Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Drithërohet bota nga vendimi i SHBA-ve, Trump i pamëshirshëm

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Drithërohet bota nga vendimi i SHBA-ve, Trump i pamëshirshëm

Edhe pse ishte e qartë që në fillim, se njoftimi i Donald Trump mbi Jeruzalemin këtë javë do të ndikonte te procesi i paqes, Shtetet e Bashkuara i paralajmëruan palestinezët të mos i anulojnë bisedimet e parashikuara më vonë gjatë muajit, mes zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence dhe kreut të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Një zyrtar i lartë palestinez e bëri të qartë se numri dy i administratës amerikane nuk do të jetë i mirëpritur, por Uashingtoni këmbëngul të tregojë se pezullimi i takimit do të jetë “kundërproduktiv”.

Me lëvizjen e tij, shefi i Shtëpisë së Bardhë praktikisht rrëzoi dekada të tëra politikë të SHBA-ve lidhur me statusin e Jeruzalemit. Reagimet, ashtu siç pritej, ishin të mëdha, aq sa tani po shtrohet në diskutim edhe mundësia e një intifade të tretë.

Merkel: Nuk pajtohem me vendimin e SHBA-së për Jerusalemin

 Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania nuk pajtohet me vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).“Ne ndjekim rezolutën e OKB-së në këtë drejtim. Sipas këtyre rezolutave janë planifikuar edhe diskutime mbi statusin e Jerusalemit, në kuadër të negociatave që synojnë krijimin e dy shteteve. Dëshira jonë është intensifikimi i këtij procesi, por në këtë kontekst nuk pajtohemi me vendimin që është marrë mbrëmë”, tha Merkel para gazetarëve pas takimit të mbrëmshëm në Berlin me kryeministrin e Qeverisë Libiane të Unitetit Kombëtar Fayez al-Sarraj.

E pyetur për vendimin e Trumpit për Jerusalemin, Merkel u përgjigj se vendet evropiane mund të japin përpjekjet e nevojshme në Lindjen e Mesme, megjithatë duke shtuar se për të patur sukses të plotë nevojitet përfshirja e SHBA-së. “Evropa atje mund të marrë disa iniciativa, por për këtë i nevojiten edhe SHBA-të”, tha kancelarja gjermane.

Ajo gjithashtu shtoi se Gjermania dëshiron të mbështesë Libinë në çështjen e migracionit të paligjshëm. “Nuk duam që Libia të bëhet një lodër e intereseva ndërkombëtare”, tha Merkel. Al-Sarraj kritikoi gjithashtu vendimin e presidentit amerikan në lidhje me Jerusalemin.

“Ne mbështesim çështjen palestineze. Në këtë drejtim, nuk mund të sillen vendime të njëanshme. Ky vendim përbën një kërcënim për paqen në rajon. Në të njëjtën kohë mund të shkaktojnë konflikte dhe kaos më të madh”, ka thënë Al-Sarraj. Trump në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën mbrëma ka thënë se ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si kryeqytet i Izraelit.

Këshilli konsultativ i Grave i OBI-t dënon deklaratën e Trump për Jerusalemin

Këshilli Konsultativ i Grave i Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), duke e dënuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, e cilësoi vendimin “të papërgjegjshëm, të pamatur dhe një hap që plagos ndërgjegjen dhe të drejtën ndërkombëtare”.

“Ky vendim, që nuk ka asnjë bazë historike, politike, njerëzore dhe diplomatike, krahas botës muslimane, është një sfidë e pakufizuar edhe për gjithë njerëzimin dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklartën me shkrim nga Këshilli konsultativ i Grave i OBI-së.

Në deklaratën ku bëhet e ditur se nuk janë vetëm palestinezët dhe kryesist gratë dhe fëmijët palestinezë të cilët nën pushtim dhe persekutim po japin një përpjekje për drejtësi dhe të drejtat e tyre, thuhet se Jerusalemi si qytet ku ndodhet faltorja e shenjtë Al Aksa, është kibleja e parë e islamit dhe kauzë e përbashkët e muslimanëve.

