Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela ka shkuar pak minuta më parë në spitalin e Durrësit, ku u takua me prokurorin Arjan Ndoja. Ky i fundit ka dhënë deponimin e tij lidhur me atentatin që iu bë në Shkozet.
Po ashtu, Prela shoqërohej edhe nga Tonin Vocaj, drejtues i lartë në Policinë e Shtetit. Sakaq, gjendja e prokurorit Arjan Ndoja është e normalizuar. Ndërsa Aleksandër Laho, i njohur edhe si Landi Muharremi, ndodhet ende në sallën e operacionit.
Atentati ndodhi këtë pasdite, teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit.