pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winnesinecasino giriştambetcashwin girişnesinecasinojojobet girişcashwinesbet girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetesbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibommatbetsuperbetinbettiltCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Drejtësia hyjnore nuk ekziston, por hakmarrja e bën njeriun të ndjehet hyjni

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Lorenc Vangjeli

Zakonisht, çfarë është e dukshme bie më pak në sy. Rezultatet e para të reformës në drejtësi nuk i kanë rënë në sy pothuaj askujt pikërisht për këtë fakt. Sepse janë shumë të dukshme. Të gjithë presin shtatorin e më tej, kur tashmë si në legjendë urbane besohet se do të ndodhin çudi për llogari të reformës.

Shumica dërmuese e shqiptarëve që janë spektatorë presin me kuriozitetin e spektatorit rezultatin e ndeshjes së reformës me mëkatarët e pandëshkuat ndonjëherë. Pa kuptuar se në emër të tyre, amerikanë dhe gjermanë kryesisht, kanë firmosur një skedinë, në të cilën shifra fituese ju jep një pushtet të ri. Pushtetin gjyqësor që nuk e kanë pasur siç duhet në 30 vjet në rastin më të mirë apo e kanë pasur të lig e armiqësor në rastin më të keq.

Eshtë një pakicë jashtëzakonisht e vogël, për të cilën është bërë vetë reforma që pret me ankth rezultatin e këtij eksperimenti unik social, të bërë në një shoqëri të vërtetë, në rrethana reale dhe me personazhe reale.

Të parët, më të parëndësishmit, janë vetë njerëzit e ish-sistemit. Askush nuk e thotë që me pahir, ku me të drejtë dhe ku me perceptim, ku me një standart, e më rrallë me një standart tjetër, rreth 110 gjykatës e prokurorë të niveleve më të larta janë rrëzuar nga Vetting-u. Eshtë shkrirë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë dhe njerëzit që dikur ishin më të mbrojtur ligjërisht edhe se vetë Presidenti i Republikës, sot janë të trembur edhe në shtëpitë e tyre.

Nëse largimi i tyre do të ishte hakmarrje për padrejtësinë që ata simbolizonin, kjo do të ishte vetëm një pjesë e segmentit të dëshiruar. Por shqiptarët nuk kanë nevojë për reformën si një manual të shkruar në libër. Ata kanë nevojë për produktin. Për momentin kanë mësuar se çfarë u ka mohuar drejtësia e vjetër dhe presin të verifikojnë se çfarë do t’u pohojë nesër drejtësia e re.

Kjo e nesërme ka të bëjë me fatin e një pakice tjetër. Shumë më të vogël. Jo më shumë se një polifoto shkolle të mesme. Ata janë njerëzit e pushtetshëm të këtij vendi. Vendimmarrësit në vite. Njerëz që kanë krijuar tashmë një kastë, një klub të mbyllur ku luajnë me rregulla të tjera, jetojnë në realitete të tjera, diktojnë me vullnetin e tyre mbi vullnete të tjera dhe nuk i nënshtrohen vullnetit të qytetarit. Demokracia nuk ka mjet tjetër për të ndikuar në klasën politike përveç votës, por sa kohë që dhe vota është produkt i dëshirave të tyre, atëherë mbetet të pritet që reforma në drejtësi, si efekt anësor të saj, të shndërrohet në shkopin që do të luajë vallen në këtë klub eskluziv. Duke ndëshkuar. Duke afruar hakmarjen si një mjet për të ndruar kastat dhe për të ushqyer publikun me kurbanë, si romakët dikur spektatorët në Koloseum.

Në fakt është e pamendueshme që t’i shpjegohet një amerikani apo një gjermani të sotëm se shumë prej këtyre njerëzve që janë target i reformës, kanë hyrë në politikë që në kohën e presidencës së George H. W. Bush, i Vjetri, kanë vijuar me presidencën Clinton dy herë, George Bush i Riu dy herë të tjera, Obama gjithashtu dy herë dhe Trump njëherë deri më tani. Lindje hesapi dhe ndaj me këtë vend po bëhen hesapet ndryshe. Çfarë nuk ndryshon vota, do të godasë reforma.

Muhabet hesapesh do të kenë me shumë gjasë edhe ca tipa që e kanë bërë Shqipërinë më të vogël. Ca ish-kryetarë bashkish jetëgjatë që kanë dhënë leje kriminale rrotull Tiranës së Vjetër, në plazhe dhe në prona publike. Ca vampirë të veckël lokalë me barqe të mëdha dhe me dhjetëra miliona të grabitura në kurriz të asaj që Shqipëria e ka më të paktën, tokën duke e bërë vendin një kapanon gjumi të shëmtuar. Mbas tyre edhe ca të tjerë që paguhen nga politika dhe paguajnë politikën. Ata që kanë lindur dhe jetojnë në simbiozën e frikshme mes politikës së medemek demokracisë shqiptare dhe me nder kapitalizmit shqiptar, do të provojnë me gjasë shijen e supës së burgut. Dikur edhe Sudja dukej zonjë dhe Vehbiu me Xhaferrin ngjanin gjeni të genit sipërmarës shqiptar, por ata ranë si për të thënë se sa më lart të të ngjitë mashtrimi, aq më i hidhur rrëzimi.

Drejtësia absolute nuk ekziston. Ka disa shkallë të drejtësisë dhe tek ajo e epërmja që tenton të  bëjë njeriu, por që është vetëm punë e perëndisë, mund të shkohet edhe me padrejtësi relative. Drejtësia hyjnore ekziston vetëm në Librat e Shenjtë dhe në përpjekje për të vendosur drejtësinë e munguar prej dekadash për mëkatarët lokalë, do të ketë edhe shumë padrejtësi.   Fundja gjithçka është edhe një eksperiment social me personazhe realë dhe situata reale dhe në një shoqëri realisht të mpirë. Kaq duhet për të kuptuar se në vjeshtë piqen frutat, por duke nisur nga ky shtator në Tiranë do të piqen dhe shkopinjtë e reformës në drejtësi. Cilët do të goditen të parët? Secili nga mëkatarët e njeh shkopin e tij dhe nuk do të habitet për çfarë do të ndodhë as qytetari spektator dhe as shkopngrënësi i radhës. Kur të ndodhë, nuk do të habitet askush. Do t’i duket se ka provuar lumturinë e rivendosjes së drejtësisë, por në thelb do të duartrokasë cirkun e hakmarrjes vetjake sipas parimit të hershëm: unë nuk dua asgjë, por meri gjithçka fqinjit tim të lumtur!

 

Tags: lorenc vangjelireforma ne drejtesi

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Konstituimi i Këshillit Bashkiak/ PD-Ramës: Mos e kthe Shkodrën në fushëbetejë

Arrihet marrëveshja, Balotelli zgjedh skuadrën ku do të vazhdojë karrierën

Rama citon Petrit Malajn: Duhet një teatër i ri bashkëkohor







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com