E enjte, 25 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Dorëhiqet këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë

Kellyanne Conway, ka njoftuar se po jep dorëheqjen nga posti i saj si Këshilltare e Lartë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë, zonja Conway tha se po tërhiqej në fund të gushtit për t’u përqëndruar te fëmijët e saj, duke u dhënë atyre “më pak dramë, dhe më shumë përkujdesje të nënës”.

Burri i saj George, një kritik i hapur i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivitetet politike.

Ajo shtoi se vendimi i saj ishte “plotësisht zgjedhja e saj”, dhe se ajo do të shpallë planet e ardhshme “me kohë”.

Zonja Conway është planifikuar të flasë në Konventën Kombëtare Republikane më vonë këtë javë, por është e paqartë nëse ajo ende do ta bëjë këtë pas vendimit për të dhënë dorëheqjen. Ajo njihet si një stratege republikane, dhe ka shërbyer për katër vjet në administratën e presidentit Trump, duke u bërë gruaja e rangut më të lartë në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo është gjithashtu është gruaja e parë që drejtoi një fushatë të suksesshme presidenciale amerikane, duke udhëhequr përpjekjet e suksesshme të Trumpit më 2016. Burri i saj George është një bashkëthemelues i Projektit The Lincoln – një komitet republikan për veprim politik që punon për të parandaluar rizgjedhjen e presidentit Trump në vitin 2020.

“George dhe unë nuk jemi dakord për shumë gjëra, por ne jemi të bashkuar për atë që ka më së shumti rëndësi: fëmijët tanë”, tha ajo. /evropaelire

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 17-vjeçari

Një sherr për konflikte të dobëta ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një 17-vjeçar me inicialet A. S., ka përfunduar në spital...

Mbi modelin Ramiz Alia

Nga: Genc Pollo Në 31 mars 1991, katër muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, u mbajtën zgjedhje parlamentare, të cilat, për herë të parë mbas...

Fuste në vend mallra “si ndihmë humanitare”, procedohet përfaqësuesi i shoqatës

Dogana ka goditur një skemë mashtrimi. I referohemi një rasti me mallra të importuara “si ndihmë humanitare”. Nga skema e ngritur, përfaqësuesi ligjor i...

Ringjall fantazmën Millosheviç/Meta sulmon ‘Open Balkan’ dhe ‘shigjeton’ Ramën

Nisma e "Ballkanit të Hapur" nga Prishtina është sulmuar nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Për të, kjo nismë rivalizon procesin e Berlinit dhe...

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi

Në mediat maqedonase është publikuar një video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari. Aktualisht ka komente...