Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Drejtori i Policisë së Shtetit zbardh takimin me ambasadorin e Katarit në Shqipëri

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në takim kortezie ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Al Marri. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u diskutua për çështjet me interes të përbashkët dhe për evidentimin e fushave në të cilat mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Ambasadori Ali Bin Hamad Al Marri shprehu gatishmërinë për të ndihmuar dhe për të mbështetur Policinë e Shtetit, jo vetëm në projektet e iniciuara më parë, por edhe duke ofruar ndihmë në fushën e krimeve kibernetike dhe ndihmë me kamera trupi dhe sisteme komunikimi me radio për punonjësit e Policisë së Shtetit, që parashikohen në projektin që Policia e Katarit do të ofrojë për Policinë e Shtetit.

Lidhur me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm, për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes palëve, ambasadori e ftoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për një vizitë zyrtare në Katar, për të biseduar me homologun e tij, për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, e siguroi ambasadorin se të gjitha projektet dhe marrëveshjet e iniciuara më parë do të finalizohen dhe bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Katarit do të thellohet më tej.

Tashmë Policia e Shtetit e ka ndryshuar metodologjinë e punës, në interes të rritjes së forcës parandaluese dhe goditëse ndaj krimeve dhe paligjshmërive.

Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira në luftën ndaj krimeve globale.

Tags: Ali Bin Hamad Al Marriambasadorin e KataritDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së ShtetitMuhamet Rrumbullaku

TË LIDHURA

Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026
Aktualitet

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Aktualitet

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026
Next Post

Zbulohet arsenal a*mësh në Tiranë

Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO jep 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit

Gjysma e simpatizantëve të Ramës të pakënaqur me qeverisjen, gjysma e opozitarëve të pafrymëzuar nga Berisha







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

by mirseda
21:16 | 06/06/2026
0

Protestave masive brenda dhe jashtë vendit i janë bashkuar për të disatën ditë radhazi edhe qytetarët e...

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com