Fermerët e Myzeqesë e kanë transferuar protestën e tyre para Minstrisë së Bujqësisë.
Pavarësisht kushteve të këqija atmosferike, fermerët kanë marshuar drejt ministrisë me pankarta në duar. Ata kërkojnë subvencione nga qeveria për investimet e tyre.
“S’kemi marrë asnjë lekë subvencion. Ne kërkojmë që të ulet çmimi i naftës pasi e marrim me1700-1800. Një tjetër pikë është që të ngrihet një laborator për nritjen e cilësisë së produktit. I kërkojmë AKU që të bëjë detyrën e saj dhe ministrisë së Bujqësisë. Nuk e merr njeri përsipër që të sigurojë serat. Kemi aplikuar për këto fonde, por s’kemi marrë asnjë”, tha një prej protestuesve për News24.