Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Doktor, po luan me “zjarrin”…

4 vjet ago
in Të Gjitha
“E dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA…”, Berisha sulmon Yuri Kim

Nga: Artur Ajazi

Duke qenë prej 30 vitesh njeri i pushtetit, dhe duke u konsideruar si “i paprekshëm”, duket se Sali Berisha i ka mbushur mëndjen vehtes dhe atyre që e pasojnë, se “mund të luaj edhe me zjarrin, dhe nuk digjem”. Si një prestigjiator i njohur i rasteve “ekstreme”,  dhe si një manipulator perfekt i fakteve, ai ka arritur të vegjetojë në afro 3 dekada.

Ka arritur ti bëjë qëndresë organeve të drejtësisë, ka arritur të kompromentojë dhe vërë nën hyqmin e tij një numër të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh të cilët fatmirësisht Vettingu i flaku si lecka, dhe vazhdon të ushtrojë mrekullisht ndikimin e tij mbi turmën. Pasi i ka dalë kundër totalisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “proamerikani më i madh i Ballkanit”, ka nisur të zbatojë planin e tij më të ri. Duke e nisur nga rimarrja e postit të partisë, Sali Berisha po ecën shkallë-shkallë me planin e tij, duke menduar se do të shkaktojë “zemërata dhe trazira”, meqenëse në 20 Dhjetor, na vjen në Tiranë  presidenti Serbisë  Vuçiç dhe  kryeministri  Maqedonisë Zaev, në kuadër të takimeve trepalëshe të “Open Ballkan”.

Ai që prej 30 vitesh ka patur “dashuri të fshehta” dikur me Serbinë e Milosheviçit, sot na del “antiserbi më i madh i Ballkanit”. Askush, madje as SHBA, nuk e beson më këtë tezë teorike të sajuar. Askush nuk i merr në konsideratë, fjalimet dhe deklarimet e njeriut që sa ishte lufta në ish-Jugosllavi, u akuzua për shitje të karburantit makinerisë së luftës së Milosheviçit, dhe sot hiqet “antiserb” dhe i “qan zemra për kosovarët”. Hipokrizia mbetet tipari i  njerzve të shitur, të shtirur, të zhytur dhe molepsur në afera të dyshimta. Askush sot nuk e beson se “Sali Berisha na qenkësh dikur një proamerikan i thekur, dhe sot  akoma ka mbetur i tillë”, tek e dëgjon se si akuzon, presionin,dhe lëshon akuza dhe denoncime për ambasadoren Kim dhe paraardhësit e saj.

Askush nuk e beson tek deklaron se “kemi humbur sovranitetin e Partisë Demokratike”, pasi aludimet shkojnë në drejtime të tjera, prej nga ka ardhur vendimi “non-grata”. Mendoj se Sali Berisha, ka hedhur hapa fatalë për të ardhmen e tij në politikë, ashtu siç është duke e dëmtuar me ndërgjegje të plotë imazhin e vendit në opinion publik përtej kufinjve të Shqipërisë. Doktorr, po luan me “zjarrin”, dhe jo me zjarrin e Bashës, por të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe këtu nuk është fjala se, “do të gjejë hataja sepse po përballesh me të drejtën tënde”. Problemi është më i gjërë se një vendim “non-grata”, është më i rëndësishëm se një hall personal që keni ju Doktorr.

SHBA-ja, ka qenë dhe mbetet partneri ynë historik dhe stradegjik, amerikanët mbeten miqtë më seriozë dhe nuk mund ti bëjë “hasha” vlerat e asaj miqësie, një vendim “non-grata”, që nuk ka asnjë lidhje me  marrëdhëniet tona dypalëshe. Duke u marrë me përgjigjet dhe kundërpërgjigjet e DASH-it dhe përfaqësuesit e qeverisë së SHBA-së, lidhur me reagimet e tyre ndaj akuzave për ambasadoren Kim dhe jo vetëm, ju po luani me seriozitetin dhe dinjitetin e institucioneve ligjore të një supershteti, mik i madh i shqiptarëve, nga ku marrin leksione demokracie  gjysma e botës. Po luani me “zjarrin” Doktorr, të cilin e ndeze vetë, ndoshta pa e menduar, ose duke thënë se “unë jam Sali Berisha, mbrapa më vjen historia”. Eshtë nisur Doktorr, është nisur gjithë historia juaj nga përtej Atlantikut, për të ardhur atje ku duhet, natyrisht jo në SHQUP…

Tags: Berishanon grataSHBA

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Referendumi” i 18-të dhjetorit, si firmat piramidale (VIDEO)

“Referendumi” i 18-të dhjetorit, si firmat piramidale (VIDEO)

Nano, sharlatani që kemi merituar

Shko në SPAK t’i vësh kapak

Edhe në pandemi, shqiptarët punuan me orët më të zgjatura në Europë

Edhe në pandemi, shqiptarët punuan me orët më të zgjatura në Europë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com