Monedha evropiane shfaqet e qëndrueshme këtë të premte duke e mbyllur javën në vlera të njëjta me një ditë më parë teksa blihet sot me 123.9 lekë dhe shitet me 124.6 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik e ka mbyllur javën negativisht duke humbur 0.5 pikë nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 137 lekë dhe është shitur me 138.7 lekë.
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës këtë fund jave duke u blerë sot me 109.4 lekë dhe duke u shitur me 110.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane referuar tregut valutor vendas ka fituar 0.4 pika nga një ditë më parë duke u blerë sot me 115 lekë dhe duke u shitur me 116.4 lekë. /SCAN