Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Dollari zbret në tregun vendas në nivelin më të ulët në 6 vjet

6 vjet ago
in Të Gjitha

Monedha e gjelbër ka shënuar një rënie të fortë ditët e fundit në tregun vendas. Sot, një dollar u këmbye me 103.82 lekë, me një rënie prej 0.29 lekë në raport me një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Ky është niveli më i ulët në 6 vjet, që nga fundi i korrikut të vitit 2014, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.

Aktorët e tregut pohojnë se rënia e dollarit në tregun vendas lidhet me nënçmimin e tij kundrejt euros në tregjet ndërkombëtare, por edhe me faktin se rritja e monedhës së përbashkët në bursa nuk po reflektohet në tregun vendas.

Ndonëse në bursa euro arriti në 1.19 dollarë, niveli më i lartë në gati tre vjet, në tregun vendas ajo ishte në rënie të lehtë. Monedha e përbashkët u këmbye me 123.8 lekë, me një rënie prej 0.02 lekësh në raport me ditën e mëparshme.

Si rrjedhojë, në mënyrë që të ruhen raportet e kryqëzuara me bursat ndërkombëtare, kjo sjellje është reflektuar në një tkurrje më të fortë të dollarit në tregun vendas.

Aktorët e tregut pohojnë se euro mbetet e nënçmuar në vend, pavarësisht rritjes së saj në bursa, për shkak të efekteve sezonale, të cilat ndonëse të dobëta, për shkak të kufizimit të turizmit dhe ardhjes së emigrantëve nga pandemia, po ndihen edhe gjatë këtij gushti.

Dollari bie në nivelin më të ulët në 27 muaj në bursa

Në bursat ndërkombëtare, dollari ra më tej të mërkurën, duke u luhatur afër nivelit më të ulët në 27 muaj, pasi një vale shitjeje në bursën e  Wall Street, që iu shtua presioneve mbi monedhën pas tensioneve të tregtisë mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Marshall Gittler, kreu i departamentit të investimeve në BDSwiss Group, tha se ka dyshime lidhur me progresin e SHBA-ve për kontrollin e përhapjes së COVID-19, shqetësimeve për bisedimet tregtare Kinë-SHBA ndërsa ka dilema nëse Kongresi do të arrijë të miratojë një tjetër paketë lehtësuese. Të gjitha këto po peshojnë mbi dollarin.

Euro ka qenë përfituesja kryesore nga dobësimi i dollarit, duke u forcuar me 6% kundrejt dollarit, që nga fundi i qershorit Monedha u rrit me 0.1% hgjatë ditës, duke qëndruar mbi $1.19./Monitor

Tags: BieDollaritregun vendas

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Tirana-Dinamo Tbilis/ Egbo zgjedh formacionin titullar

U shpall e vdekur pas operacionit, gruaja “ringjallet” pasi kaloi një natë në morg

“A duhet të paguajë Kina për dëmin e shkaktuar nga pandemia?” Përgjigjet Rama







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Tronditet Lezha! Shpërthim i fuqishëm me tritol në banesë, çifti i bashkëshortëve ishte brenda

by mirseda
09:39 | 06/06/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të Lezhës në orët e para të mëngjesit të...

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona

09:14 | 06/06/2026

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje një person

09:07 | 06/06/2026

“Rusia ka zgjedhur përsëri luftën”: Reagimi i Zelensky-t ndaj “jo”-së së Putinit për një takim

09:04 | 06/06/2026

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com