Ish-presidenti Donald Trump është tallur me presidentin Biden, që dukej se e kishte zënë gjumi të hënën përpara fjalimit të tij në një konferencë ndërkombëtare për ndryshimet klimatike në Skoci.
Trump la të kuptohej se gjumi tregon se Biden nuk beson vërtet se ngrohja globale është një kërcënim i tmerrshëm.
“Edhe Biden nuk mund të duronte të dëgjonte aq shumë për mashtrimin e ngrohjes globale, mashtrimi i 7-të më i madh në Amerikë, i ndjekur nga mashtrimi i zgjedhjeve presidenciale 2020″, tha Trump.
“Biden shkoi në Evropë duke thënë se ngrohja globale është prioriteti i tij më i lartë dhe më pas menjëherë ra në gjumë, për ta parë e gjithë bota, në vetë konferencën. Askush që ka entuziazëm dhe besim të vërtetë në një temë, nuk do të bjerë kurrë në gjumë!”.
Biden mbylli sytë për pjesën më të madhe të 30 sekondave, ndërsa ishte ulur në një qendër të madhe konferencash në Glasgow, përpara se një ndihmës t’i afrohej dhe ta zgjonte.
Biden dukej se e zuri gjumi ndërsa dëgjonte Eddie Ndopu, një aktivist për të drejtat e aftësisë së kufizuar, i cili po paralajmëronte se ngrohja globale kërcënonte “aftësinë tonë për të rritur ushqimin dhe madje edhe për të mbijetuar”.
Është e paqartë nëse Trump e quajti teorinë e ngrohjes globale një mashtrim, apo sugjeronte se demokratët po e përdornin atë për të arritur qëllime të caktuara politike.
Burimi i lajmit: New York Post. Përshtatur nga Tirana Today