Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Droga/BMI Research ia “plas” në fytyrë Ramës: Po humbet besueshmërinë!

8 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Droga/BMI Research ia “plas” në fytyrë Ramës: Po humbet besueshmërinë!

BMI Research, e cila merret me vlerësimin dhe performancën e qeverive në nivel ndërkombëtar, ka bërë vlerësimin e raportit të riskut për Shqipërinë. Bazuar në vlërësimet e mëparshme, vendi ynë nuk është vlerësuar pozitivisht, madje gjuha e vlerësimit ka qenë e ashpër për qeverinë.

Vlerësimi jo i mirë për qeverinë shqiptare, lidhet me faktorë dhe akuzat për trafikun e lëndëve narkotike.  Kjo sipas këtij institucioni, ka ndikuar në rënien e kredibilitetit të qeverisë dhe kjo ka ndikuar në vlerësim jo të mirë për qeverinë shqiptare.

Por, një parashikim pozitiv është dhënë për gazsjellësin, i cili pritet që në vitet në vazhdim të ndikojë pozitivisht në prurjet e buxhetit të shtetit dhe më pas do të përkthehet në një të ardhme më të shëndoshë për ekonominë. Kjo strategji, është vlerësuar në lidhje me një plan afatgjatë të përformancës së ekonomisë së Shqipërisë.

“Akuzat se një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, që është në pushtet, është përfshirë në trafikimin e drogave tregon se sa i vështirë do të jetë procesi i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë, pavarësisht se PS mban shumicën në parlament që nga zgjedhjet e qershorit. Nëse akuzat dalin të vërteta, madhësia e asaj mazhorance ka gjasa të reduktohet dhe kryeministri Edi Rama ka gjasa të humbasë besueshmëri”- thuhet në raport.

Lidhur me ekonominë, FITCH ka qenë më pozitive. Sipas raportit ekonomia shqiptare vazhdon të përfitojë nga një mjedis i jashtëm më i mirë se sa pritet dhe “ne kemi përmirësuar parashikimet tona të rritjes 2017”. Ndërkohë që faktorët ndikues të jashtëm do të pakësohen disi në 2018, një vazhdim i politikës monetare të lehtësuar dhe një profil i përmirësuar i rrezikut politik pas zgjedhjeve të qershorit do të mbështesë investimet dhe konsumin privat -shkruan Monitor.al.

Perspektiva afatgjatë e rritjes së Shqipërisë do të mbështetet nga investimet si rrjedhojë e gazjsellësit. “Mjedisi inflacionist do t’i japë autoriteteve lirinë për të mbajtur politikën monetare relativisht të lirë, pasi ne presim që rritja e çmimeve të mbetet nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3.0% gjatë 18 muajve të ardhshëm”.Raporti thekson se edhe për tre vitet e ardhshme vendi do të vijojë të rezultojë më deficitit të llogarisë korente, dhe do të vazhdojë të mbulojë nevojat e saj të jashtme të financimit me investimet direkte të huaja direkte dhe rezervat valutore.

Inflacioni do të mbetet i ndikuar ndaj ndryshimeve në çmimet e ushqimit dhe energjisë në vitet në vijim. Ngritja e çmimeve globale të energjisë dhe presionet e forta inflacioniste vendase do të shpejtojnë rritjen e IÇK në H117.

Rreziqet kryesore
Borxhi publik i Shqipërisë ishte 72.4% e PBB-së në 2016, ndër më të lartat në rajonin në zhvillim të Europës, duke u rritur që nga viti 2008 si rrjedhojë e politikës fiskale zgjeruese dhe rritjes së dobët ekonomike. Duke pasur parasysh madhësinë e ngarkesës së borxhit publik në raport me PBB-në, rreziqet për qëndrueshmërinë e borxhit dhe perspektivën më të gjerë fiskale dhe të rritjes në Shqipëri mbeten të rëndësishme, vlerëson raporti.

Një ecuri fiskale më e keqe, e cila mund të shkaktohet nga mungesa e angazhimit fiskal, një dobësim i vullnetit politik për të ndjekur konsolidimin ose një rritje më të dobët ekonomike, mund të ulë besimin e investitorëve dhe të rrisë kostot e huamarrjes, paralajmëron BMI.

Ndryshimet e parashikimit
FITCH pohon se ka përmirësuar parashikimet e rritjes reale të PBB-së për 2017 dhe 2018 si rrjedhojë e një mjedisi të fortë të jashtëm dhe një profili të përmirësuar rreziku pas zgjedhjeve. Sipas tabelave të raportit, ekonomia shqiptare do të rritet 4% në vitin 2017, për t’u ngadalësuar në 3.6% në vitin 2018.

Tags: besueshmetiadrogagazsjellesiramaraportishqiperiavleresim

TË LIDHURA

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga
Aktualitet

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
Tiranë, 69-vjeçari vetëhidhet nga pallati dhe humb jetën
Aktualitet

Tiranë, 69-vjeçari vetëhidhet nga pallati dhe humb jetën

22:34 | 10/06/2025
Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës
Aktualitet

Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës

22:06 | 10/06/2025
Next Post
“Topi i Artë”/Ronaldo për të barazuar Messin, Portugalia prek kreun

“Topi i Artë”/Ronaldo për të barazuar Messin, Portugalia prek kreun

“E lindur për top”, numri 1 i tenisit shkëlqen në futboll (Video)

“E lindur për top”, numri 1 i tenisit shkëlqen në futboll (Video)

Athinë/Qytetarët përplasen me policinë në 9-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit

Athinë/Qytetarët përplasen me policinë në 9-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet
Kosovo

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet

by mirseda
22:57 | 10/06/2025
0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e...

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

22:55 | 10/06/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Qershor 2025

22:49 | 10/06/2025
I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

22:37 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com