Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Do ti q* nënën”, zbardhen përgjimet e reja nga dosja e kryebashkiakut

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Do ti q* nënën”, zbardhen përgjimet e reja nga dosja e kryebashkiakut

Të tjera përgjime janë hedhur në dritë sa i takon dosjes së Fatos Tushes. Një gazetar i njohur në Tiranë dhe një politikan me një inicialet “B” janë pjesë e dosjes, ndërkohë që një tjetër fragment zbulohet sot. Ende është mister kush është “B”-ja që përmendet në përgjimet e SPAK-ut që ka 11 zyrtarë dhe biznesmenë deri tani nën akuzë. Në dosje prokuroria i referohet vetëm me inicialin “B”, duke mos shkuar më tej, por që kuptohet që zyrtari në fjalë ka jo pak peshë si në Lushnje, por edhe në Tiranë.

Biznesmeni Ibrahim Lami i cili u arrestua bashkë me Fatos Tushen, thotë se e ka shoqëruar atë për në Parlament. Një tjetër bisedë është zbardhur nga dosja e SPAK, ku “B”-ja flitet për një tjetër bisedë, që është zhvilluar më 28 shtator 2020, ku në fokus është mbyllja e problemeve që mund të hapeshin nga tenderi i kanalit vaditës. Biseda është zhvilluar mes drejtorit të Ndërmarrjes së Pasurive Publike, Flamur Peqini dhe biznesmenit Ibrahim Lamit në lidhje me ankimimin e paraqitur nga firma “Avduli” për tenderin e kanalit. Lami siguron Peqinin se politikani i Parlamentit nuk e lë këtë punë.

Biseda e zbardhur:

Flamur Peqini: Ja çuam përgjigjen që të premten, unë tani, ja qëndisa, ja çova, shohim çfarë do të bëjë ai. Po kush e di tani, ça të them unë.

Ibrahim Lami: Tashi ku ka të drejtë të ankohet ai…A ju vë në dijeni juve ai?

Flamur Peqini: Ankohet aty tani te APP dhe normal na vë në dijeni edhe neve, ai na nis një shkresë dhe ne ai, si rregull nuk bie dakord me përgjigjen ai dhe bën një ankesë te APP.

Ibrahim Lami: E marr vesh, e marr vesh. Po si ky ka burrë i poshtër qenka?

Flamur Peqini: Më të poshtër nuk ke ku të gjesh, por hajt ne e bëmë atë që duhet bërë.

Ibrahim Lami: A e di ti, çfarë halli kam unë, se dikush aty nga brenda ja ka çuar informacion atij.

Flamur Peqini: Jo nga aty jo, por nga ata lart po.

Ibrahim Lami: Nuk e di se një ja ka çuar. Këtë mbaje për vete se ma tha kryetari mua. Do ta gjejë tha, do ti q* nënën, tha.

Flamur Peqini: E di unë e di. Kam edhe një aludim aty lart, ai që ke folur gjithmonë, ai juristi, jo ky, flas për juristin, jo ky se nuk arrin deri në atë fazë ky.

Ibrahim Lami: Se di jo, mirë është të dali se ai këtu le të hajë veten me dhëmbë se nuk e le, “B…..” këtë herë këtë punë.

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në disa mënyra. Në bazë të hetimeve, për tenderin korruptiv rezulton të jetë përfshirë edhe Komisioni i Prokurimeve Publike. Një prej kompanive humbëse ka paraqitur një ankesë në KPP. Që kjo kërkesë të mos pranohej nga KPP, biznesmeni fitues i tenderit ka kërkuar mbështetjen e kryebashkiakut për të ndërhyrë. Pas kësaj kërkesë nga biznesmeni, Komisioni i Prokurimit Publik, vendosi që të mos e pranonte ankesën e paraqitur nga kompania humbëse. Kur në zyrë ka ardhur një shkresë nga SPAK, punëtorët kishin telefonuar kryebashkiakun. Nga përgjimet mësohet se Tushe kishte bërë gati 20 mbledhje për t’iu lënë porosi punëtorëve se çfarë do të thonin para prokurorëve. Madje juristja në një telefonatë me një prej punonjësve shprehet se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, pasi kryebashkiaku kishte dalë garant.

Tags: fatos tusheFlamur PeqiniIbrahim Lami

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Faqet e para të gazetave sportive europiane, 9 korrik 2021

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 9 korrik 2021

VIDEO/Deputetja i’a ‘merr’ këngës kundër Erdoganit në Parlament

VIDEO/Deputetja i’a ‘merr’ këngës kundër Erdoganit në Parlament

Kadilli: S’kam rival! Unë dhe Basha nuk garojmë për numrin dy

Që të mos dëgjojmë më kërkesë për Hapje të PD-së







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com