jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Dronët turk në lindje të Ukrainës

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Dronët turk në lindje të Ukrainës

Për herë të parë në Ukrainë është përdorur një dron turk – Bayraktar. Por efektet e përdorimit të dronit kanë qenë më të fuqishme në media, se sa në terren. Mediat ruse transmetuan me orë të tëra diskutime mbi një video një-minutëshe të transmetuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Përfaqësuesit e Kremlinit dhe Ministrisë së Jashtme ruse dënuan operacionin e ushtrisë ukrainase.

Qeveria gjermane shprehu shqetësiminpër luftimet dhe “përdorimin e droneve nga palët”. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme vuri në dukje se përdorimi i dronëve në zonën e konfliktit “është i rezervuar vetëm për OSBE-në”. Andrij Melnyk, ambasadori ukrainas në Gjermani, u tha disa mediave se vendi i tij kishte një “të drejtë legjitime për vetëmbrojtje”.

Dronet turke me motorë nga Ukraina

Türkei I Erdogan I Drohne

Sipas Kievit, përdorimi i parë për qëllime lufte i një droni turk ka ndodhur me 26 tetor pranë vendbanimit Hranitne në jug të Doneckut. Kievi raportoi se pozicionet ukrainase ishin qëlluar me një bateri artilerie D-30 nga zona separatiste. Një ushtar ukrainas u vra dhe një u plagos. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, droni i përdorur ka shkatërruar një nga topat e forcave proruse dhe granatimet u ndalën. Video tregon një shpërthim dhe njerëz që marrin arratinë.

Ukraina ka blerë dronet TB2 nga kompania turke Bayraktar Makina që nga viti 2018. Ato mund të përdoren si në luftime ashtu edhe për zbulime në terren. Kievi e përdor atë për forcat e tij tokësore dhe detare dhe dëshiron të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e tyre, si dhe një qendër shërbimi. Në këmbim, një kompani shtetërore ukrainase po furnizon kompaninë turke me motorë për dronë sulmues edhe më të fuqishëm.

A ka shkelur Ukraina Marrëveshjen e Minskut?

Gustav Gressel nga Instituti Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) në Bruksel i tha Detsche Welles se përdorimi i dronëve nuk ishte formalisht një shkelje e Marrëveshjes Minsk-2, e nënshkruar në shkurt 2015. “Arma ruse D-30 që qëndron atje sigurisht që shkel Marrëveshjen e Minskut. Droni jo”, tha eksperti.

Türkei l Erdogan will Truppen nach Libyen schicken - Bayraktar TB2 Drohne

Minsk-2 parashikon tërheqjen e armëve të rënda me një kalibër më shumë se 100 mm. Kalibri i D-30 është 122 mm. Dronët nuk përmenden në mënyrë specifike në marrëveshjet e Minskut, të cilat, sipas Gressel, u mundësojnë separatistëve në Donjeck dhe Luhansk t’i përdorin ato për të hedhur mina dhe granata. Ushtria ukrainase kishte raportuar vazhdimisht për operacione të tilla. OSBE-ja, nga ana tjetër, raportoi se puna e dronëve të saj, të cilët supozohet të kontrollojnë armëpushimin, është duke u ndërprerë.

Sidoqoftë, që nga korriku 2020, palëve në konflikt u është ndaluar përdorimi i dronëve në Donbas. Në atë kohë u arrit një marrëveshje në kuadër të Grupit Trepalësh të Kontaktit për “forcimin e armëpushimit”. Pika e parë parashikon “ndalimin e përdorimit të fluturuesve ushtarakë të çdo lloji”. Përdorimi i armëve të zjarrit, përfshirë snajperët, është gjithashtu i ndaluar. Por të shtënat vazhdojnë. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, pala ukrainase ka humbur 65 ushtarë, sipas shifrave zyrtare, kryesisht nga gjuajtja nga snajperët.

A do të ndryshojë ekuilibri i pushtetit në Donbas?

Mathieu Boulègue nga instituti britanik Chatham House thekson se të dyja palët nuk po i përmbahen marrëveshjes së Minskut. Eksperti ushtarak beson se përdorimi i një droni nga Ukraina nuk ndryshon rrënjësisht ekuilibrin e fuqisë, por forcon trupat e armatosura ukrainase në kryerjen e “operacioneve individuale për të frenuar armikun”. Ai vëren se forcat dhe burimet janë shumë të kufizuara kur përdoren dronët ukrainas. Më saktë, bëhet fjalë për “retorikë dhe fitore në luftën propagandistike kundër Rusisë”.

Frankreich PK Wolodymyr Selenskyj, Angela Merkel, Emmanuel Macron und Wladimir Putin

Boulègue përjashton mundësinë e ofensivës ukrainase në të ardhmen në Donbas, me ndihmën e dronëve turq, siç kishte bërë kohët e fundit Azerbajxhani në konfliktin e Nagorno-Karabahut. “Nuk funksionon kështu”, theksoi eksperti. Kievi nuk dëshiron të provokojë një përgjigje edhe më të keqe nga Rusia dhe të humbasë edhe më shumë territore. Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar një skenar të tillë më shumë se një herë.

Gustav Gressel argumenton në mënyrë të ngjashme. “Ka mjaftueshëm armë elektronike ruse dhe sisteme anti-ajrore në Donbas që mund të luftojnë dronët”, tha ai, duke shtuar se Ukraina mbetet jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj një kundërofensive të mundshme ruse. Në të kundërt, disa dronë Bayraktar nuk mund të “ndryshojnë shumë lojën”.

Një argument kundër dërgimit të armëve?

Wolfgang Richter, oficer i pensionuar i Bundeswehr-it dhe ekspert në Fondacionin e Shkencës dhe Politikës së Berlinit (SWP), e sheh atë pak më ndryshe. Ai tha se përdorimi i një droni nga Ukraina në Donbas ishte “natyrisht një shkelje e marrëveshjeve”. Sipas tij, kjo konfirmon frikën e një përshkallëzimi të konfliktit nga të dyja palët.

“Është për t’u frikësuar se pala tjetër do të përgjigjet”, tha Richter. “Ky zhvillim tregon se dërgimi i armëve atje nuk e frikëson palën tjetër, por më shumë e inkurajon ate që të përdorë armët e saja”. /DW

Tags: dronet turkUkraina

TË LIDHURA

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së
Bota

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë
Bota

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor
Bota

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Next Post
15 viktima dhe 30 të plagosur nga shpërthimet në spitalin e Kabulit

15 viktima dhe 30 të plagosur nga shpërthimet në spitalin e Kabulit

VIDEO/Joe Biden e zë gjumi në konferencën për klimën

VIDEO/Joe Biden e zë gjumi në konferencën për klimën

Brazil/Papagalli kureshtar luan me kamerën e trafikut (VIDEO)

Brazil/Papagalli kureshtar luan me kamerën e trafikut (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com