1000 koli cigare kontrabandë në port janë sekuestruar në portin e Durrësit.
Drejtoria e Hetimit Doganor, gjatë kontrollit në kontejnerin me cigare u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.
Ndërkohë, këto paketa nuk rezultojnë si markë cigaresh ndërkombëtare e regjistruar dhe e mbrojtur.
Sasia e sekuestruar është 1000 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.
Drejtoria e hetimit doganor referoi rastin në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale: “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcize ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.