Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

“Ushqyerja me gji dhe nisja me ushqimet e tjera”

“Ushqyerja me gji, ashtu siç edhe aspektet e tjera të prindërit, është një proces proces gradual i rritjes së pavarësisë së bebit dhe një pakësim i përfshirjes së prindit”, shprehet doktor Edi Tushe, duke rrëfyer se këtë gjë prindërit ta kenë hasur gjatë gjysmës së parë në vitin e parë të jetës atëherë kur fëmija fillon të mësojë të pijë gjirin e shtrydhur nga gota apo shishja me biberon, dhe prindi është i lirë të shëtisi pa e marrë fëmijën me vete.

Sipas Tushes, gjatë pjesës së dytë të vitit, qumështi i gjirit do vazhdojë të sigurojë pjesën më të madhe të ushqyesve, edhe pse fëmija do fillojë të provojë ushqime të reja dhe të ngurta.  “Pavarësisht kënaqësisë që do të provojë duke njohur shije të reja, përvoja e fëmijës me ushqimet e ngurta është thjesht një praktikë për të ardhmen. Është e rëndësishme që fëmija të vazhdojë të marrë mjaftueshëm qumësht gjiri që të plotësojë nevojat e tij në ushqim”, shprehet doktori.

Njohja e ushqimeve

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon ushqyerjen me gji si të vetmin burim të ushqyerjes për fëmijën deri në moshën 6-muaj. Kur fillon shtesa në ushqime, në dietën e bebit ushqyerja me gji duhet të shkojë deri në 12 muaj.  “Ju mund ta vazhdoni ushqyerjen me gji pas 12-muajsh, nëse ju dhe bebi e doni këtë. Konsultohuni me pediatrin për shtesat në vitaminën D dhe suplementet e hekurit gjatë vitit të parë të jetës”, shprehet Tushe. Sipas tij, prindërit me alergji ushqimore këshillohen që të shmangin ushqime që shpesh shkaktojnë alergji, p.sh: qumështin e lopës, bulmetra dhe ushqime me përmbajtje kikiriku ose arra të tjera. Por, së fundmi, studimet tregojnë se njohja e vonuar me disa ushqime mund që në fakt të rrisë riskun e fëmijës për alergji ushqimore dhe alergji respiratore.

Nëse alergjitë nuk janë të pranishme, atëherë prindërit duhet të merren me vëzhgimin e bebit për të parë nëse është i interesuar në gjetjen e ushqimeve të reja, dhe të fillojnë t’i japin gradualisht, një e nga një.  Shenjat që një bebe e rritur është gati për ushqime të ngurta përfshijnë:

-qëndrimi ulur me ndihmë minimale nga ty,

-kontroll i mirë i mbajtjes së kokës,

Ëpërpiqet të kapë ushqim nga pjata jote, ose të refuzojë ushqimin kur nuk është i uritur.

Bebi mund të jetë gati për ushqimet e ngurta, nëse është i uritur, pasi prindi i ka dhënë gji.

Ushqimet e para

Meqenëse depot e hekurit në bebet e ushqyera me gji fillojnë dhe bien pas 6 muajsh, zgjedhja e ushqimeve të ngurta duhet të jetë e atyre që janë të pasura me hekur, p.sh: mishi i gjelit të detit, pula, mishi i vicit. Mishrat janë burim shumë i mirë i proteinave cilësore, hekurit, zinkut dhe ofrojnë vlera më të larta ushqimore sesa frutat, perimet dhe drithërat. Drithërat e pasuruara me hekur, p.sh: orizi ose miell orizi, apo bollguri, janë ushqime të tjera të ngurta që plotësojnë qumështin e gjirit. Kur fillojmë të ushqejmë një fëmijë me drithëra, shikoni me kujdes etiketën, për t’u siguruar që është një produkt unik dhe nuk ka shtesa me fruta ose qumësht, kos, apo formule infantile. Kjo që e ul mundësinë e një reaksioni alergjik.

“Ju mund ta bashkoni drithin me qumësht gjiri ose qumësht formulë (këtë të fundit duhet t’ia keni dhënë më parë fëmijës), duke e bërë atë një përzierje të holle konsistente. Pasi bebi të mësohet me shijen dhe përbërjen, gradualisht filloni ta bëni përzierjen më të trashë dhe filloni të rrisni sasinë”, shprehet Tushe në rekomandimin e tij për nënat.

Sipas Tushes, sapo fëmija të ketë provuar këto shije të reja, duhet të fillojë të njihet me lëngun e mollës, dardhës, pjeshkës, bananes, ose fruta të tjera të shtypura apo të shtrydhura, si dhe perime p.sh: karota të pjekura, bizele dhe patate të ëmbla.

