Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Drejtësia/Xhafaj: SHBA s’kthehet pas, gati plani për prerje “kokash”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Drejtësia/Xhafaj: SHBA s’kthehet pas, gati plani për prerje “kokash”

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj teksa qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ka patur takime  të rëndësishme me personalitetet të larta. Në ditën e tretë të vizitës në Uashington, ministri Xhafaj u prit në Departmentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përgjegjës për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit, James A. Walsh.

Ministri Xhafaj e falënderoi për mbështetjen që SHBA ka dhënë për reformën në drejtësi, përmes Ambasadës amerikane në Tiranë dhe programit OPDAT të asistencës.

“Konstatoj me kënaqësi – u shpreh ministri, – se investimi juaj për këtë reformë ishte me një vlerë të veçantë. Ndërkohë që kjo reformë ka filluar tashmë të japë rezultatet e para në kuadrin e procesit të Vetting-ut, sfidë mbetet krijimi i organeve të reja të parashikuara nga kjo reformë”.

Në këtë kuadër, ai theksoi se është shumë e domosdoshme që mbështetja dhe asistenca e SHBA të vazhdojë të jetë prezente, veçanërisht përgjatë kësaj faze delikate të procesit. Në vijim, Xhafaj e njohu bashkëbiseduesin me vizionin e tij në drejtimin e MB, duke u ndalur në rolin e rëndësishëm të Policisë në mirëfunksionimin e trekëndëshit: Polici – Prokurori – Gjykatë.

Ai e njohu zotin Ëalsh me punën e nisur në funksion të reformimit të hetimit në Policinë e Shtetit, Planin e Veprimit të miratuar nga qeveria për operacionin “Forca e Ligjit”, Vetting-un në Polici, luftën kundër kultivimit të kanabisit, Policimin në Komunitet, prioritete madhore këto për Ministrinë e Brendshme.

Një sfidë tjetër, në të cilën u ndal ministri, ishte ajo që ka të bëjë me luftën kundër radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Më tej, ai u ndal në rezultatet e para të operacionit “Forca e Ligjit” si dhe nevojën për asistencë më të kualifikuar për Task Forcën Speciale, ngritur për këtë qëllim.

Në këtë kontekst, ministri Xhafaj kërkoi që asistenca amerikane në vijim të zgjerohet dhe njëherësh të orientohet edhe më mirë drejt realizimit të prioriteteteve të mësipërme.

Z.Walsh vlerësoi shumë pozitivisht progresin e bërë në procesin e reformave në Shqipëri, angazhimin e fortë të qeverisë aktuale duke theksuar se “angazhimi i SHBA nuk ka ndryshuar dhe do të vazhdojë të jetë intensiv edhe në të ardhmen”.

“Reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, strategjitë e prezantuara, partneriteti me agjencitë ligj zbatuese amerikane, janë shumë të rëndësishme për ne”, u shpreh ai. SHBA do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e reja të ngritura në kuadër të reformës në drejtësi.

Ai mbështeti vizionin e ministrit Xhafaj lidhur me reformimin e drejtësisë penale, duke shtuar se në këtë proces, duhet të përfshihet edhe sistemi i burgjeve.

“Ju keni një strategji dhe qasje të shkëlqyer sa i takon luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, integritetit të Policisë dhe Policimit në Komunitet”, u shpreh zoti Walsh.

Ai vlerësoi së tepërmi ngritjen e TFS-së dhe qasjen ndër-institucionale në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e një koordinimi më efikas midis Policisë dhe shërbimeve të inteligjencës.

Ndihmës Sekretari i Shtetit ndër të tjera theksoj se “SHBA do të punojnë nga afër me Shqipërinë në këtë proces jetik për vendin. Lufta efikase ndaj grupeve kriminale është esenciale, veçanërisht sa i takon qëndrueshmërise së rezultateve në luftën kundër kuktivimit të kanabisit për vitin në vijim. Ju do të keni gjithë mbështetjen e SHBA në përpjekjet tuaja serioze në luftën kundër krimit ndërnacional, korrupsionit, pastrimit të parave, ashtu si edhe në procesin e ngritjes së BKH dhe SPAK”.

“SHBA do të vazhdojë me vendosmëri të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE. Departmenti i Shtetit do t’ju mbështesë duke zgjeruar dhe riorientuar ndihmën e tij teknike dhe financiare, me qëllim që t’ju përgjigjet realizimit të prioriteteve tuaja me shumë rëndësi për forcimin e zbatimit të ligjit”, nënvizoi zyrtari amerikan. 

Ministri Xhafaj vlerësoi së tepërmi atmosferën miqësore në të cilën u zhvillua takimi, duke shtuar “se po përballemi me sfida të mëdha ndaj edhe mbështetja e SHBA është sa e domosdoshme në procesin e zbatimit të reformave aq edhe motivuese për të ecur përpara”. Ministri Xhafaj e ftoi zotin Walsh të vizitojë Tiranën si një mundësi për të parë nga afë progresin e bërë dhe për të diskutuar për programet e asistencës në vijim.

Tags: drejtesiakokashprerjeSHABSHBASTERHIQENXhafaj

TË LIDHURA

Situata me flakët në vend, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive, zjarre në Vlorë, Fier dhe…
Aktualitet

Situata me flakët në vend, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive, zjarre në Vlorë, Fier dhe…

21:36 | 08/08/2025
Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi
Aktualitet

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

19:24 | 08/08/2025
SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge
Aktualitet

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:37 | 08/08/2025
Next Post
Të dielën rikthehet ora verore, akrepat një orë para

Të dielën rikthehet ora verore, akrepat një orë para

Një sasi floriri 13 herë sa masa e Tokës derdhet në Rrugën e Qumështit!

Një sasi floriri 13 herë sa masa e Tokës derdhet në Rrugën e Qumështit!

Manjani shuplakë Nikollës : Prania komuniteti LGBT, skandaloze!

Manjani shuplakë Nikollës : Prania komuniteti LGBT, skandaloze!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën
Bota

Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

by mirseda
22:03 | 08/08/2025
0

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën pas vendimit të Izraelit...

Situata me flakët në vend, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive, zjarre në Vlorë, Fier dhe…

Situata me flakët në vend, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive, zjarre në Vlorë, Fier dhe…

21:36 | 08/08/2025
Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person

Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person

20:33 | 08/08/2025
Sensacioni i momentit, flet berberi që e qethi në mënyrë të veçantë Jack Kay, ‘shefin e madh të Ibizas’

Sensacioni i momentit, flet berberi që e qethi në mënyrë të veçantë Jack Kay, ‘shefin e madh të Ibizas’

19:51 | 08/08/2025
Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

19:24 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com