Një 55-vjeçar është qëlluar me thikë në Durrës mbrëmjen e sotme. Mësohet se shtetasi A.S është qëlluar nga 51-vjeçari A.Ç, pas një konflikti për motive të dobëta.
Autori është përpjekur që të largohet nga vendi i ngjarjes, por forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e tij.
”Më datë 18.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh ,Durrës pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës. Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë.”, informon policia.
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.