Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Domethënia e përplasjes së Presidentit Meta në Gjykatën Kushtetuese

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Nga: Mentor Nazarko

Institucionet më të rëndësishme të Shqipërisë janë përfshirë në një konflikt të paprecedent, që do të marrë drejtësi në Gjykatën më të rëndësishme të vendit, vendim i cili ka implikime kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Presidenti vetë duke injoruar si institucion të paqenë, parlamentin që e vendosi shkarkimin apo dhe vetë Gjykatën si institucion ose i paplotë, ose në konflikt interesi, nuk po merr pjesë në vetë të parë në konfliktin teorik, por ama beteja është e plotë, në nivelin më të lartë, të paktën profesional. Kësisoj, në një rrafsh të parë analize, ajo teorike, investimi i Gjykatës Kushtetuese është një mundësi për pasurimin e së drejtës kushtetuese të vendit. Institucionet kryesore që përbëjnë shtetin janë të përfshira në një përplasje ku janë angazhuar juristët më të mirë të vendit.

Mbrojtja e Presidentit, argumentimet e Gjykatës, impianti përfundimtar i vendimit të saj, shefi i shumicës dhe kreu i komisionit të ligjeve në çdo shtet normal janë autoritete profesionale apo të asistuara nga autoritetet më të larta profesionale, kësisoj debati apo konflikti është pasurues. Mirëpo, në rrafshin politik, atë kushtetues, por jo vetëm, Presidenca është duke zhvilluar një betejë me disa qëllime. Elementi i parë i betejës së Presidentit Meta është që të tregojë koherencë me betejat e mëparshme politike dhe institucionale. Konkretisht, Meta po demonstron në mbrojtjen e tij se Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese nuk po funksionon si duhet (mbarimi i mandateve të disa anëtarëve; konflikti i interesave të disave prej tyre; vonesat në emërime nga Gjykata e Lartë etj.) dhe kështu ai vijon të sulmojë shumicën si shkaktare të kësaj mungese funksionale apo të ekuilibrit të institucioneve.

Sipas tij, Reforma në Drejtësi i ka defunksionalizuar institucionet kryesore në vend – kjo ishte teza kryesore e mbrojtjes, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Po ashtu, Presidenti Meta nga kjo pedanë kushtetuese po përgatit kërcimin në terrenin e politikës. Nga ana tjetër, mbrojtja e tij, ai vetë po krijon premisa për atë që është ankimimi i çështjes në Gjykatën e Strasburgut me argumentin e mohimit të një drejte universale- mungesës së një procesi të rregullt ligjor. A vlen kjo edhe për drejtuesit e lartë të shtetit- kjo pritet të shihet. Momenti i fundit është taktik: për ta shtyrë Gjykatën që të marrë sa më shumë kohë me shumë pyetje dhe pretendime. Mbase Presidenti do të donte që Gjykata ta shtynte marrjen e vendimit derisa ai të mbyllë të plotë mandatin. Dhe Gjykata e lodhur nga një punë aq e madhe, e shtyu seancën për të enjten. Koha e zgjedhur -1 shkurti, për shqyrtim pas shtyrjes së seancës në 18 janar, ngjante se përputhej me vizitën e të dërguarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Madje dhe kembëngulja e Gjykatës, shpejtësia e saj dje, ngjante sikur donte të përputhej me këtë vizitë në Ballkan, por kjo hipotezë nuk u vërtetua. Pra, për herë të parë, Gjykata e një vendi në Ballkan po merret me shkarkimin e një kryetari shteti, një precedent i paparë në historinë e institucioneve kombëtare, ndonëse kemi parë konflikte si ai i Kryeministrit Berisha me presidentët Moisiu dhe Topi, apo Rama dhe Nishani. I ndërkombëtarizuar ky konflikt, kjo përpjekje brenda institucioneve, që mund të përfundojë në Strasburg, do të ndikojë jo thjesht brenda Shqipërisë. Ky fakt mund ta cenojë imazhin e vendit si vend normal. Disa argumente që vlejnë për të drejtën tonë- si ai i zgjatjes së mandateve etj., nuk besohet se do të vlejnë kur do të shqyrtohen në Gjykatën e Strasburgut.

