Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Drejt zgjidhjes njëherë e mirë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Drejt zgjidhjes njëherë e mirë

Nga: Preç Zogaj

Kriza shqiptare vazhdon të zhvillohet në një spirale, ku të gjithë aktorët që e formojnë, ose kanë një rol në zgjidhjen e saj, po vazhdojnë përpara në rrugët respektive.

“Asnjë hap pas” është slogani i PD-së, LSI-së dhe disa partive të tjera të vogla të koalicionit opozitar. Do të thotë se këto parti do të vazhdojnë me protesta në rrugë dhe nuk do të marrin pjesë në zgjedhje në asnjë datë, vendore apo parlamentare qofshin, pa u larguar Edi Rama nga drejtimi i qeverisë dhe pa parë të shkojnë në burg ministrat dhe zyrtarët e Partisë Socialiste të akuzuar prej tyre si protagonistë të shitblerjes së votave në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës në vitin 2016 dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Në vartësi të zhvillimeve ata mund të shtojnë kushte të tjera për rikthimin e tyre në sistem dhe në zgjedhje.

“Asnjë hap pas” edhe shumica në qeveri. Nuk e thotë me fjalë, siç bën opozita, por ka vepruar e vepron në bazë të këtij slogani. Shumica shkoi në takimin elektoral të 30 qershorit, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës kryesore dhe shfuqizimit të kësaj date nga Presidenti Ilir Meta. Të njëjtën gjë po bën me marrjen e bashkive, me procedurën për shkarkimin e Metës. Ka plot njerëz që vazhdojmë t’i shohim si paralajmërime për të qenë brenda kësaj lëvizjeje, duke shkuar me mendimin se në momentin e fundit shumica do të tërhiqet. Në fakt, nuk duket se është kështu. Edhe aksioni qeveritar zhvillohet në perpetum mobile-n e krizës. Në këtë qëndrim qeverisë i ka ardhur për shtat kundërshtimi stoik nga opozita i çdo date zgjedhjesh me kryeministër zotin Rama, gjë që de facto e shndërroi datën e re të Presidentit Meta në datë të zgjatjes së ngërçit zgjedhor dhe jo të zgjidhjes së tij. Por e ka ndihmuar edhe vetë Presidenti me ndërhyrjet e tij të vonuara dhe me nijetin e tij për t’i bërë gjërat të vështira apo të pamundura.

Në të njëjtën kurdisje, partnerët perëndimorë, si pjesë e trepolaritetit të politikës shqiptare, por më decizionistë se në vitet e shkuara, po çojnë përpara agjendën e tyre në Shqipëri, ku spikat si prioritet reforma në drejtësi. Zhvillimet kanë treguar qartë se SHBA-ja dhe BE-ja kanë leximin e tyre për krizën dhe për vakumin institucional ku po ushqehet aktualisht kriza, siç është për shembull mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese; se nuk duken të befasuar, për të mos thënë mund t’i kenë parashikuar shpërthimet nga belaja të politikanëve të ndryshëm shqiptarë në epilogun e tranzicionit tonë të zgjatur; se zgjidhjen e shohin te ngritja dhe fillimi sa më shpejt nga puna të institucioneve të drejtësisë së re; se gjithçka tjetër që zhurmon, devijon, shoqëron, i mbivendoset apo i nënvendoset prioritetit të tyre, e madhe apo e vogël qoftë, në rastin më të mirë mbahet shënim për t’u trajtuar nesër-pasnesër. Kjo është arsyeja që ata janë të prerë në promovimin e ligjshmërisë dhe dekurajimin e marrëveshjeve të tipit të vjetër, që do t’u zgjasnin jetën pazareve politike dhe tranzicionit.

Zhvillime të tjera, që kanë lidhje me krizën, janë në të njëjtin marshim pa ndalim përpara. “Asnjë hap prapa” edhe reforma në drejtësi.

Kush ndalon humbet – është ky mendimi që mban në revan forcat antagoniste të krizës. Duket sikur në fund të rrugës fituesit nuk i përcakton renditja në vijën e finishit, por thjesht mbërritja. A thua se kush arrin shpëton, vazhdon. Ndaj është shumë e veçantë dhe me pak shanse për zgjidhje të ndërmjetme si betejë.

“Vija e mbërritjes” për këtë lloj krize është pak a shumë marrja në shqyrtim nga institucionet e drejtësisë së re e çështjeve më të nxehta të konfliktit politik; është dalje me vendime të formës së prerë për këto çështje. Gjykata Kushtetuese do të japë përgjigje përfundimtare për dekretet e Presidentit Meta. Partitë në Shqipëri mund të mos bien dakord kurrë, por vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë pranuar si të paapelueshme prej tyre. Kjo do të thotë se vendimi për dekretet, qoftë pro tyre, qoftë kundër tyre, do të heqë nga fusha e lojës, sot dhe përgjithmonë, një gjenerues të krizës. SPAK do të duhet të merret patjetër me përgjimet e dosjeve “184” dhe “399”, duke qenë se në to janë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë. SHBA-ja ka thënë se këto përgjime janë një çështje shumë serioze dhe do ta mbështesin hetimin e tyre. Zbardhja në rrugë gjyqësore e këtyre dosjeve do të mbyllë një tjetër burim ku merr karburant kriza politike. Dënimi i fajtorëve do të ndikojë kthimin e opozitës në sistem.

