Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dokumenti i morgut që çoi në ‘knockdown’ qeverinë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Dokumenti i morgut që çoi në ‘knockdown’ qeverinë

Nga: Red Varaku

Kryetari i opozitës publikoi mbrëmë në emisionin Opinion mbase skandalin më të rëndë të këtyre njëqind e tetë viteve të egzistencës së shtetit shqiptar. Ai publikoi nje dokument, i cili dëshmon me shifra dhe me emër dhe mbiemër, që kjo qeveri ka kryer një vepër të rëndë penale, duke mashtruar me vetëdije të plotë opinionin publik me fshehjen e vdekjeve të qytetarëve nga covid-19.

Kjo vetëm me qëllimin e ulët për të fshehur përgjegjësinë e qeverisë dhe dështimin e strategjisë së saj në lidhje me masat që ajo duhet të merrte për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Masa të cilat janë vënë shpesh në shënjestrën e sulmeve të opozitës si korruptive dhe të pamjaftueshme, por që janë kundërshtuar nga qeveria pikërisht përmes shifrave të manipuluara të publikuara nga autoritetet qeveritare të shëndetësisë.

Publikimi i këtij dokumenti, që provon fshehjen e rreth 601 vdekjeve me emër dhe mbiemër, nga ana e autoriteteve qeveritare, dëshmon që jemi përballë jo vetëm një skandali, por një krimi të mirëfilltë që tregon se për t’i ikur përgjegjësisë dhe për të fshehur dështimin e saj, kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kursen as të vdekurit.

Ky dokument dëshmon qartë që fatkeqësisht ai që ne konsiderojmë si garant për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit tonë, të prindërve tanë dhe fëmijëve tanë, është në fakt ai që me jetën dhe shëndetin tonë bën para dhe politikë njëkohësisht.

Publikimi i këtij dokumenti ishte një goditje fatale nga ana e kryetarit të opozitës mu në zemër të propagandës dhe mashtrimit me pandeminë, e cila e rrëzon përtokë dhe në mënyrë të pamëshirshme mashtrimin e deritanishëm të qeverisë.

Një goditje e cila prej mbrëmë ka çuar në knockdown të gjithë qeverinë dhe propagandistët e saj, të cilët nga dje janë fshehur skutave dhe kanë heshtur si fija e barit.

Heshtja nga ana e autoriteteve qeveritare, të cilët mund ta përgënjeshtronin fare thjeshtë këtë gjë që mbrëmë thjesht me anë të fotove të librit të morgut, e bën edhe më të dyshimtë atë që fsheh në të vërtetë ky skandal. Gjithsesi, ajo që është e rëndësishme është fakti që nga mbrëmë, nuk ka më dyshim që të gjithë e kanë të qartë se çfarë është në gjendje të bëjë kjo qeveri për të fshehur dështimin e saj.

Të gjithë e kanë të qartë që kjo qeveri jo vetëm ka dështuar plotësisht në lidhje me menaxhimin e pandemisë, por e ka përdorur atë gjatë gjithë kësaj kohe në mënyrë krejt të papërgjegjshme dhe të pacipë për të bërë politikë me vdekjen.

Tags: dokumentmorgopinionred varakuviktimat nga covid-19

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
”Monstra”/ Ish-deputeti i PD: Humba dy familjarë nga Covid, nuk u raportuan

''Monstra''/ Ish-deputeti i PD: Humba dy familjarë nga Covid, nuk u raportuan

Integrimi/Zbardhet raporti i MEPJ, theksi te Vettingu dhe pakti me Bashën

Sanksionet ndaj Lukashenkos, Shqipëria i bashkohet BE-së

Pandemia/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë

Pandemia/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë
Kryesore

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

by mirseda
17:47 | 16/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama u prit këtë të enjte nga homologia e Italisë, Giorgia Meloni në Pallatin Chigi...

Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

Komisioni Evropian nuk humb kohë, takim me Magyar vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në Hungari

17:42 | 16/04/2026
Një dëmtim mund të ndryshojë fatin e Kristjan Asllanit! Trajneri i beson një detyrë të re

Një dëmtim mund të ndryshojë fatin e Kristjan Asllanit! Trajneri i beson një detyrë të re

17:18 | 16/04/2026
Suedia paralajmëron skenar të rrezikshëm në Baltik: Rusia mund të testojë NATO-n

Suedia paralajmëron skenar të rrezikshëm në Baltik: Rusia mund të testojë NATO-n

17:10 | 16/04/2026
Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë

Përdhunoi një të mitur disa ditë më parë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë

16:52 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com