Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Do të vrasim motrat, mamanë dhe babanë”. Ja si nisi shantazhi ndaj vajzës që u përdhunua

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Do të vrasim motrat, mamanë dhe babanë”. Ja si nisi shantazhi ndaj vajzës që u përdhunua

E gjithë historia e 13-vjeçares së përdhunuar nisi nga një ese, e më pas me shkëmbime mesazhesh të shumta në Instagram. Kështu kishte startuar historia e 14-vjeçarit që tashmë është në kërkim, me të miturën e cila u përdhunua nga shokët e të dashurit. Rasti i Kavajës tashmë është zbardhur, ndërsa të rinjtë kanë përdorur kërcënimet edhe për familjarët e vajzës, që kjo e fundit të kryente marrëdhënie me ta.

Në vendimin e Gjykatës së Durrësit tregohet e gjithë kronologjia. Gjithçka ka nisur me kërkesën e të riut, A, që vajza ta ndihmonte me një ese. 14-vjeçari i ka kërkuar vajzës që me rastin e ditëlindjes, ata të kryenin marrëdhënie bashkë. Pas shumë raste mos aprovimi, djali ia ka arritur mbanë qëllimit të tij.

“Më datë 19.09.2018 ka qenë fillimi i shkollës, dhe të nesërmen ajo ka pasur si detyrë të shkruante një ese. Shoku i saj A, me të cilin ka qenë në një klasë që nga klasa e dytë, i ka kërkuar që ti bënte edhe atij një ese, dhe për këtë arsye, e mitura ia ka bërë esenë dhe ia ka dërguar me foto nga tableti që kishte në shtëpi.

Gjatë bisedës, të miturës i ka bërë përshtypje fakti se shoku i saj A po e zgjaste bisedën, dhe në bisedë e sipër i ka thënë se e kishte qejf. Pas kësaj e mitura i ka thënë se nuk kishte mundësi dhe ka menduar se mos ishte shoku tjetër H që po tallej, por ai i ka zënë be vëllain dhe pjesëtarë të tjerë të shtëpisë. Në vijim e mitura ka shpjeguar se me kalimin e ditëve ajo fliste për çdo gjë me A, nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, ku adresa e të miturit A ka qenë “a” dhe “a7”.

Duke qenë se në fillim të muajit tetor 2018 i mituri A kishte ditëlindjen dhe mbushte 14-vjeç, e ka pyetur të miturën se çfarë dhurate do ti bënte ajo, duke i thënë më pas se nuk donte asnjë dhuratë, por donte që të kryenin marrëdhënie seksuale së bashku. E mitura i është përgjigjur duke i thënë direkt “jo” dhe fillimisht i mituri A nuk ka këmbëngulur, por më pas, çdo 3-4 ditë, ai i kërkonte që të kryenin marrëdhënie së bashku, duke i thënë vazhdimisht se: “një gjë që të kërkoj unë nuk ma plotëson”.

Duke qenë se i mituri A kishte filluar që ti rrinte ftohtë të miturës, pas shumë lutjeve, kjo e fundit ka pranuar që të kryenin marrëdhënie së bashku”, thekson vendimi i Gjykatës së Durrësit.

Në dokumentin e Gjykatës thuhet se të rinjtë kanë nisur të komunikojnë sërish në Instagram, dhe më pas vajza ka pranuar të shkojë më djalin në një magazinën e një shoku, që më parë kishte funksionuar si bilardo.

Pasi dy minorenët kanë kryer marrëdhënie seksuale, i mituri tjetër që identifikohet me shkronjën H, mësohet ti ketë filmuar me celular.

Në ditët në vijim, i dashuri i vajzës e ka njoftuar se janë filmuar në momente intime, dhe se minoreni tjetër do ta publikonte videon në internet nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale edhe me të.

Kjo histori ka vazhduar kur minoreni H, ka përfshirë në këtë situatë edhe disa të mitur të tjerë. Në materialin e Gjykatës thuhet se e reja është kërcënuar nga një minoren me inicialet B. se do i vrisnin motrat, mamanë dhe babanë.

“Fillimisht e mitura ka kryer marrëdhënie me të miturin E, të cilin e ka pyetur se ku e kishte gjetur videon, por ky i fundit nuk ia ka treguar. Më pas e mitura ka kryer marrëdhënie me shtetasin A, dhe më pas me shtetasin H. Pas pushimeve të fundvitit, të miturës i ka shkruar në instagram i mituri B, duke i kërkuar që të kryenin marrëdhënie se bashku, dhe duke i thënë se të gjithë njerëzit e tij kishin pistoleta dhe mund ti vrisnin motrat, mamanë dhe babanë”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

 

 

 

 

TË LIDHURA

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

22:34 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës
Politikë

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj
Aktualitet

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Next Post
Gjermania ndalon shpërndarjen e të dhënave nga Facebook

Gjermania ndalon shpërndarjen e të dhënave nga Facebook

Edicioni informativ i datës 7 shkurt 2019, në “Tirana Today”

Edicioni informativ i datës 7 shkurt 2019, në “Tirana Today”

Vrasja në Vlorë/ Në 2017 burri kishte dhunuar gruan dhe vajzën

Vrasja në Vlorë/ Në 2017 burri kishte dhunuar gruan dhe vajzën







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com