E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

Sanksionet ndaj Lukashenkos, Shqipëria i bashkohet BE-së

Shtatë vende evropiane që nuk janë anëtare të BE-së, janë rreshtuar me unionin, në sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë, si përgjigje ndaj goditjes brutale të protestave pro-demokracisë, të shkaktuara nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një deklaratë më 20 nëntor, tha se shtatë vendet përfshijnë kandidatët e BE-së: Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Ukrainën.

Aleksandër Lukashenko, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet, është përballur pothuajse çdo ditë me protesta, në të cilat kërkohej dorëheqja e tij, që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, për të cilat opozita thotë se ishin të manipuluara dhe shtetet perëndimore kanë refuzuar t’i pranojnë.

Disa protestues janë vrarë dhe mijëra njerëz janë arrestuar që kur autoritetet shpallën Lukashenkon fitues të zgjedhjeve.

Ka pasur, gjithashtu, raportime të besueshme për ushtrim të torturës nga regjimi që synonte shtypjen e protestave.

Shumica e udhëheqësve të opozitës së vendit janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga vendi.

Më 15 nëntor, policia në Minsk përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues dhe arrestoi qindra njerëz.

Lukashenko sulmoi protestuesit më 13 nëntor, duke u zotuar të mos ia dorëzonte pushtetin askujt, vetëm disa ditë pas vdekjes së një 31-vjeçari bjellorus, i cili besohet të jetë rrahur keq nga forcat e maskuara të sigurisë.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord më 19 nëntor që të zgjerojnë sanksionet ndaj Bjellorusisë, duke përfshirë këtu edhe bizneset, si përgjigje ndaj “brutalitetit të autoriteteve” kundër protestave pro-demokratike, tw cilat filluan pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale që u mbajtën në muajin gusht.

Lexo edhe :   Holanda votoi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Duke parë se sanksionet e mëparshme ndaj Aleksandër Lukashenko dhe dhjetëra zyrtarëve të lartë nuk arritën të ndalojnë shtypjen, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha më 19 nëntor se grupi i ri i sanksioneve “duhet të përfshijë jo vetëm individët por duhet të vlejnë edhe për institucionet, për sipërmarrësit por edhe për bizneset”.

Lexo edhe :   Greqia hap kufijtë me Shqipërinë

Masat e reja “do të afektojnë aktivitetin normal ekonomik” në vend, tha Borrell.

Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britania dhe vende të tjera perëndimore kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve Bjellorusë./REL/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krimbat

Nga Edmond Tupe Nuk ka pikë dyshimi se krimbat ei krimit kanë hyrë tashmë thellë në trungun e krupshëm të shtetit shterpë shqiptar duke e...

Filmi “Pa vend” dërgon Kosovën në Kanë. A mund ta fitojë “Palmën e Artë”?

Me shumë pak përkrahje nga institucionet e Kosovës, por me një punë dhe vullnet të madh, filmi “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda do...

Euro 2020/ Itali-Uells, 18:00, Mançini me rrotacion, Verrati pritet titullar

Dy fitore në Romë rezultuan në kualifikimin e Italisë si dhe zgjatjen e serisë së tyre të fitoreve rradhazi në dhjetë, ndërsa sonte mund...

Si shkoi realisht samiti Bajden-Putin?

Nga Francesca Salvatore Takimi i së mërkurës midis Xho Bajden dhe Vladimir Putinit ishte shumë i kujdesshëm. Megjithëse ka nga ata si Metju Rojanskit, drejtor...

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 20 qershor 2021

La Gazzetta dello Sport: Mançini, je të gjithë ne! Rotacion tek kombëtarja, nga Beloti tek Verrati Corriere dello Sport: Soliditet axurr, Italia tashmë e kualifikuar:...