SPAK dhe Gjykata Speciale do të hetojnë e gjykojnë figura të larta politike, zyrtarë të lartë e shumë të lartë ndër vite dhe sot e kësaj dite. Ka njerëz që nuk e besojnë këtë. Por kjo nuk është më çështje besimi. Hetimet do të bëhen. Fajin do ta vendosin provat dhe gjykata. Përndryshe pse do të bëhej kjo reformë, pse do të investoheshin kaq shumë partnerët tanë? Për ta lënë siç ka qenë? S’bëhet fjalë. Hetimet dhe gjykimet në sferat e larta do të sjellin në panoramën politike të vendit ndryshime që nuk i marrim dot me mend. Shumë raporte që mbajnë në gjendjen e riciklimit të vazhdueshëm konfliktin dhe korrupsionin do të shemben, partia dhe lidershipi i tyre do të vendosen në koordinata të tjera të vlerave dhe ligjit, asgjë s’do të mund të vazhdojë si deri tani. Në të vërtetë veprimi “asnjë hap prapa” i drejtësisë është premisa numër një për kapërcimin e krizës ku është mbërthyer sot vendi. Në këto kushte partitë do të vihen në sprovën e kapjes së momentit dhe konceptimit të së ardhmes së re.

Ka shumë gjasa që në PS e gjitha kjo të përkthehet si një nxitje apo nxitim për të nxjerrë pasuesin e Edi Ramës. Madje shenjat janë dhënë që tani. Situata në opozitë është ndryshe. Ajo shpreson se do të ketë një raport përfundimtar negativ për zgjedhjet e 30 qershorit nga OSBE/ODIHR. Asaj i intereson shumë hetimi i zyrtarëve socialistë të përgjuar si të përfshirë në skemat e shitblerjes së votave, por e sheh edhe si një thikë me dy presa këtë proces.

Aktualisht Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit u duhet të mbrojnë vendimin e tyre të djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Në perspektivën e shpërthimit të afërt të historisë që kemi jetuar e po jetojmë prej shumë vitesh e gjitha kjo do të duket e tejkaluar dhe humbje e kotë kohe. Opozita do të duhet të mendojë kthimin në sistem përmes zgjedhjeve. Ky do të jetë i vetmi hap pas i saj në raport me çfarë thotë sot, por do të jetë realisht një hap përpara drejt ardhjes në pushtet pa asnjë pazar, duke bërë pjesën e saj për arritjen e marrëveshjeve të domosdoshme për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për reformën zgjedhore.

30 qershori prodhoi një të dhënë shumë domethënëse në favor të pjesëmarrjes së opozitës në garë. Zgjedhësit aktivë që bojkotuan në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë treguan se janë gjithmonë më të fortë se pushteti, se nuk merren zvarrë e nuk tremben nga njerëzit e saj apo kriminelët e saj, siç trajtohen rëndom në disa ligjërime politike opozitare.

Këta qytetarë votuan hapur përmes bojkotit, që është diçka më e fortë se të votosh në dhomën e fshehtë. Shifrat tregojnë se ata janë më shumë se ata që votuan për kandidatët e PS-së më 30 qershor. Nuk llogaris këtu rreth 40 për qind të votuesve jashtë shtetit që nuk votojnë kurrë dhe as 10-13 për qind që janë abstenues kronikë brenda vendit. Llogaris abstenuesit aktivë që iu përgjigjën thirrjes së opozitës. Këta dalin më shumë se ata që shkuan. Ata janë një thirrje për të shkuar e për të fituar në zgjedhje. Në fund të fundit çdo zgjidhje do të vijë përmes votës. Dhe zgjidhja njëherë e mirë e krizës që po jetojmë do të vijë përmes votës. Dhe votë quhet ajo që ka hyrë në kuti dhe numërohet si e tillë./Gazeta Liberale

 

Tags: Gjykata Kushtetuesekriza politikeMeta

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Dy “djem rusë” me telefonatat e tyre trazojnë politikën edhe në Ballkan

Dy "djem rusë" me telefonatat e tyre trazojnë politikën edhe në Ballkan

Meta vlerësohet me çmimin “Luani i Artë” për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik

Meta vlerësohet me çmimin “Luani i Artë" për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik

“Volta vult velt”

“Volta vult velt”







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com