Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Duhet të ndërtojmë një kod mbrojtjeje”, Hajdari: Rregullat në fasoneri duhet të jenë të forta

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Duhet të ndërtojmë një kod mbrojtjeje”, Hajdari: Rregullat në fasoneri duhet të jenë të forta

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari është shprehur se pandemia e koronavirusit i ka bërë një radioskopi të fortë të gjithë industrisë së fasonerisë në Shqipëri.

Në një intervistë për Top Channel, Hajdari deklaron se rregullat për t’u mbrojtur nga koronavirusi, për biznese të tilla si fasoneritë apo ‘call center-at’ duhet të jenë shumë të forta.

Hajdari hedh propozimin për organizmin e një tryeze me specialistët e Shëndetit Publik dhe me drejtuesit e fasonerive, për të ndërtuar bashkërisht një kod mbrojtjeje.

Kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm tregoi edhe për inspektimet e bëra këto kohë pandemie, teksa theksoi se janë pezulluar 6 subjekte në Krujë, 2 në Vlorë, 4 në Gjirokastër dhe 3 në Tiranë.

Intervista e plotë:

Çfarë të vërtetash zbuloi kjo pandemi sa i takon trajtimit të punonjësve në industrinë e fasonerisë?

Do na hapi sytë të gjithëve. Edhe neve si autoritete inspektuese por edhe drejtuesve të tyre, që në fasoneri një pjesë e madhe nuk mund të punojnë me rroga minimale. Atje rrogat janë shumë të ulëta, puna është shumë e rëndë. Pandemia ka bërë një radioskopi të fortë, një grafi të fortë të të gjithë industrisë së fasonerisë në Shqipëri. Për çdo institucion ka vend, që pas kalimit të këtij virusi ne të kthejmë gjithë vëmendjen, që kjo industri e fuqishme për ekonominë shqiptare të formalizohet, të standardizohet, të zhvillohet dhe të punojë siç punohet në të gjitha vendet e tjera perëndimore.

Industria e fasonerisë po e kundërshton protokollin e kuq si frenues dhe dëmtues për procesin e punës. Cili është vendimi i Inspektoratit të Përgjithshëm sa i takon protokollit të kuq, dhe mesazhi i tij për këtë gjë?

Në detaje gjithë rregullat e përcaktuara janë të forta ç’është e vërteta. Aty ka vend që po të diskutojmë me qetësi me njëri-tjetrin, dmth si specialistët që kanë bërë kodin apo protokollin si të mbrohemi, si ato që punojnë aty mund të rregullojnë diçka. Por gjithsesi për mua fasoneritë, ‘call center-at’, restorantet dhe baret janë me të vërtetë ambiente ku rregullat për t’u mbrojtur nga COVID-19 duhet të jenë shumë të forta. Të paktën edhe për një periudhë kohe, për disa javë.

Megjithatë përfaqësuesit e fasonerisë janë bërë bashkë dhe janë kthyer në një zë të fortë të kodit të kuq.

Rreth gjysmë milioni njerëz ushqehen nga kjo industri dhe kjo neve duhet të na bëjë të përgjegjshëm. Unë mendoj se ne duhet të organizojmë një tryezë me specialistët e Shëndetit Publik, me drejtues të shoqatës së fasonerisë dhe drejtues kryesorë të fasonerive, në mënyrë që të ndërtojmë një kod mbrojtjeje bashkërisht, dmth edhe ne si institucione shtetërore, edhe Inspektorati Shëndetësor, Inspektorati i Punës, Inspektorati Qendror, gjithë profesorët më të mirë që janë duke ndjekur situatën bashkë me përfaqësuesit e tyre, të ndërtojmë një protokoll rregullash dhe pasi t’i vëmë vulën të gjithë ta respektojnë atë. Ai që nuk e respekton të kuptojë që do të penalizohet, për të shkuar deri në ndjekje penale.

Sa subjekte janë kontrolluar gjatë kësaj pandemie?

Janë pezulluar 6 subjekte në Krujë, 2 në Vlorë, 4 në Gjirokastër, 3 në Tiranë dhe një pjesë e tyre mesa jam në dijeni, pasi kanë plotësuar kushtet e mbrojtjes së punonjësve të tyre nga koronavirusi janë lejuar për të vazhduar punën e tyre. Por vetëm pasi i kanë plotësuar kushtet.

Tags: fasoneriteinspektimeKryeinspektori i PërgjithshëmShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

15:09 | 22/11/2025
“A do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë?”Pyetet para samitit
Aktualitet

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku,

14:49 | 22/11/2025
Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi
Politikë

Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

14:44 | 22/11/2025
Next Post
Gjermania lehtëson rregullat për koronavirusin

Gjermania lehtëson rregullat për koronavirusin

”Bien thirrjet nga qytetarët”, Manastirliu viziton stafin e Urgjencës Kombëtare

”Bien thirrjet nga qytetarët”, Manastirliu viziton stafin e Urgjencës Kombëtare

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia/ Veliu: Arrestohen autorët, kemi gjetur makinën

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia/ Veliu: Arrestohen autorët, kemi gjetur makinën







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi
Kosovo

Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

by mirseda
15:38 | 22/11/2025
0

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga paraburgimi në Serbi dhe...

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

15:09 | 22/11/2025
“A do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë?”Pyetet para samitit

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku,

14:49 | 22/11/2025
Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

14:44 | 22/11/2025
Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…

Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…

14:40 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com