Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Dy “Bjellorusitë shqiptare”, ajo e Berishës dhe Ramës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Përse Ilir Meta po tenton të bëjë “të fortin” e opozitës

Nga Mero Baze

Në verën e vitit 1996, ndërsa Shqipëria kishte shpallur “non grata” misionin e OSBE/ODIHR, pas raportit për mos njohjen e zgjedhjeve të 26 majit, një gazetar i huaj që mbulonte zgjedhjet në Shqipëri, e thoshte me humor se ODIHR duhet t’ia di për nder Sali Berishës me këtë që ndodhi. Po të mos kishte vjedhur Sali Berisha zgjedhjet, OSBE/ODIHR dhe mund të ishte shkrirë si institucion, se akoma nuk kishte hyrë në modë vjedhja e zgjedhjeve në Evropë.

Sali Berisha e riktheu në punë dhe i dha rëndësi ODIHR.

Më pas u pa se për 25 vite, shumë demokraci lindore, përfshi dhe Shqipërinë, e mbajtën gjallë ODIHR dhe misionin e tij certifikues për cilësinë e zgjedhjeve.

Për të disatën herë kriza është në Bjellorusi. Lukashenko, i cili ka hequr dorë prej dekadash nga ideja për zgjedhje të lira, po gjendet përballë presionit popullor për të anuluar zgjedhjet dhe për t’u ulur në bisedime me kundërshtarët.

Fati e do që Shqipëria kryeson OSBE-në, dhe kryeministri i vendit tonë duhet të koordinojë përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj krize. Deri në këto momente ai ka marrë mbështetjen e SHBA, Rusisë, Bashkimit Evropian, dhe vendeve të mëdha të Perëndimit, si Gjermania e Franca.

Por OSBE nuk është NATO dhe ajo nuk ndërhyn ushtarakisht në Bjellorusi. Atë duhet ta pranojë Qeveria vendase.

Me sa duket, presioni ndërkombëtar dhe sidomos ai rus, mund ta detyrojë Lukashenkon të pranojë rolin ndërmjetësues të OSBE, me qëllim uljen në bisedime dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Por kjo është axhendë e krizës të cilën ne kemi pak kompetencë ta parashikojmë e aq më tëpër të bëjmë komente publike për të, pasi ajo është çështje diplomatike e gjithë organizatës.

Ne thjesht jemi vendi kryesues i OSBE, që duhet të koordinojmë hapat që bashkësia ndërkombëtare do të ndërmarrë ndaj Bjellorusisë.

Shikoj Genc Pollon që përpiqet të bëjë ironi me Presidencën shqiptare të OSBE. Më 1996, kur Sali Berisha kërkonte arsye të shpallte ODIHR armike të Shqipërisë, i njëjti presion gërmonte në biografinë e ambasadores Glover dhe në ca letra të verdha ngjitëse, ja vendoste Berishës në tavolinë “faktet”, duke i treguar se ajo ka pas qenë dikur në një ekip elektoral të Xhorxh Miçëll, që ndihmonin një kandidat me origjinë greke për president në SHBA në vitin 1988. Kaq mjaftonte për Berishën të  “ishte” armike e Shqipërisë.

Dhe falë letrave të verdha ngjitëse të Pollos, Sali Berisha  e shpalli ambasadoren Glover armike të Shqipërisë, zboi misionin e ODIHR dhe e futi më pas Shqipërinë në luftë civile.

25 vite më vonë Shqipëria së paku është një vend që udhëheq OSBE-në, për shkak të meritës së diplomacisë së saj,  dhe përpiqet të zgjidhë një krizë të ngjashme pikë më pikë, si ajo e vitit 1996 në Shqipëri, ku presidenti i asaj kohe nuk pranonte përsëritjen e zgjedhjeve dhe betohej se nuk do dorëzohej para “Frontit të Kuq”, derisa e zbuan më armë në vitin 1997.

Tani shqiptarët kanë dy mundësi, ose të krenohen me Berishën e Pollon e vitit 1996 në raport me OSBE, ose me Edi Ramën e vitit 2020, që po përpiqet të zgjidhë krizën e “Berishës 2”, të Bjellorisë.

Nuk e di kush mund të jetë tani Pollua i atjeshëm, që i ngjit letra të verdha ngjitëse Lukashenkos kundër Edi Ramës dhe OSBE-së, po qimekuq do jetë dhe ai, se në fakt ashtu janë shumcia e bjellorusëve. Këtu tek ne është vështirë të gjesh të tillë. Vetëm Berisha i gjen.

Tags: Berishësbjellorusite shqiptaremero bazeRamës

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Futbolli në Shqipëri, FSHF zyrtarizon datat e të gjithë kampionateve

Futbolli në Shqipëri, FSHF zyrtarizon datat e të gjithë kampionateve

Navalny mund të kurohet në Berlin, Merkel gati t’i ofrojë azil

Navalny mund të kurohet në Berlin, Merkel gati t’i ofrojë azil

Zbulohet biseda e Messi-t me trajnerin e ri të Barcelonës

Zbulohet biseda e Messi-t me trajnerin e ri të Barcelonës

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Covid-19, Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime
Bota

Covid-19, Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

by mirseda
18:32 | 03/09/2025
0

Kompania shumëkombëshe farmaceutike Pfizer po mbron transparencën e të dhënave të vaksinës së saj kundër COVID-19 në...

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet

18:14 | 03/09/2025
Reuters: Xi i Kinës shfaq pushtet në paradën ushtarake me Putinin dhe Kim Jong Un, shfaqje force me armët e reja

Reuters: Xi i Kinës shfaq pushtet në paradën ushtarake me Putinin dhe Kim Jong Un, shfaqje force me armët e reja

17:59 | 03/09/2025
Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria

Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria

17:54 | 03/09/2025
Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë 6 të kualifikuarit

Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë 6 të kualifikuarit

17:39 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com