Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dosja nesër në KLD/Kush është gjyqtari që do përballet me ish-kolegët. Mbrohet nga avokati i njohur

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Dosja nesër në KLD/Kush është gjyqtari që do përballet me ish-kolegët. Mbrohet nga avokati i njohur

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet ditën e nesërme për të shqyrtuar dosjen e gjyqtarit Shkëlqim Miri. KLD pritet të vendosë mbi pezullimin ose jo të gjyqtarit Miri.

Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërsa u ndalua nga policia pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij mbrëmjen e 9 nëntorit, ku u gjet një shumë e madhe parash prej 34 milionë lekë.

Ndalimi i gjyqtarit Miri nga policia u bë me urdhër të Prokurorisë, ndërsa tashmë pritet që ai të përballet me drejtësinë.

Por  kush është Shkëlqim Miri?

Shkëlqim Miri ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës që nga viti 2010, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010). Një nga çështjet më të rëndësishme që ka kaluar në gjykimin e Shkëlqim Mirit ka qenë dosja e Gërdecit, ku ai ka qenë pjesë e një prej proceseve gjyqësore.

Prokuroria e Përgjithshme e hetonte Mirin prej gati një viti, me dyshimet se ishte korruptuar nga Gentian Doda. Hetuesit dyshonin se Doda pagoi 20 mijë euro për gjykatësin në këmbim, lirisë. Gjykatësi ndryshoi kualifikimin e vrasjes së ndodhur në Burrel, në vitin 1997. Ekzekutimi i Gazmir Dedjes u ndryshua nga vrasje, në plagosje e rëndë me dashje.

Akuzat ndaj tij

Gjyqtari u ndalua nga policia, pasi iu gjet shuma e parave në shtëpinë e tij. Një nga akuzat që mund të ngrihet për gjyqtarin është ajo e fshehjes së të ardhurave, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Gentian Doda ka qenë i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Doda njihej si “kundërshtar” i familjes ‘Dedja’, një konflikt i njohur në Burrel mes dy familjeve.

Doda rrezikonte 20 vite burg për vrasjen e Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka, në tetor të vitit 1997.

Autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Përpasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera.

Ditën e ngjarjes së vitit 1997, autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik, duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidentalisht Asllan Gjoka. I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’u tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën.

Mbrohet nga Ardian Visha

Ardian Visha është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1992. Ka ndjekur një sërë kualifikimesh duke marrë pjesë në trajnime të ndryshme në Londër, College of Laë ( 1995-1996) dhe në Gjenevë në vitin 1992. Ka shërbyer si Prokuror pranë Gjykatës së Lartë për dhjetë vjet, në periudhën 1998 – 2008. Në të njëjtën kohë, ka qenë Drejtor i Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe zëdhënës i këtij institucioni. Ka shërbyer si Inspektor Ligjshmërie në Gjykatën e Lartë (1993 – 1994), Ekspert Ligjor në Ministrinë e Punëve të Jashtme (1992 – 1993). Është ftuar si pedagog në një sërë universitetesh brenda dhe jashtë vendit. Ka marrë pjesë si ekspert në disa grupe pune për hartimin e ligjeve të ndryshme në vend.

Ndërsa mësohet se Visha ka qenë edhe avokati mbrojtës i Almir Rrapo, një prej këshilltarëve të ish- ministrit të Jashtëm i cili u dënua me mbi gjashtë vjet burg në Shtetet e Bashkuara, “për krimet e tmerrshme” i lidhur me një bande të trafikut të drogës në “Staten Island”, në pjesën jugperëndimore të New York.

Por një tjetër person që është mbrojtur nga Visha, ka të bëjë me Ballist Morinën. 

Çfarë ka thënë avokati i Shkëlqim Mirit?

Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për arrest me burg ndaj gjyqtarit Shkëlqim miri, ka folur  avokati i tij, Ardian Visha.

Visha ka zbuluar fakte të reja dhe informacione në lidhje me çështjen për të cilën akuzohet klienti i tij por edhe për shumën e parave të gjetur në banesë.

