E mërkurë, 16 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Dy marioneta në fushatën e Trump

Më të lexuarat

VIDEO/ Shpërthimi në qendër të Tiranës, dyshohet për viktima

Publikohen pamje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në kryeqytet, ku një makine iu vendos tritol. Bëhet me dije se ngjarja...

Kush është Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit që do të zëvendësojë Shahinin

Evis Kushi është prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, si ministrja e re e Arsimit në vend. Deputetja e PS-së në Elbasan do...

FOTO/ I vendoset tritol një automjeti në kryeqytet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, teksa një makine i është vendosur tritol. Ngjarja në fjalë është regjistruar në zonën...

Publikohet bilanci/ Si paraqitet situata nga pandemia në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me COVID-19 e kanë...

Skandali me plagjiaturat/ Ministrja e re e Arsimit, bashkautore me artikull shkencor 70% të kopjuar

Rama i ka dhënë lamtumirën ministres së Arsimit, Besa Shahini. Duket se sesioni i ri parlamentar dhe politik, i ka hapur rrugë ndryshimeve në...

Mina me telekomandë në qendër të Tiranës/Preng Gjini jetonte i fshehur, makinën e kishte të kushëririt

Shënjestra e atentatit të ndodhur dje në Tiranë, Preng Gjini, ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën dhe ndodhet në Spitalin e Traumës ku...

“Kokë më kokë me Mitsotakis”/ Rama bën tjetër lëvizje të rëndësishme, ja çfarë do të ndodhë në orën 21:00

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një darkë punë me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, sot në orën 21:00. Sipas mediave greke, kreu i...

Rama prezanton ministren e re të Arsimit: Keqardhje për ikjen e Shahinit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ministren e re të Arsimit në vend. Gjatë një takimi me ministren në largim Besa Shahini, Rama shprehu keqardhjen...

Dalin pamjet e 51-vjeçarit pas atentatit, drejtori i spitalit të Traumës: Ka plagë të shumta në gjymtyrë

Shënjestra e atentatit të sotëm, Preng Gjini, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Drejtori i Spitalit të Traumës,...

‘Paskam qenë aq gabim sa s’ka!’/ I zuri vendin Besa Shahinit, Evis Kushi flet pas marrjes së postit

Një ditë më parë, kreu i qeverisë i dorëzoi deputetes së PS, Evis Kushit, postin e ministres së Arsimit, një detyrë që e ka...

Nga Andi Bushati

Që kur në skenën diplomatike të Ballkanit ka hyrë një diplomat kaubojs si Riçard Grenell, opinioni Shqiptar është ndarë më dysh.

Nga njëra anë u renditën ata që Amerikës i besojnë më shumë se nënës që i ka pjellë apo se zotit që i falen, duke pretenduar se rinisja e bisedimeve Kosovë- Serbi do të përfundonte me një marrëveshje që do të prodhonte njohje reciproke mes dy vendeve.

Nga tjetra ishte ai grupim që e shihnin negociatorin që përdorte çizmen para arsyes si një agjent që kërkonte ti shërbente vetëm fushatës elektorale të padronit të vet. Këta të dytët trembeshin se për këtë qëllim, me të njëjtën moskokçarje që la në baltë kurdët e Sirisë, administrata Trump mund të rihapte edhe idenë e Thaçit dhe Vuçiçit si një zgjidhje me këmbim popullsise dhe territoresh.

Fati e deshi, po aq sa rezistenca brenda shqiptarëve dhe kundërshtimi i prerë i Gjermanisë, që kjo zgjidhje mos shtrohej në tryezë.

Por, ama, një gjë u vërtetua qartësisht përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë: Aleksandar Vuçiç dhe Avdullah Hoti u përdorën si pupacë në teatrin e kukullave të Trump. Dhe këtë nuk e vërteton vetëm një foto, që po bën xhiron e botës, ku presidenti serb qëndron si çirak përballë ustait në zyrën ovale.

Ka më shumë sesa një element që dëshmon se takimi i Uashingronit ishte një përpjekje për ti veshur një aurelolë ndërkombëtare presidentit të gremisur keq në sondazhe, dhe që ka dështuar në të gjitha nismat grandioze të politikës së jashtme, sesa për të zgjidhur ndonjë problem real mes Kosovës dhe Serbisë.

Askush nuk është në gjendje të kuptojë se pse duhej futur mes dy shteteve Ballkanikë patatja e nxehtë e zhvendosjes së ambasadave respektive në Jeruzalem, e cila është pjesë e një plani tejet të kontestuar të hartuar nga dhëndri i Trumpit, Kushner dhe i cili nuk përkrahet as nga demokratët amerikanë dhe as nga europianët.

