Është dorëhequr nga posti ditën e sotme Rudina Degjoni, drejtoresha e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së saj, por postin e drejtores së FSDKSH do ta zërë Elisa Berziu, e cila ka mbajtur postin e Koordinatores së Platformës së Bashkëqeverisjes në Kryeministri.