Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

DW: Pse dorëheqja e Haradinajt mund të ketë pasoja afatgjatë për Kosovën

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
DW: Pse dorëheqja e Haradinajt mund të ketë pasoja afatgjatë për Kosovën

Njëzet vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë mbeten akoma shumë plagë të pashëruara dhe pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës ende shumë larg. Megjithatë një proces i rëndësishëm ka nisur tashmë në Kosovë. Me aprovimin e parlamentit kosovar u themelua një tribunal i veçantë me seli në Hagë, për të shqyrtuar krimet e luftës nga ana e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.

Tribunali i posaçëm – Gjykata Speciale – ka filluar punën, ka mbledhur fakte, ka pyetur dëshmitarë. Dhe tani me këtë ngjarje befasuese specialja veproi duke e filluar me kryeministrin Ramush Haradinaj, pra direkt me majën e udhëheqjes së ish-UÇK-së.

Haradinaj do të merret në pyetje qysh prej javës së ardhshme. Për këtë arsye ai u tërhoq nga posti i tij. Është hera e dytë që Haradinaj në mënyrë vullnetare niset drejt Hagës. Për të njëjtën arsye ai pati dhënë dorëheqjen edhe në vitin 2005. Ish-komandanti i UÇK-së akuzohet nga autoritetet serbe për krime ndaj popullatës serbe në kohën e luftës së Kosovës. Pas shpalljes së tij të pafajshëm për mungesë provash, pati aludime që dëshmitarë ishin intimiduar dhe madje vrarë.

Megjithatë pas kthimit në Kosovë nga Haga Hajradinaj u prit atëherë si hero.

Largim me pasoja afatgjatë

Dorëheqja e Haradinajt mund të ketë pasoja afatgjatë për Kosovën, pasi pas largimit të kësaj figure qendrore, do të ketë zhvendosje domethënëse në ekuilibrat politikë në shtetin e vogël të Ballkanit. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në vitin 2017 Haradinaj u zgjodh kryeministër si kryetar i partisë “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”.

Qysh prej fillimit koalicioni qeverisës i të ashtuquajturit “krahu i luftës” ishte shumë i brishtë. Ndërkaq sfidat ishin mjaft të mëdha: marrëdhëniet e vështira me Serbinë, korrupsioni dhe papunësia e lartë, si edhe Gjykata Speciale me seli në Hagës si shpata e Demokleut. Një dështim i parakohshëm i kësaj qeverie ishte i paraprogramuar.

Bisedimet në qorrsokak

Veçanërisht për dialogun më Beogradin, do të krijohet pas largimit të Hajradinajt një ekuilibër i ri forcash në Prishtinë. Hajradinaj ishte i vendosur për një dialog me kusht në fund njohjen e Kosovës si dhe ai ishte shumë i prerë kundër ndryshimeve të mundshme të kufijve. Temë kjo e shtruar për diskutim nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq. Me këtë qëndrim Hajradinaj fitoi pikë si në Kosovë ashtu edhe në Perëndim. Veçanërisht Gjermania, por edhe vende të tjera të BE-së, u shprehën kundër një skenari të ndryshimit të kufijve.

Megjithatë Hajradinaj u gjet nën presion edhe nga faktori ndërkombëtar, pasi qeveria e tij vendosi për taksa të larta importi për mallrat serbe. Qysh prej atij momenti dialogu me Serbinë është ngrirë dhe po ashtu edhe një shkëmbim i mundshëm i territoreve. Me gjithë ndërmjetësimet intensive, Hajradinaj nuk lëshoi pe. Kokëfortësia me të cilën ai reagoi, do të kishte për të shpejt apo vonë pasoja. Ishte Haga ajo që e përshpejtoi tani largimin e tij. Hapi i Hajradinajt ishte konsekuent dhe i drejtë: ai i nënshtrohet drejtësisë.

Kartat do të shkartisen nga e para

Me largimin e Hajradinajt qoftë edhe përkohësisht nga aktiviteti politik, skena politike në Kosovë do të ndryshojë. Së pari, për Presidentin Hashim Thaçi dhe partinë e tij Demokratike do të mungojë këtej e tutje kundërshtari kryesor në dialogun me Beogradin: „Deal”-i që po diskutohet qysh prej një viti mes Serbisë dhe Kosovës për ndryshim kufijsh kundrejt njohjes mund të fitojë terren. Megjithatë një marrëveshje në këtë drejtim, por pa mbështetjen e gjerë të popullit në Kosovë, nuk do të ishte një ogur i mirë për një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës.

Gjykata Speciale për krimet e luftës të shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës të premten bëri një hap të rëndësishëm përpara drejt përpunimit juridik të së kaluarës.

Një shenjë inkurajuese për Kosovën, por pasojat politike të dorëheqjes së Hajradinajt nuk do presin gjatë të japin efektin e tyre. Në bisedimet me Beogradin mund të ketë lëvizje pozitive, por një deal që mund të sillte si pasojë një dobësim në politikën e brendshme kosovare duhet mënjanuar me çdo kusht. /DW

Tags: doreheqjeharadinajkosovepasoja

TË LIDHURA

Serbi: Shtohen aktakuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Shtohen aktakuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës

17:42 | 16/06/2025
Po kalonte shinat për t’u takuar me miqtë e tij në Itali, 19-vjeçari shqiptar përpl*set nga treni
Rajoni

Po kalonte shinat për t’u takuar me miqtë e tij në Itali, 19-vjeçari shqiptar përpl*set nga treni

11:44 | 16/06/2025
“SHKUNDET” Maqedonia e Veriut, ja ku ishte epiqendra e goditjes së tërmetit
Rajoni

“SHKUNDET” Maqedonia e Veriut, ja ku ishte epiqendra e goditjes së tërmetit

11:09 | 16/06/2025
Next Post
Njihuni me ushtaraku nazist, që u shndërrua në legjendën e forcave speciale amerikane

Njihuni me ushtaraku nazist, që u shndërrua në legjendën e forcave speciale amerikane

Zbardhet kallëzimi për 30 qershorin, PD thirrje prokurorisë: Heto krimet elektorale

Zbardhet kallëzimi për 30 qershorin, PD thirrje prokurorisë: Heto krimet elektorale

Vala e të nxehtit godet sërish Shqipërinë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Vala e të nxehtit godet sërish Shqipërinë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e apartamentit që dyshohet se është i Veliaj
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e apartamentit që dyshohet se është i Veliaj

by mirseda
11:15 | 17/06/2025
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e...

Mjeku nga Kalifornia pranon fajësinë, i shpërndau ketaminë Matthew Perry-t

Mjeku nga Kalifornia pranon fajësinë, i shpërndau ketaminë Matthew Perry-t

11:10 | 17/06/2025
Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Tiranë 54-vjeçari i kërkuar nga Italia

Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Tiranë 54-vjeçari i kërkuar nga Italia

10:56 | 17/06/2025
SHBA – Prezantohet ”Trump Mobile”, rrjeti telefonik i presidentit

SHBA – Prezantohet ”Trump Mobile”, rrjeti telefonik i presidentit

10:41 | 17/06/2025
Meta kërkon lirinë, GJKKO cakton seancën

Meta kërkon lirinë, GJKKO cakton seancën

10:11 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com