e virusit të arrijë pikun e vet.

Në këtë mënyrë, do të jetë e mundur që bankat dhe institucionet e tjera financiare të sipërpërmendura të akomodojnë nevojat e klientëve për një riskedulim të kësteve të kredisë, duke mos i ngarkuar ata me penalitete apo me përkeqësim të statusit të kredimarrësit, duke qenë se mospagimi i kredisë ka ardhur si pasojë e kushteve të vështira të këtyre ditëve jashtë kontrollit të tyre.

Masat për riskedulimin e kësteve të kredisë hynë në fuqi në datën 13 mars 2020 dhe zgjasin deri në datën 31 maj 2020.

Ato parashikojnë që, gjatë kësaj periudhe, ata kredimarrës individë dhe biznese, gjendja financiare e të cilëve përkeqësohet nga situata aktuale, mund të përfitojnë një shtyrje, deri në 3 muaj, të pagesave të kësteve të kredive të tyre, të marra nga institucionet financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë: banka, jobanka dhe shoqëri kursim-krediti. Në këtë pikë, theksojmë se ky është një proces që bën të mundur vetëm riskedulimin e detyrimeve që këta kredimarrës kanë, por jo falje të tyre.

Për të bërë të mundur këtë nevojitet që, të gjithë ata kredimarrës, biznese dhe individë, të cilët preken ekonomikisht dhe financiarisht nga kjo situatë, dhe që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, të kontaktojnë me institucionin financiar (bankë, jobankë, shoqëri kursim-krediti) me të cilin kanë marrëdhënien e kreditimit dhe të informojnë këta të fundit mbi këtë kërkesë.

Më pas, do të jetë institucioni financiar (banka, jobanka, shoqëria e kursim-kredititi) i cili, në bashkëpunim me kredimarrësin, do të vlerësojë kërkesën dhe, bazuar në specifikat e rastit, do të ofrojë edhe zgjidhjen përkatëse.

Ndërkohë, kredimarrësit, aftësia paguese e të cilëve nuk preket apo dëmtohet nga kjo situatë, duhet të vijojnë normalisht shlyerjen e detyrimeve të tyre me këto institucione. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas “MeteoAlb”, paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje të pakta në zonat Jugore. Por orët e mesditës...

Manastirliu: Kjo është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton qytetarët se vendosja e maskës është mënyra më e mirë për...

Godet dhe fyen gjyqtarin, përfundon në komisariat futbollisti shqiptar

Një lojtar i skuadrës së Adës së Velipojës ka përfunduar në komisariat pas ndeshjes me Gramshin, në Kategorinë e Dytë. Raportohet se 29-vjeçari V.P ka...

VIDEO/ Po ecte me shpejtësi 236 km/h, policia ndalon Lamborghini-n

Ditën e sotme, policia ka ndaluar një Lamborghini, drejtuesi i së cilës është konstatuar duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. Përkatësisht, shpejtësia...

Pandemia/ Ndahet nga jeta sportisti 38-vjeçar

Për shkak të infektimit me koronavirus, ka ndërruar jetë ish-karateisti 38-vjeçar, Flamur Shasha. Lajmin për vdekjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e...