Mediat spanjolle kanë zbardhur detaje nga takimi i Lionel Messit me trajnerin e ri të Barcelonës, Ronaldo Koeman.
Sipas radios RAC1, ylli argjentinas i ka thënë trajnerit se “nuk është i qartë për të ardhmen e tij tek Barcelona”.
Messi i ka thënë trajnerit se në këtë moment “e shikon veten më shumë jashtë se sa brenda klubit dhe se është i vetëdijshëm për vështirësitë që mund të ketë për t’u larguar për shkak të kontratës së tij”.