Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Drekë mbi 3 mijë euro, deputetët luks të paparë me paratë e shtetit

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Ushqim aziatik, ai i detit dhe ushqimet tradicionale kanë qenë pjesë e drekave dhe darkave zyrtare të shtruara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për tre muaj.

kuvendi kosove

Ato janë paguar nga kuleta e shtetit për disa nga restorantet luksoze në vend, ku vetëm në njërën prj tyre janë shpenzuar mbi 3 mijë euro.

Referuar raportit financiar për periudhën prill-qershor të këtij viti, të cilën e ka publikuar Kuvendi i Kosovës, ku janë treguar vendet dhe kostoja e çdo dreke që është paguar nga ky institucion, KALLXO.com ka analizuar shpenzimet dhe vendet ku kanë ngrënë deputetët me para të taksapaguesve.

Nga ky raport, KALLXO.com ka gjetur se përvec në bufenë e Kuvendit ‘Shqiponja’, ku janë shpenzuar rreth 30 mijë euro, restorantet që dominojnë në këtë listë janë: ‘Puro’, ‘N’peshk’, ‘Liburnia’, ‘Tiffany’, ‘Vela Fish’, ‘Hib Petrol’, ‘Basilico’ dhe ‘Gagi Caffe’.
Dreka më e shtrenjtë që është paguar kapë vlerën 3 mijë e 200 euro. Kjo drekë është ngrënë në restorantin “Rron” në Prishtinë.

Por, kjo nuk është hera e vetme që deputetët kanë ngrënë në këtë vend. Për vetëm dy darka zyrtare, në këtë restaurant janë shpenzuar 4 mijë e 390 euro.

Taksat e qytetarëve kosovarë janë shpenzuar më pak se në ‘Rron’, në ‘Hib Petrol’.  Vetëm një drekë që është shtruar aty, Kuvendi ka paguar 2 mijë e 960 euro. Por, ky vend është frekuentuar më shpesh. Aty ligjvënësit kanë ngrënë 6 herë, ku në total janë shpenzuar 4 mijë e 650 euro.

Drekë që e ka kaluar njëmijëshen është shtruar edhe në restorantin “Puro”. Ky biznes vetëm për një darkë të shtruar për Kuvendin e Kosovës ka fituar 1 mijë e 800 euro.
Organi vendimmarrës nuk e ka lënë anash as ushqimin aziatik si pjesë e drekave dhe darkave zyrtare, ku ka shtruar një të tillë në ‘Thai Restaurant’ me shumë prej 58 euro e 40 cent.

Përveç kësaj deputetët, po ashtu gjatë muajit prill-qershor kanë ngrënë edhe ushqime deti. Për këtë ata kanë zgjedhur si destinacion restorantin ‘Vela Fish’ dhe ‘n’Peshk’. Në arkën e ‘Vela Fish’ janë derdhur rreth 1200 euro për 7 dreka zyrtare të shtruara aty, kurse në restorantin tjetër i cili është vizituar vetëm 3 herë janë dhënë 1105 euro.
Lokacion i drekave zyrtare të përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës ka qenë edhe ‘Tiffany’, ku për tri dreka zyrtare për deputetë janë paguar 712 euro nga paratë publike.
Shuma tjetër prej 1255 eurosh është paguar për resturantin ‘Liburnia’ që ka shtruar 5 dreka brenda periudhës 3 mujore.

Ligjvënësit po ashtu kanë drekuar 3 herë edhe në restaurantin ‘Basilico’.  Shuma e derdhur në arkën e këtij restorantin nga buxheti i shtetit për deputetët është 238 euro.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po ashtu kanë ngrënë dy herë në ‘Suo’ dhe kanë shpenzuar shumë të njëjtë prej 101 euro.

Në faturat e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës ka konfiguruar edhe shuma më e ulët në këto dreka e që është 2 euro. Kjo është paguar në restaurantin ‘Soma’.

Në total janë 52 mijë e 407 euro të derdhura nga arka e shtetit për dreka dhe darka zyrtare të shpenzuar nga përfaqësuesit e popullit për tre muaj.

Në raportin e publikuar të Kuvendit të Kosovës nuk janë të detajuara se nga cilët deputetë janë shpenzuar këto para dhe se çfarë është ngrënë në to.
KALLXO.com ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të dhëna në detaje në lidhje me këtë çështje, por se këta të fundit nuk ishin të gatshëm të jepnin sqarime.

Tags: deputetëdrekëkosoveluks

TË LIDHURA

Bota

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026
Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026
Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Next Post

“S’të voton as mama jote”, Bylykbashi i përvishet Dakos: Ngeli në klasë, tani do fitojë në burg!

Eksperti gjerman jep alarmin: Anëtarësimi në BE, ja ku po gabon Shqipëria. Duhet të zgjedhë mes...

Foto/ Njeriu i besuar i Berishës, surprizon Zaganin në Zvicër







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për transmetim “live”, kamerat jashtë sallës së gjyqit

by mirseda
11:41 | 05/06/2026
0

Ka nisur seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta...

Gjyqi në themel për Metën dhe Kryemadhin, nis seanca në Gjykatën e Posaçme

11:32 | 05/06/2026

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina

11:24 | 05/06/2026

Dy vëllezërit nga Laçi paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri me plagë në këmbë nga arma …

10:54 | 05/06/2026

Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e ti Perfitoi nga AZHBR…

10:24 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com