Ndaj disa pretendime të mbrojtjes së Presidentit që kanë natyrë procedurale, janë plotësisht të arsyeshme, megjithë qasjen puritane të tyre në përdorimin e konceptit të konfliktit të interesit Parlament-Presidencë. Përkundër këtyre argumenteve të mbrojtjes, përkundër vullnetit të mbrojtjes së Metës për të marrë kohë, Gjykata Kushtetuese megjithatë po përgjigjet me shpejtësi, diçka që tradhton cilësinë e vendimit, pavarësisht se pala akuzuese ka argumente të forta: marrja e anës politike, nxitja e dhunës dhe sulmet mbi institucionet. Pse po insiston Presidenti Meta në Gjykatë? Janë disa arsye. Largimi i presidentit Meta me shkarkim, që konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë dhe ajo e të drejtave të njeriut në Strasburg do të thotë një pamundësi për rikandidim në një moshë te caktuar.

Me të drejtë ai kërkon ta shmangë mbylljen me shkarkim të karrierës së vet institucionale. Si shkon Presidenti Meta në Strasburg nëse dështon në Tiranë? Po, ngjan se një pjesë e argumenteve procedurale kryesisht që ka ngritur mbrojtja e zotit Meta janë argumente logjike dhe solide kushtetutshmërisht. Ama, beteja kushtetuese e mban Presidentin Meta në nivel të lartë të përplasjes politike në vend, duke i dhënë aureolën e protagonistit, kur opozita është e përçarë. Kësisoj, ndërkohë i jep atij atë premisën për të hyrë i nxehtë në betejën politike të radhës. Nëse Gjykata Kushtetuese do shprehet shpejt, ndoshta ai mund të përfshihet në zgjedhjet e 6 marsit. Nëse ai zgjedh të lirojë zyrën, kjo pritet të ndodhë, dhe ai e ka lënë të kuptohet këtë. E kjo hyrje e tij në betejë, me siguri e ekstremizon betejën politike në vend. Dy dinozaurë të politikës si Berisha dhe Meta në një krah, përballë Ramës, të gjendur në cepin e ringut politik, nuk duan të dorëzohen lehtë. Beteja e Gjykatës është thjesht vetëm antipasta formale e këtij ekstremizimi.

Tags: Gjykata KushtetueseMentor NazarkoMeta

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Akuzoi Donaldin se e hoqi padrejtësisht nga puna, reagon regjisori i emisionit

Akuzoi Donaldin se e hoqi padrejtësisht nga puna, reagon regjisori i emisionit

Mori kredi në emër të një personi tjetër, policia prangos autorin

Mori kredi në emër të një personi tjetër, policia prangos autorin

Kryemadhi shpërthen ndaj Bashës: O mashtrues, as gruaja s’të voton

Kryemadhi shpërthen ndaj Bashës: O mashtrues, as gruaja s'të voton







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Parlamenti zviceran miraton kompensim për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana
Bota

Parlamenti zviceran miraton kompensim për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana

by mirseda
20:43 | 09/03/2026
0

Parlamenti zviceran miratoi sot një pagesë të njëhershme prej 50,000 frangash zvicerane (55,000 euro) për të mbijetuarit...

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

20:36 | 09/03/2026
Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

20:30 | 09/03/2026
Lufta me Iranin, avionët britanikë rrëzojnë dronë drejt Jordanisë dhe Bahreinit

Lufta me Iranin, avionët britanikë rrëzojnë dronë drejt Jordanisë dhe Bahreinit

20:23 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, një person përfundon në spital

20:23 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com