Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Doda shpërthen ndaj Ramës: O Zot, sa i pavërtetë je! Çështjes Çame i ke harruar dhe emrin

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Doda shpërthen ndaj Ramës: O Zot, sa i pavërtetë je! Çështjes Çame i ke harruar dhe emrin

Mesila Doda ka reaguar sot lidhur me një prej nismave të kryeministrit Edi Rama për rishikimin dhe heqjen e dekoratave të dhëna për persona të ndryshëm, kryesisht ata të periudhës së komunizmit.

Ish-deputetja e PDIU ka kritikuar ashpër këtë nismë, ndërsa kryeministrin Rama e quan “të pavërtetë”.

Ajo shkruan se ky ligj është propozuar më parë nga opozita, ndërsa përmbyll se Rama i përdor kauzat e mëdha dramatike të vendit, por nuk di të ndihmojë në zgjidhje.

“E kjo të bën të vogël, meskin e miop…”, përfundon Doda.

POSTIMI I PLOTË:

O Zot, sa i pavertetë je….

E propozuam heqjen e medaljeve tre vjet përpara, vrapove të depozitoje dhe ti një draft tjetër… i friguar se po të vidhnim një copë lavdie, ku veç lavdi nuk kish, e pastaj i paralizove të dyja propozimet…

Dje, të zuri sytë prapë e keqja që po rritet në këtë vend, ku lavdia e diktaturës po të kthehet si flakurimë fytyrës për gjithë zhgënjimet që njerëzit pësojnë e për gjithë atë që po rrit heshtur çdo ditë ndër to….

Vrapove tek ligji i medaljeve sërish, ashtu siç vrapoje tek Çështja Çame dikur e tani i ke harruar dhe emrin, ashtu si merr çdo pikë të programit tonë dhe e shet për tënden.

Don ta dish? Më vjen shumë mirë që në fund fare përfundon të bësh ato që kemi thënë ne, megjithëse me sa duket ne brenda mendjes tënde ishim armiku yt më i madh… Më vjen shumë mirë se veç talentin, mendjen e përkushtimin me sa duket nuk e vjedh dot…

Po ta them, megjithëse e di që nuk ke forca të bësh sikur e kupton. Që të bësh gjëra të mira, duhet të kesh mendje e zemër dhe të besosh… të besosh se Çështja Çame nuk është kot, e nuk është e përdorshme as për ca vota më shumë e as për të futur sherr e ndasi. Është vuajtje për ca njerez, ndaj mos u tall me ta, kur një herë bën si i përkushtuar e me pas i harron emrin.

Antikomunizmi nuk është gargarë për të shplarë gojën. Është e detyrueshme pas asaj historie dramatike të vendit të përkushtohesh në një paketë ndarje historike me të kaluarën. Po të them dhe një tjeter e nuk do të them më që ke kryer plagjaturë; mirato ligjin kundër propogandës komuniste, do i duhet këtij vendi… Por, më shumë do i duhet një njeri i vërtetë, që i ndjen dhe përkushtohet në kauzat e mëdha e dramatike të këtij vendi. Ti i përdor, por nuk di as të përkushtohesh në parime e as të ndihmosh në zgjidhje… e kjo të bën të vogel, meskin e miop.

Tags: çështja çameedi ramaMesila Dodashperthen

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
Rinis transporti ajror mes Rusisë dhe Irakut pas 13 vitesh ndërprerje

Rinis transporti ajror mes Rusisë dhe Irakut pas 13 vitesh ndërprerje

Ja kush është pakti që bashkoi familjet më të pasura të botës

Ja kush është pakti që bashkoi familjet më të pasura të botës

Bllokimi i anijes në Libi, ambasadori Sulo: Ja pse u ndaluan marinarët shqiptarë

Bllokimi i anijes në Libi, ambasadori Sulo: Ja pse u ndaluan marinarët shqiptarë

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com