E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

“Drafti i PS për listat nuk do miratohet“, Patozi shprehet lidhur me koalicionin e mundshëm me PD

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Astrit Patozi, drejtuesi i Bindjes Demokratike, është shprehur lidhur me draftin që PS paraqiti për hapjen e listave, që kundërshtohet nga opozita brenda dhe jashtë parlamentit.

Varianti Gjiknuri që është paraqitur nuk do të miratohet ashtu, do të ndryshojë, pragu po e po por edhe cështja e listave, sepse është maskaradë, skandaloze. Kurrë, kurrë. Fakti që ata u tërhoqën dhe nuk pati parlament sot dhe morën kohë nuk ishin të sigurt që ta bënin sikur e nisën” tha ai në studion e Abc News.

BD në parlament ka një deputet, Andi Përmetin, por cili është kushti që partia ka për listat?

I vetmi kusht i joni është që lista të jetë e hapur realisht dhe ne kemi një draft të dorëzuar në parlament nga zoti Përmeti, që është një draft kompromisi. Që, sot që po flasim PS-ja thotë që listat t’i mbajmë të mbyllura dhe koalicionet të mos ekzistojnë më. PD-ja thotë që lista të hapet 100% por koalicionet të mbesin sikur janë, kjo është pak hipokrite, por nëse hapen listat, çështjen e koalicioneve ta zgjidhin si të duan. Te hapja e listave opozita është e gjitha në unison.

Për hapjen e listave ka tre rrugë, më e mira është hapja 100% dhe mbyllet historia, por meqë është më larg variantit Gjiknuri, kemi propozuar një zgjidhje që është në mes, që nëse një parti do, ta mbajë mbyllur deri në 30%, pasi Kushtetuta thotë se jo më pak se 30% detyruese. Ky është drafti ynë. Dhe ne i hapim 100% listat”.

Patozi e cilëson pa sens çështjen e pragut. “Pragu do të ulet se nuk ka sens, madje nuk duhet të ekzistonte fare. Është i padiskutueshëm që do të ulet. Ose pragu zhduket fare që të mos ekzistojë, ne e kemi një prag për sa kohë e kemi sistemin rajonal proporcional. Kjo është e papranueshme nuk ka për të ndodhur”.

Patozi është kundër PD-së që kërkon që cështja të dërgohet për ekspertizë te ODIHR. “Ky është një problem tipik shqiptar, jo i OSBE-së dhe duhet ta zgjidhim ne. ODHIR ka 30 vite në Shqipëri ka vetëm një rekomandim depolitizimin e komisioneve dhe këtë nuk e bënë. OSBE-ODHIR dhe Venecia përdoren në Shqipëri për ta çuar cështjen në kalendat greke. Mundësisht brenda kësaj jave duhet t’i japin drejtim”.

Në këtë debat, Patozi thotë se PD-ja është një hap përpara PS-së. “PS është e vendosur që të mos e ndryshojë çështjen e koalicioneve sepse qëllimi ka qenë që të mos ekzistonin. PS-ja dhe PD-ja janë të dyja njëlloj të interesuara dhe shpirtërisht të kënaqura me marrëveshjen e 5 Qershorit. Ashtu e duan Shqipërinë të dyja. PS-ja përtej 5 qershorit futi edhe këtë thikën e listave.

PS-ja tani është një hap pas PD-së. Sot PD-ja është një hap para PS-së në funksion të interesit publik në raport me zgjedhjet. Sepse është deklaruar zyrtarisht se është për hapjen 100% të listave, por duke ruajtur koalicionet sikur ishin. Të dyja për mua këto nuk qëndrojnë. Intuita më thotë se do të ketë një zgjidhje dhe kam frikë se edhe kjo zvarritje është e qëllimshme dhe për këtë janë të interesuara të dyja palët. PS-ja do ta shtyjë sa më shumë që publiku të vihet para faktit të kryer”.

Po aleatëve të PD-së cfarë u intereson? “Aleatëve u intereson që lista të jetë e mbyllur dhe me të drejtë sepse duan të jenë të mbrojtur në listën e Bashës, se kanë sakrifikuar kanë lënë partitë e veta, nuk kanë konkurruar në zgjedhjet e kaluara, në lokalet nuk morën pjesë, kanë shkrirë gjithçka kishin dhe tani është koha që Basha t’ua njohë”.

Megjithatë ai ka një kërkesë për Edi Ramën. “PD-së i intereson që Ramës ti marrë koka erë dhe ta mbajë sikur e ka draftin Gjiknuri. Çfarë fiton PD? E para lista është e mbyllur, edhe aleatëve u intereson, por fiton dicka tjetër, e ka bërë kundërshtari, madje duke e treguar me gisht kundërshtarin si delen e zezë dhe ai është delja e zezë po e bëri. Rama duhet të zgjedhë nëse do të jetë delja e zezë”.

Por nëse ka një ftesë nga PD-ja për koalicion si do i përgjigjet ish-nënkryetari i kësaj partie? “As ka për të bërë propozim, ata duan rrotacionin, që Shqipëria të mos ndryshojë, nëse ata ndryshojnë, edhe ne mund të shikojmë se në politikë nuk ka vendime të formës së prerë asnjëherë. Duhet te ketë një front tjetër kundër këtyre, Shqipëria do të ketë një alternativë të re nga dy partitë”.

Indiciet për këtë alternativë, ai i tregoi kur pranoi se mund të bëjë koalicion me partinë e Myslym Murrizit, ndërsa la të hapur rrugën edhe për forcën e Rudina Hajdarit. “Ende nuk e dimë kush do të jenë në fushën e lojës, pasi do të ketë lojtarë të rinj. Murrizi është partner shumë i pranueshëm, është natyral“.

Lidhur me Rudina Hajdarin ai është shprehur: “Ne bashkëpunojmë me cdo kënd, cdo parti, forcë politike, lëvizje, edhe shoqërinë civile, edhe personazhe publikë, apo individë, nuk bëjmë koalicionet me forcat e vjetra politike, që njëra do të ruajë stanacionin tjetër thotë rëndësi ka vetëm rrotacioni”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...