Ai tha se gjyqtari është diagnostikuar në atë periudhë në Gjermani ku ka mësuar se vuante nga një tumor në kokë, për këtë arsye i janë nevojitur një shumë parash për ndërhyrje kirurgjikale, dhe të afërm të tij e kanë ndihmuar të grumbullojë shumën e nevojshme.

“Shuma e konsiderueshme është relative në kohën e kapitalizmit, ky gjyqtar ka 25 vjet që punon me një rrogë të konsiderueshme, bashkëshortja e tij punon. Ka një problematikë madhore shëndetësore , është ekzaminuar në mars dhe konkretisht në ditët që është pretenduar marrja e njerëzve të afërt të njerëzve të gjakut të tij, dhe është konfirmuar në fund të majit në Gjermani  se ky gjyqtar vuan nga tumori në kokë. Nuk është paraja e tij e gjitha.

 Një pjesë ishin të tijat ndërsa të tjerat ishin pjesë e një marrëveshje kontraktuale me një familjarë. Parat do të përdoreshin për kurimin e tij.  Po të kishte prova për arrestim ta bënin para kontrollit të banesës ose paralelisht, jo kështu. Para së gjithash kërkonim nga prokuroria të mbështeste në prova qëndrimin e saj e të interpretoi pse kontroll banese në nëntor për një ngjarje të ndodhur në maj? Parat e gjetura janë të familjarëve të gjyqtarit. Veprimi është i ligjshëm,” tha Visha.

Tags: avokatidosjaështëgjyqtariish-kolegëtKLDkushmbrohetNesernjohurpërballet

TË LIDHURA

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo
Shqipëria

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo

22:08 | 28/08/2025
U përplasën në Tunelin e Llogarasë, ja si u dëmtuan “Mitsubishi”, “Audi” dhe “Volvo” (FOTO)
Aktualitet

U përplasën në Tunelin e Llogarasë, ja si u dëmtuan “Mitsubishi”, “Audi” dhe “Volvo” (FOTO)

21:33 | 28/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

DETAJET E REJA nga ngjarja në Shkodër, zbulohet shkaku i konfliktit 10-vjeçar

21:26 | 28/08/2025
Next Post
Daut Gumeni, ikonë e qëndresës antikomuniste, kalon me sukses operacionin

Daut Gumeni, ikonë e qëndresës antikomuniste, kalon me sukses operacionin

BB paralajmëron: Rritja ekonomike e Shqipërisë do të ngadalësohet

BB paralajmëron: Rritja ekonomike e Shqipërisë do të ngadalësohet

Konflikti mes familjeve Tafa e Mamli, zbardhet kërkesa e Prokurorisë për vëllezërit

Konflikti mes familjeve Tafa e Mamli, zbardhet kërkesa e Prokurorisë për vëllezërit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Rama paralajmëron masa për varrezat e makinave: Do t’i zhdukim

Rama paralajmëron masa për varrezat e makinave: Do t’i zhdukim

11:41 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Hakmerret shpejt Ukraina, godet logjistikën hekurudhore ruse
Bota

Hakmerret shpejt Ukraina, godet logjistikën hekurudhore ruse

by mirseda
22:45 | 28/08/2025
0

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar...

“Ke bërë vërtet një gabim të madh mbrëmë”, ja çfarë i shkruante piloti kroat i KFOR-it të dashurës së tij serbe

“Ke bërë vërtet një gabim të madh mbrëmë”, ja çfarë i shkruante piloti kroat i KFOR-it të dashurës së tij serbe

22:35 | 28/08/2025
Ndeshjet e play-off, dy ekipe shqiptare në grupet e Conference League

Ndeshjet e play-off, dy ekipe shqiptare në grupet e Conference League

22:26 | 28/08/2025
Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo

22:08 | 28/08/2025
Sulmet ruse në Kiev me 21 viktima, reagon kreu i NATO-s, Rutte: Jemi të tronditur, Putini është gati të vazhdojë luftën

Sulmet ruse në Kiev me 21 viktima, reagon kreu i NATO-s, Rutte: Jemi të tronditur, Putini është gati të vazhdojë luftën

21:57 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com