bets10casino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetbets10süperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomgrandpashabethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetperabetmariobetroyalbetdoedajojobetcasinomilyoncasinolevantgrandpashabet girişmatbet güncel girişnesinecasino girişibizabetesbet girişamgbahisbetsalvador girişbetsalvador girişpalacebet girişholiganbetmarsbahisvdcasinobetpuan girişnesinecasinoibizabet girişesbetamgbahisbetpuan girişbetsalvadorpalacebetamgbahisbetciourfa konteynerşanlıurfa konteynerbettiltsuperbetinpusulabetjojobetpusulabetpusulabetslotrajojobetStarzbetStarzbetdeneme bonusugrandpashabettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişVDCasinocasibomsekabet girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinocratosroyalbetholiganbetholiganbet1winbetgitgameofbetcratosroyalbetinterbahisholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinoesbet girişcasibomAvrupabetsahabetpusulabetsekabetmatbetimajbetbetciosekabetjojobetmarsbahismatbetimajbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişDeneme Bonusu Veren SitelergrandpashabetŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetbets10betwooncasibomjojobetjojobetperabetjojobetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dy botët pa fitimtarë që krijoi 25 prilli

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga: Enton Abilekaj

Më shumë se kurrë më parë, pas 25 prillit, janë krijuar dy botë me dy realitete, sigurisht të kundërta, në të njëjtin truall.  Në botën e “fitimtarëve“, zgjedhjet mbaruan, mandati i tretë ka legjitimitet të plotë, ata që nuk e njohin rezultatin “nuk dinë të humbasin”. Shqipëria po hyn në një dekadë të re, ku dhe humbësit duhet të jenë bashkëpunues.

Ka një ofertë për ta, mund tu jepet ndonjë shpërblim po pranuan humbjen, të futen në Parlament dhe të luajnë rolin e opozitës, duke e ditur qe nuk mund të bëjnë asgjë për të ndryshuar diçka.

Kur dëgjojnë togfjalëshin “masakër elektorale” përgjigjen me njohjen ndërkombëtare që morën ende pa u mbyllur numërimi. Me fotografitë e ambasadorëve të lumtur përkrah yjeve të Rilindjes, apo qokat e infermierëve ku ambasadorët e BE dhe SHBA, duke hedhur 25 prillin pas krahëve sikur të ishte festë demokracie, po shkriheshin së qeshuri me nderimin që po refuzonte “fitimtari”.

Kur dëgjojnë “blerje votash” përgjigjen me sondazhet që, në shumicë absolute, e paralajmëruan fitoren e PS disa muaj përpara, deri ditën e fundit. Kur akuzohen për deformim rezultati, bëjnë llogarinë e votave, që për PS nuk kanë ndryshuar që nga 2009, për të treguar se kanë një grup të palëvizshëm votuesish, që nuk janë të blerë, por votojnë tradicionalisht PS.

Këto argumente, që serviren si fakte të pamohueshme, janë shumë më të forta se ato të botës tjetër, ku 25 prilli quhet si dita e instalimit të regjimit, që asgjësoi totalisht pushtetin e fundit që u kishte mbetur qytetarëve, zgjedhjet.

Në botën e dytë pretendohet se sondazhet janë të pabesueshme ose të kontrolluara nga manipulatorët e zgjedhjeve, se mbështetja ndërkombëtare është, ose lobim, ose mbyllje sysh përpara rrezikut të rikthimit të reformës në Drejtësi. Se votat e PS pas 8 vitesh keq-qeverisje, nuk mund të jenë as pak më shumë as njësoj me ato të 2009 dhe 2013.

Se blerja e votës ka qenë masive ashtu si blerja apo mbledhja nën presion e kartave të identitetit, ashtu si punësimet e kundraligjshme në 6- mujorin përpara zgjedhjeve, legalizimet në shkëmbim të votës, bonusi i bebeve që u bllokua për 1 vit vetëm që të jepet përpara zgjedhjeve, dëmshpërblimet e tërmetit që u bllokuan 1 vit e 4 muaj vetëm që të jepeshin në shkëmbim të votës etj.

Problemi është i njëjtë me atë që përballet opozita përpara KAS, që këto janë informacione të pavërtetuara, të padeklaruara përpara zgjedhjeve as nga vetë opozita dhe më shumë akoma të papërcaktuara në masën dhe ndikimin që patën në kuti. Kështu ka bërë çdo qeveri sa herë ka patur zgjedhje. Akuzat nuk po e prishin dot festën e botës së “fitimtarëve”, ku gjithçka përputhet, sondazhet, krahasimi me zgjedhjet e mëparshme dhe rezultati i 25 prillit.

Për një palë të tretë që ftohet të gjykojë, duket më i besueshëm versioni i fitores së mandatit të tretë për shkak të opozitës së dobët, gjë që e konfirmojnë shifrat por edhe perceptimi popullor.

Ky do të ishte version perfekt, nëse nuk do të kishte disa pika që propaganduesit nuk i shpjegojnë dot.

Për shembull, nëse është e vërtetë që kanë vepruar si çdo qeveri duke përdorur epërsinë e pushtetit, pse kanë marrë pothuajse të njëjtat vota dhe nuk kanë marrë më shumë?

Ku është shfaqur ndikimi i blerjes së votave nëse LSI që akuzohet si blerësja më e madhe mori më pak se gjysmën e votave të 2017?

Pse disa kompani anulluan exit poll- et 1 orë përpara se të mbylleshin kutitë dhe pastaj pranuan t’i japin, duke dhënë shifra të përafërta me rezultatin? Kur sondazhet jepnin fitoren e PS, për çfarë duhej bashkëpunimi me të skualifikuarit nga dekriminalizimi dhe të akuzuarit e drejtësisë?

Pse u shkri shteti me partinë, siç konstatoi OSBE – ODIHR kur sondazhet jepnin fitore të sigurtë të PS dhe cili është efekti i shkrirjes kur nuk ndryshoi asnjë votë nga parashikimi i sondazheve?

Këto pyetje nuk marrin dot përgjigje në versionin e “fitimtarëve”. Përgjigja gjendet në botën e “humbësve”. Teknologjia kapilare e tjetërsimit të votës popullore, buron nga baza e të dhënave personale që Partia Socialiste mori nga shteti, në procesin e shkrirjes së shtetit më partinë. Ajo bazë të dhënash që u publikua dhe nuk u hetua, është pikënisja e ndërtimit të një sistemi të detajuar për preferencat e qytetarëve, për pakënaqësitë dhe problemet e secilit që u bënë pastaj objekt i një sulmi të bashkërenduar të partisë dhe shtetit, të policisë dhe krimit, të biznesit klientelist dhe parave të pista, për të blerë një mandat të tretë. Një mandat për të cilin Rama bën sikur falenderon qytetarët, por në fakt falenderon aleatët okultë që po ndajnë asetet e Shqipërisë në festën e fitores. Prandaj nuk mund të quhen fitimtarë por përfitues dhe të humburit nuk janë vetëm kundërshtarët por edhe votuesit e vërtetë të tyre./Dosja.al

Tags: 25 prillibote pa fitimtareEnton Abilekajopinion

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Sulmet në Izrael, raketa edhe pranë ambasadës shqiptare

Maas përjashton mundësinë e riatdhesimeve të organizuara si vitin e kaluar

Bilanci në Kosovë, 3 viktima dhe 40 të infektuar me koronavirus







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com