Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Drejtësia shqiptare duhet ta çlirojë Shqipërinë nga Ilir Meta

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tre pikëpyetjet e shkarkimit të Presidentit dhe rritja e tensionit

Nga: Mero Baze

Sot Ilir Meta është në qendër të një skandali ndërkombëtar. Gazeta më e madhe austriake, e ka akuzuar atë për kërcënim për vrasje dëshmitari, në një afer korruptive që ka lidhje me të.

Natyrisht nuk pres që në “banaqet” e darkës, dhjetëra emisione televizive që bënë seri emisionesh për një shkrim të gazetës Bild, të bëjnë sërish ndonjë emision. Nuk pres ta botojë as 90 për qind e shtypit që është në borderotë e Ilir Metës. Por po pres të kuptoj se si do sillet Prokuroria e Shqipërisë, me një rast të tillë, meqë vuan nga “mungesa e fakteve”.

E dimë që presidenti i Republikës ka imunitet, por ky imunitet zgjat dhe dy muaj. Deri atëherë, Prokuroria speciale antikorrupsion mund të vendosë kontakte me drejtësinë austriake për të marrë dëshmitë e të kërcënuarit me vdekje.

Me kaq ngadalë sa punojnë prokurorët tanë, edhe sikur Ilir Meta të ishte qytetar i lirë, atyre do t’u duhej dy muaj kohë të merrnin dikë në pyetje.

Kështu do të jenë gati që më 25 korrik, kur Ilir Meta të mos jetë më në zyrë të tij, të jetë në zyrë të tyre. Me këtë rast Prokuroria duhet të mbaj shënim dhe rrethin e influencës së Ilir Metës mbi shtypin shqiptar dhe spektrin politik.

Ata që kanë prej 2013 që akuzojnë Edi Ramën se fitoi pushtetin pas “Aleancës me qelbësirat”, që nënkuptonte marrëveshjen e 1 prillit 2013, sot janë të gjithë me “qelbësirën”, por nuk e quajnë të tillë kur ai është me Sali Berishën.

Gazeta austriake që ka botuar skandalin, është shumë e çuditur se si skandali ka tronditur më shumë Austrinë, se sa Shqipërinë. Ka më shumë komente në redaksinë e gazetës austriake, se sa në selitë e partive politike në Shqipëri apo gazetat shqiptare. Kronen Zeitung, është gazeta më e lexuar në botë sipas indeksit tirazh popullsi dhe i bie që ka lajm ka shkuar tek çdo austriak dhe tek shumë pak shqiptarë.

Dhe kjo është një shenjë e dytë edhe më e rëndë nga imuniteti që Ilir Meta ka fituar ndaj akuzave për korrupsion.

Duke qenë se herën e parë për shkak të korrupsionit të tij që u shfaq hapur në ekrane me zë dhe figurë u revoltuan mijëra njerëz dhe Sali Berisha vrau katër prej tyre për të shuar zemërimin, sot të gjithëve u duket lajm i vjetër që Ilir Meta është sërish në qendër të skandalit.

Ndoshta u duket dhe çudi se për sa pak akuzohet ketë radhë.

Kështu, meqë opinioni publik tek ne është imunizuar nga akuzat për korrupsion, meqë ndjeshmëria publike ndaj një skandali është e ulët për shkak të kontrollit që “aleanca e qelbësirave” ka mbi shtypin, atëherë presim që këtë rreth vicioz ta thyejë drejtësia.

Kur mafia është në kupolën e shtetit dhe shoqëria reagon, atëherë jemi një shoqëri në luftë me mafian. Kur krimi shfaqet në zyrën e kreut të shtetit dhe shoqëria hesht, atëherë jemi në kushtet e dorëzimit para mafies.

Drejtësia shqiptare duhet ta çlirojë Shqipërinë nga ky turp.

Tags: drejtesiailir metamero baze

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Këshilli Evropian “mbështet fuqishëm” aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Këshilli Evropian "mbështet fuqishëm" aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Meta thirrje Ramës: Le të më çojë në SPAK, asnjëherë s’i jam shmangur drejtësisë

Meta thirrje Ramës: Le të më çojë në SPAK, asnjëherë s’i jam shmangur drejtësisë

Meta i paditur para Gjykatës Kushtetuese, zbulon kush do ta përfaqësojë

Shkrimi i gazetës austriake/Meta: Janë mashtrime, do t’i padis

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Macron bën thirrje për a*mëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo l*ftë duhet të përfundojë tani!
Bota

Macron bën thirrje për a*mëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo l*ftë duhet të përfundojë tani!

by mirseda
16:27 | 11/08/2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të hënën për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Rripin...

Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen

Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen

16:16 | 11/08/2025
Policia ndalon një person për atentatin në autostradën Durrës-Tiranë

Policia ndalon një person për atentatin në autostradën Durrës-Tiranë

15:31 | 11/08/2025
U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij

U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij

14:50 | 11/08/2025
Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

Aksion në Sarandë: IMT dhe Policia Bashkiake shembin 2 ndërtime pa leje

13:22 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com