“Jepini vetëm një ushqim në vakt dhe prisni disa ditë para se të shtoni një ushqim të ri, për t’u siguruar që fëmija nuk ka reagim negativ. Pasi të kuptoni se cilin ushqim fëmija pëlqen dhe cilin jo, marrëdhënia juaj do të orientohet përmes funksionit të ushqyerjes së fëmijës, jo thjesht dhe vetëm përmes gjirit, i cili do të jetë suplementar. Kujto që ta mbash fëmijën të ekspozuar ndaj një variacioni të madh ushqimesh. Studimet kanë treguar që disa fëmijëve u nevojitet një ekspozim i zgjatur ndaj një shijeje të re, derisa të mësohen me të”, shprehet Tushe.

Për doktor Tushen, një bebe e ushqyer me qumësht gjiri ka njohur shije të ndryshme prej qumështit të gjirit të nënës, sipas dietës që ajo ka përdorur, kështu që ushqimet e ngurta shpesh janë familjare për fëmijët e ushqyer me gji.  Ai shpjegon se, bebi kërkon vetëm disa lugë në kohën kur fillojnë ushqimet e ngurta. Meqenëse ushqimet e para supozohen të jenë shtesa dhe jo zëvendësuese të qumështit të gjirit, jepjani këto shtesa në mbrëmje vonë, zakonisht kur sasia e qumështit është më e pakët se në pjesët e para të ditës.  “Disa pediatër rekomandojnë shtesa në hekur.

Në këtë rast bëni kujdes t’i jepni dozën e saktë që ka përshkruar doktori. Mbajini vitaminat dhe ilaçet larg kapjes nga fëmijët”, shpehet mjeku i njohur pediatër, Tushe. Ai shpjegon se, gradualisht prindi kupton se me shtimin e vakteve të ushqimit të ngurtë, numri i ushqyerjes me gji do të fillojë të pakësohet. Sipas Tushes, një bebe që ushqehej çdo dy apo tre orë jatë periudhës së hershme të fëmijërisë, mund të kërkojë tre apo katër herë vakte të gjirit në ditë, së bashku me vaktet e drithërave rreth muajit të 12-të.

“Deri atëherë, kur tenton të largosh bebin, kujdesu që ta ushqesh me gji sa herë që bebi dëshiron, për t’i siguruar furnizimin me qumësht. Për të lehtësuar tendosjen e gjirit, mund të jetë e nevojshme që ta shtrydhësh gjirin, meqenëse kërkesa e bebit për gji pakësohet. Qetësimi i gjirit është një arsye më shumë që këshillohen ushqimet e ngurta, për t’i lejuar trupit që të përshtatet me ndryshimet e tjera. Në harkun e muajve të tjerë, do të zhvillohet një situatë e re, pa dhimbje, dhe tepër graduale e marrëdhënies kërkesë dhe furnizim..”, këshillon Tushe.

Tags: edi tushekeshillate porsalindurushqim

TË LIDHURA

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar
Aktualitet

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

14:29 | 07/01/2026
Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve
Aktualitet

Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve

14:22 | 07/01/2026
Gjykata liron katër anëtarët e “Shqipëria Bëhet”, u cakton “Detyrim Paraqitje”
Politikë

Gjykata liron katër anëtarët e “Shqipëria Bëhet”, u cakton “Detyrim Paraqitje”

13:41 | 07/01/2026
Next Post
Fëmija nga Berati i dha një letër Bashës, ja çfarë i shkruan (Foto)

Fëmija nga Berati i dha një letër Bashës, ja çfarë i shkruan (Foto)

Simptomat paralajmëruese të leuçemisë

Simptomat paralajmëruese të leuçemisë

Albert Ajnshtajn: Pesë këshilla themelore për jetën

Albert Ajnshtajn: Pesë këshilla themelore për jetën







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar
Bota

Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar

by mirseda
14:34 | 07/01/2026
0

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion për të kapur një anije cisternë të Venezuelës, pas një...

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

14:29 | 07/01/2026
Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve

Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve

14:22 | 07/01/2026
DW: Kurti fitoi nga diaspora, dështimi për presidentin në mars- Fatal për Kosovën

DW: Kurti fitoi nga diaspora, dështimi për presidentin në mars- Fatal për Kosovën

13:46 | 07/01/2026
“Do të bëj çfarëdo që të duash, vetëm mos ia trego francezëve”/ Trump tallet me Macron: E detyrova..

“Do të bëj çfarëdo që të duash, vetëm mos ia trego francezëve”/ Trump tallet me Macron: E detyrova..

13:44 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com