“Jerusalemi, si qytet i profetëve, është simbol i unitetit dhe përvojës së bashkëjetesës për gjithë njerëzimin”, theksohet ndër të tjera në deklaratë.

Më tej, në deklaratë i bëhet thirrje qeverisë së SHBA-ve që të tërhiqet nga ky vendim provokues dhe të tregojnë respektin e duhur për identitetin multikulturor dhe statusin historik të Jreusalemit.

“Këshilli Konsultativ për Gratë respekton konsensusin ndërkombëtar lidhur me Jerusalemin, siç përcaktohet në Rezolutën 476 dhe 478 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB). Kjo përfshin çdo përpjekje për aneksimin e Jerusalemit Lindor si një shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, në deklartë theksohet: “Dëshirojmë të rikutjojmë se është pranuar edhe nga OKB se çështja e Palestinës mund të zgjidhet vetëm me formimin e një shteti palestinez të pavarur dhe sovran me kryeqytet Jerusalemin, në bazë të kufijve të vitit 1967”.

Fitorja e pavarësisë së Palestinës në këtë kuadër është një domosdoshmëri politike, historike dhe njerëzore, vihet në dukje në deklaratë, e cila i bën thirrje gjithë njerëzimit të mbështesin luftën dinjitoze për pavarësi dhe të ardhmen e grave, fëmijëve dhe të shtypurve.

Këshilli Konsultativ i Grave thekson se do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të vëllezërve palestinezë në këtë luftë e cila, siç thuhet, është nevojë e ndërgjegjes dhe të vërtetës.

“Së bashku, ne do të vazhdojmë të punojmë për një Palestinë, ku fëmijët mund të shkojnë në shkollë pa përjetuar frikë, pa kaluar nën hijen e armëve dhe pa kaluar në pikat e kontrollit,” thuhet deklaratë, ndërkohë që i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë masa kurndër këtyre hapave të papërgjegjshëm dhe nxitës, kurse qeverisë amerikane të tërhiqet nga ky vendim i gabuar.

Dijaneti i Turqisë: Vendimi i SHBA-ve për Jerusalemin, qëndrim i pamatur

Kryetari i Presidencës së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbaş, e cilësoi si qëndrim të pamatur njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke theksuar se vendimi në fjalë shpërfill njerëzimin, traditën e lashtë dhe të drejtën ndërkombëtare. “Është një qëndrim i pamatur i cili shpërfill njerëzimin, traditën e lashtë dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha Erbaş në një mesazh lidhur me vendimin e SHBA-ve, duke vënë në dukje Jerusalemi si kibleja e parë e Islamit po ballafaqohet me një iniciativë të padrejtë.Rusia “e shqetësuar” për vendimin e Trumpit për Jerusalemin

 Rusia shprehu shqetësimin e saj të thellë për vendimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem, duke paralajmëruar se ky vendim mund të thellojë mosmarrëveshjet mes Izraelit dhe Palestinës.

Në një deklaratë me shkrim nga Minisria e Punëve të Jashtme të Rusisë thuhet se Rusia do të vazhdojë të respektojë parimet e miratuara nga Kombet e Bashkuara në procesin Izrael-Palestinë.

Më tej thuhet se në kuadër të këtyre parimeve, Rusia nuk ka ndonjë ndryshim në drejtim të pikëpamjes se Jerusalemi Lindor në të ardhmen duhet të jetë kryeqyteti i shtetit të Palestinës. Në deklaratë thuhet se në të njëjtën kohë edhe Jerusalemi Perëndimor shihet si kryeqytet i Izraelit.

Rusia u bën thirrje të gjitha palëve që t’u përmbahen hapave të cilat do të shkaktojnë rezultate të pakontrollueshme. 

“Ndjehet shqetësim i thellë për vendimin e marrë nga SHBA-të, i cili mund të komplikojë edhe më tej marrëdhëniet Izrael-Palestinë dhe situatën në gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e MPJ-së. 

