Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dokumenti/Izet Haxhia u ekstradua me garancinë e qeverisë Berisha

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Dokumenti/Izet Haxhia u ekstradua me garancinë e qeverisë Berisha

Ish-kryeministrit Sali Berisha vetëm një orë pasi Izet Haxhia preku tokën shqiptare deklaroi se ‘ ai është një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës, ministria dhe Rama i kanë premtuar hapjen e çështjes, le t’ia hapë, të mbetet brenda’.

Për këtë deklarim, se Haxhinë e solli në Shqipëri Edi Rama, paraardhësi i tij Berisha nuk solli asnjë provë të mbështetëse këtë pohim.

Por cila është e vërteta e ekstradimit të Izet Haxhisë dhe a ka një prapavijë politike siç edhe pretendon Sali Berisha?

Report TV disponon ekskluzivisht dokumentin në formë garancie për shtetin turk, që lejoi ekstradimin e Izet Haxhisë disa ditë më parë, dokument i cili tregon se përpjekja për ta ekstraduar kanë nisur që në vitin 2007 kur kryeministër ishte zoti Berisha.

Bëhet fjalë për këtë dokument me mbishkrimin sekret hartuar nga Ministria e Drejtësisë datë 06.04.2007 dhe mban firmën e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali.

Dokumenti i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Turke, përmes të cilit ministri i atëhershëm në detyrë Rusmaili thotë se: “në bazë të Konventës Europiane të Ekstradimit, duke iu referuar faktit se shtetasi Izet Haxhia është gjykuar në mungesë në bazë të nenit 504/2 të Kodit Shqiptarë të Procedurës Penale, garanton paraprakisht në emër të shtetit shqiptarë, respektimin e të drejtës së rigjykimit, në zbatim të së drejtës kushtetuese”.

Po ashtu në këtë letër garancie qeveria shqiptare e drejtuar nga Sali Berisha angazhohet se: “Do t’i garantojë personit të ekstraduar garancitë proceduriale të njohura nga pakti ndërkombëtar i OKBS për sa i takon të drejtave civile e politike”.

Letra e garancisë thotë gjithashtu se: “Asnjë gjykatë special nuk do të merret me aktet penale për të cilat akuzohet personi i ekstraduar. Personi ekstraduar nuk do ti nënshtrohet asnjë trajtimi që cenon integritetin e tij fizik e psikik”.

Një tjetër garanci e shprehur në këtë letër thotë se: “gjendja e personit të ekstraduar nuk mund të rëndohet gjatë arrestit për gjykim ose për zbatimin e dënimit nga përshtypjet e krijuara për shkak të opiniponeve të tij ose aktiviteteve politike të parashikuara në Kushtetutë dhe Kodin e Procedurës penale”.

Për të mësuar më shumë se cili ishte faktori kryesor në ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri dhe a ka patur prapavijë politike siç pretendon Z. Berisha, Report TV kontaktoi avokatin turk të Haxhisë i cili deklaroi se nuk ka patur asnjë dokument të ri garancie nga Ministria e Drejtësisë drejtuar nga Etilda Gjonaj, shkruan shqiptarja.com.

“I vetmi dokument garancie në dosjen e Izet Haxhisë që mundësoi ekstradimin e tij është dokumenti vitit 2007 i marrë në konsideratë nga qeveria aktuale turke’. Po ashtu avokati deklaroi se sipas ligjit turk dokumenti lejimit të ekstradimit mban edhe firmën e presidentit Erdogan dhe ministrit të drejtësisë Abdul Hamit Gul.

Tags: BerishadokumentigarancinëIzet Haxhiaqeveriseu ekstradua

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Dosjet e ish-sigurimit/Dorëhiqet Daut Gumeni: Na kanë emëruar për të mos zbuluar asgjë

Dosjet e ish-sigurimit/Dorëhiqet Daut Gumeni: Na kanë emëruar për të mos zbuluar asgjë

Kryeministri kanadez: G7-a të luftojë nacionalizmin ekstrem

Kryeministri kanadez: G7-a të luftojë nacionalizmin ekstrem

(Video) Profesori i konfiskoi telefonin, studenti e kapi për fyti

(Video) Profesori i konfiskoi telefonin, studenti e kapi për fyti







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com