Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Duka intervistë për median italiane: Me Rejën mund të përsërisim suksesin e De Biazit

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Duka intervistë për median italiane: Me Rejën mund të përsërisim suksesin e De Biazit

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për median italiane “Tutto Mercato Web”, ku ka folur për kompeticionet evropiane dhe për futbollin shqiptar.

Duka ka komentuar rifillimin e kampionatit shqiptar, teksa shprehet se shpreson që disa ndeshje të këtij sezoni të luhen me tifozë.

Në këtë intervistë, Duka ka folur për ndeshjet e kombëtares që do të nisin në shtator, të ardhmen e talentit Kumbulla, si edhe për trajnerin Edi Reja.

Intervista:

President, si po shkojnë gjërat në Shqipëri?
Kemi rinisur kampionatet, por me dyer të mbyllura. Futbolli pa spektatorë nuk është i bukur, por e bëjmë për të mirën e futbollistëve. Po e mbyllim kampionatin me shpresën, që të bëjmë edhe disa ndeshje me tifozë në stadiume. Megjithatë, tani që ka disa raste të reja me Covid-19, për momentin synojmë të mbyllim sezonin. I kemi rihapur të gjitha kategoritë.

Çfarë mund të thoni për Kumbullën?
Një mbrojtës i mirë, luan në kombëtare dhe përfaqëson të ardhmen tonë.

Flitet se mund të shkojë tek Interi. Sipas jush, a është djaloshi gati për këtë hap të madh?
Është akoma i ri, vetëm 20 vjeç, nuk e di nëse në një skuadër të madhe do të ishte menjëherë titullar, por me siguri mund të rritet edhe më shumë. Këtë vit te Verona ka treguar një personalitet të madh dhe të bën të mendosh që mund të shndërrohet në një “top-player”. Di që interesohet dhe Juventus, ka qenë dhe Napoli në janar… Për ne është e rëndësishme, që ai të luajë gjithmonë për 90 minuta, kudo ku ai zgjedh të luajë, kështu mund të jetë edhe në formë edhe për Kombëtaren.

Tani është një sfidë direkte mes Juves dhe Lacios. Ju shqiptarët, gjithashtu keni përfaqësues edhe në Romë…
Drejtori është i yni. Edhe portieri, Strakosha. Prej disa vitesh Lacio po luan mjaft mirë dhe në këtë kampionat po bën diçka të mrekullueshme: mund të luajë shanset e veta deri në fund. Nuk e di se në çfarë forme do të jenë pas ndërprerjes, por para fillimit të pandemisë ishin vërtetë në formë të shkëlqyer. Shpresojmë të jenë mirë dhe Strakosha të mos pësojë asnjë gol.

Çfarë mendoni për Igli Taren?
Mendoj se ai është i aftë të arrijë suksesin si në Itali, ashtu edhe në Evropë: ka gjetur lojtarë të mirë, duke ndërtuar një skuadër të aftë për të marrë rezultate të mira. Madje, edhe ekonomikisht ka bërë punë shumë të mirë: është e gjitha meritë e tij.

Ju e doni Italinë. Çfarë mund të na thoni për trajnerin Reja?
Edi është një trajner i madh, ka eksperiencë dhe shumë ndeshje në karrierë. Kemi shumë shpresa, që me të në stol të kualifikohemi në një turne madhor, duke përsëritur atë çfarë ka bërë heroi ynë Xhani De Biazi, të cilin e do i gjithë populli shqiptar.

Si ndryshon kalendari i Kombëtares shqiptare?
Mbetet thuajse i njëjti, në shtator do të kemi dy sfida të Nations League dhe pastaj tre në tetor, dy të Nations League dhe një miqësore për ne që nuk jemi në “play-off”. Të organizosh miqësore para kësaj date është e pamundur, pasi nuk gjen data.

 

Tags: Armando Dukafutbolli evropianfutbolli shqiptarinterviste

TË LIDHURA

Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit
Sport

Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit

16:15 | 04/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Dhunë në Fushë-Krujë, sulmohen lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Gjoka
Sport

Dhunë në Fushë-Krujë, sulmohen lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Gjoka

13:54 | 03/12/2025
Next Post
“Marrëveshja e detit me Greqinë u prish nga Turqia”, Rama komenton artikullin e medias turke

Infektohen me koronavirus vëllezërit Budina/ Reagon Rama

U arrestua për vrasjen e Hekuran Billës, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit në polici

U arrestua për vrasjen e Hekuran Billës, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit në polici

Arritja e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, reagon Meta

“Rrezikojmë rritjen e borxhit publik”/ Meta: Problem ekonomia në rënie dhe informale







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Shkodër/ Kanosi me armë zjarri të riun, arrestohet 26-vjeçari
Aktualitet

Shkodër/ Kanosi me armë zjarri të riun, arrestohet 26-vjeçari

by mirseda
16:29 | 04/12/2025
0

Një incident me armë zjarri u shënua sot në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, ku një konflikt...

Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit

Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit

16:15 | 04/12/2025
LISTA/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, zbulohen emrat e 10 kandidatëve

LISTA/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, zbulohen emrat e 10 kandidatëve

16:12 | 04/12/2025
SHUHET KITARISTI LEGJENDAR/ Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, Steve Cropper

SHUHET KITARISTI LEGJENDAR/ Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, Steve Cropper

14:59 | 04/12/2025
Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së

Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së

14:57 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com