Dokumenti “Non paper“, Varhelyi: E sigurt që nuk janë të vërteta

Komisioneri Varhelyi i është përgjigjur gjatë Konferencës së sotme në Rinas dhe një pyetjeje delikate lidhur me dokumentitn ‘non-paper’ që ka nxitur shumë diskutime ditëve të fundit.

Ai e ka mohuar kategorikisht këtë dokument duke thwnw se wshtw e sigurt që nuk janë të vërteta.

Pyetja: Çfarë dini për këtë dokument ‘’non paper’’?

Varhelyi: Është në fakt si një stinë ku tashmë ne po shohim që kanë lulëzuar dokumenta të tilla që quhen ‘’non paper’’. Interesante kur dëgjojmë fjalë të tilla. E sigurt se nuk janë të vërteta. Po të ishin të vërteta do të ishin të shqetësuar. Ripëcaktimi i kufijve e dimë të gjithë ku na çon. Nuk jam i mendimit që ndokush që është serioz do e vinte diçka të tillë mbi tryezë, e në veçanti në këtë rajon. S’jemi dakord me asnjë pjesë të saj. S;janë ide të vërteta e reale. Ndoshta u shërben disa interesave të tjera. Më vjen mirë dhe jam shumë i qetë që janë njoftuar nga ata persona që u është atribuar ky dokument ‘’non paper’’. Kjo stinë është si do e bëjmë këtë stinë, stinën e Ballkanit Perëndimor, dhe si do mbajmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Si do punojmë për aplikimin e metodologjisë së re për Serbinë e Malin e Zi. Si do vijojmë për dialogun. Të arrijmë këto. I kam zili të gjithë ata që kanë kohë të bëjnë letra e dokumenta të tila.