Askush nuk mund të gjejë ndonjë lidhje mes shtyrjes përpara të procesit të afrimit mes Serbisë dhe Kosovës detyrimi që atyre iu bë për të mos përdorur në rrjetin e tyre 5G, apo në aeroporte, teknologjinë kineze. Kjo pjesë e një beteje që dy gjigandët ekonomikë po zhvillojnë me njëri tjetrin, mund të vlejë për ti dëshmuar zgjedhësve amerikanë se autori i slloganit “America first” nuk i ka tradhëtuar, por ajo nuk i ndihmon aspak afrimit të Prishtinës me Beogradin.

Në të gjithë këtë komedi paraelektorale ka dhe një debat tejet qesharak, që e mvesh delegacionin shqiptar me të njëjtat ngjyra humoristike si ato të dërgatave që ia behën në konferencën e paqes në Versajë, një shekull më parë. Në vend që të shkonin në Shtëpinë e Bardhë për të arritur një sukses diplomatik, shqiptarët përpak rrëzuan edhe qeverinë e koalicionit shatra patra që krijuan me aq mundim. Shkak për këtë u bë ajo pikë e dokumentit që fliste për shfrytëzimin e liqenit të Ujmanit, i cili duhej përdorur njësoj si nga Kosova edhe nga Serbia. Ramush Haredinaj që kishte dy antarë kabineti në delegacion e kundërshtoi atë duke lënë vetëm dy alternativa: ose prishjen e parodisë të inskenuar për fushatën elektorale amerikane, ose shpënien e Kosovës në zgjedhje si pasojë e prishjes së koalicionit.

Lexo edhe :   Besa e tradhtuar
Lexo edhe :   Besa e tradhtuar

Mjafton ky episod, sa qesharak aq edhe turpërues, për të kuptuar se së paku, pala shqiptare as nuk e dinte se çfarë letrash do ti viheshin përpara. Përndryshe as Ramush Haradinaj nuk do të reagonte në minutat e fundit, as partnerët e tij nuk do të silleshin si të surprizuar nga ky kundërshtim.

Në çdo marrëveshje serioze dhe normale do duhej që drafti i saj të ishte i njohur nga të gjithë, që së paku anëtarët e qeverisë të kishin rënë dakord me të dhe pastaj të zhvillohej ceremonia. Por me sa duket kryeministrin Hoti, që para takimit fliste për njohje reciproke, bashkë me ata që i shkonin nga pas, i kanë shpënë mish për top në Uashington, pa i informuar as për dokumentat që do i vinin përpara.

E pra, ajo që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, ku të tre protagonistët nuk nënshkruan asnjë copë letër të tre sëbashku, nuk është një fazë e re e historisë së dashurisë që Amerika i dhuron pa kursim Kosovës. Më tepër, ajo i ngjan fabulës së atij që kërkon haraç për nderin e dikurshëm. Këtë herë ishte Kosova ajo që u përdor për hir të interesave elektorale amerikane. Dhe ndoshta pikërisht për këtë, në kohën e kulmit të pandemisë, një diplomati kaubojs si Grenelli, iu desh për kryeministër dikush që është i gatshëm të firmosë edhe pa i lexuar letrat.

Takimi i Uashingtonit ishte prova e fundit se qeveria Hoti e ka merituar plotësisht emërtimin që i kanë vënë kundërshtarët e saj. Ai gjithashtu i dha të drejtë të gjithë atyre që vazhdojnë të pretendojnë se doktrina diplomatike e një shteti serioz nuk mund të jetë vetëm: “i besojmë symbyllur Amerikës”./Lapsi.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në qytetin e Durrësit. Nuk dihen ende detaje, ndërsa policia është nisur drejt vendngjarjes. Vijon...

Takimi Rama-Mitsotakis/ Italia mund të jetë palë e tretë në dialog

Dalin në dritë detaje të reja nga takimi i zhvilluar dje mes Edi Ramës dhe kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Korrespodenti i Top Channel në Athinë,...

Gjirokastër/ Zbulohen parcela gjigante me kanabis, të përfshirë edhe efektivë policie

Policia e Shtetit ka gjetur parcela të mëdha të mbjella me kanabis dhe ka asgjësuar rreth 1000 bimë në Dropull të Gjirokastrës. Dyshohet se në...

Mamurras/ “Të fortët” bëjnë ligjin, gjunjëzojnë institucionet

Fiks Fare solli fakte të reja të mos ekzistencës së shtetit ligjor në Mamurras, ku të fortët sundojnë mbi ligjin dhe kërcënojnë nëpërmjet dhunës...

Autoritetet në Bjellorusi ndalojnë kundërshtaren e Lukashenkos

Opozitarja bjelloruse, Maria Kolesnikova, është ndaluar nga autoritetet vendase nën akuzën e “veprimeve që minojnë sigurinë kombëtare”. Akuza e njoftuar nga komiteti hetimor i vendit,...