Ndërsa zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Gennady Gatilov në një deklaratë për agjencinë e lajmeve ruse TASS tha se nuk e mbështesin vendimin e marrë nga SHBA-të. “Do ta kritikojmë këtë vendim të SHBA-ve në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ai.

EBA: Vendimi i SHBA-ve, qëndrim i njëanshëm kundër të drejtave të popullit palestinez

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë shprehur shqetësimet në lidhje me vendimin e SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si “kryeqyteti i Izraelit”, duke e vlerësuar si një “Qëndrim të njëanshëm kundër të drejtave të popullit palestinez”.

Sipas lajmit të ËAM-së, agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA-së, mësohet se Ministria e Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka bërë një deklaratë me shkrim ku thekson se këto hapa të njëanshëm janë në kundërshtim me vendimet e ligjshme ndërkombëtare. “Këto vendime nuk do të ndryshojnë statusin ligjor të Jerusalemit. Këto vendime janë plotësisht të njëanshme kundër të drejtave historike të popullit palestinez të cilat garantohen me vendimet ndërkombëtare dhe të pranuara dhe të mbështetura nga bashkësia ndërkombëtare si të pandryshueshme për Jerusalemin”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera pasi tërhiqet vëmendja për vendin që Jerusalemi ka në ndërgjegjen e arabëve dhe muslimanëve, EBA ka bërë të ditur shqetësimet e thella se ky vendim do të shkaktojë destabilitet në rajon duke “provokuar ndjeshmëritë e popujve arabë dhe muslimanë”.

Në deklaratën ku vihet në dukje se vendimi i SHBA-ve do të ndikojë negativisht në procesin e paqes Palestinë-Izrael, thuhet se në lidhje me Jerusalemin duhet të zbatohen vendimet e KS-OKB-së dhe parimet ligjore ndërkombëtare të cilat parashikojnë “mos ngritjen e misioneve diplomatike, mos zhvendosjen e ambasadave ose mos-shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet të një shteti pushtues, dhe gjithashtu që Jerusalemi Lindor është pjesë e pandashme e territoreve palestineze të 1967-të nën pushtim”.

Jemeni nuk njeh vendimin e SHBA-ve për Jerusalemin

Qeveria e Jemenit u shpreh se nuk e njohin vendimin e SHBA-ve për njohje të Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit” si dhe theksoi se janë pranë popullit palestinez.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Jemenit, SABA, në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Jemenit shprehet qëndrimi “palëkundur dhe parimor” i Jemenit pranë popullit të Palestinës. Në deklaratë po ashtu shprehet mbështetja e Jemenit për “të drejtën e popullit palestinez për përcaktimin e fatit të Jerusalemit, në kryeqytetin e tokave të tyre të pushtuara”.

Duke u vlerësuar vendimin në fjalësi si “shkelje të të drejtave ndërkombëtare”, në deklaratë theksohet se Jerusalemi ka një rëndësi shpirtërore, fetare, kulturore dhe historike për muslimanët dhe të krishterët. Duke iu bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrin qëndrim që ky vendim të mos vihet në praktikë, në deklaratë paralajmërohet se në të kundërtën kjo situatë “mund të sjellë përfundimin e procesit të paqes”.

Ndryshe, presidenti amerikan Trump të mërkurën deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e tij si kryeqytet. TIRANA TODAY

Tags: botaDrithërohetpamëshirshëmSHBA-veTrumpvendimi

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi
Bota

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh
Bota

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
Next Post
Ish-presidentja akuzohet për tradhti

Ish-presidentja akuzohet për tradhti

Pica napolitane bëhet pjesë e trashëgimive kulturore të UNESCO-s

Pica napolitane bëhet pjesë e trashëgimive kulturore të UNESCO-s

Amerika dëbon kriminelin shqiptar, e ndalon Italia

Amerika dëbon kriminelin shqiptar, e ndalon Italia







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com