Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Do të mendojnë se më kanë vjedhur “Facebook”-un!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Do të mendojnë se më kanë vjedhur “Facebook”-un!

Nga: Klementin Mile

“Na kanë dhënë urdhër t’i postojmë në ‘Facebook’ të gjitha aktivitetet e tyre”, më tha miku im që punon për një institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit. E kishte fjalën për aktivitete partiake, mitingje, fjalime ministrash e video kryeministri, statuse online politikanësh socialistë e të tjera si këto. “Unë do e bëj”, tha, “por do të mendojnë njerëzit se më kanë vjedhur ‘Facebook’”-un.

Miku im ka të drejtë: aktivitetet partiake ai nuk i ka as pasion as profesion. Kur shefi i tij, funksionar i shtetit, por me sa duket më shumë i partisë, i kërkon të bëhet përcjellës i linjës partiake, miku im ka të drejtë të protestojë e t’i thotë se kjo kërkesë është në shkelje flagrante të ligjit që rregullon profesionin e tij. Por shefi i tij, funksionar i shtetit, me sa duket më shumë i partisë, nuk dëgjon nga ai vesh. Prandaj mikut tim i mbetet të artikulojë shakanë e hidhur “se do të mendojnë njerëzit se më kanë vjedhur ‘Facebook’”-un.

Rasti i mikut tim nuk është i izoluar – ai është pjesë e një fenomeni të përhapur gjerësisht në zyrat e shtetit. Arsimtarë që deri dje postonin foto personale, kuriozitete dhe informacione edukative në rrjetet sociale, sot postojnë aktivitete partiake; mjekë që deri dje postonin informacione shkencore, higjiene dhe shëndetësore, sot postojnë aktivitete partiake; nëpunës që deri dje postonin letërsi, art dhe muzikë, sot postojnë aktivitete partiake.

I gjithë ky transformim i nëpunësit të administratës shtetërore nga person me pasionet dhe interesat e veta në funksionar i bindur i organizatës politike bëhet përmes kërcënimit dhe frikës – kërcënimit të shefave, funksionarë të shtetit, por me sa duket më shumë të partisë dhe frikës së vartësve.

Në debatin e qeverisë me opozitën, ku opozita thotë se kemi krizë politike dhe qeveria e mohon ekzistencën e krizës, a është ky transformim depersonalizues i nëpunësit të administratës shtetërore dëshmi e normalitetit të sistemit apo e krizës së tij? Cila e përshkruan më saktë gjendjen ku ndodhemi, qeveria që vazhdon qetësisht procedimet në parlament, apo opozita që vazhdon të ngrejë zërin në protestë? Supozohet të jetojmë në demokraci, por a e meriton këtë emër gjendja jonë?

Filozofi francez Monteskje, prej të cilit kemi doktrinën e famshme të ndarjes së pushteteve, do të thoshte se gjendja jonë nuk mund të cilësohet demokratike. Parimi i demokracisë është virtyti politik. Me këtë duhet kuptuar dashuria për ligjet dhe vendin. E ky parim kërkon që të preferohet vazhdimisht interesi publik ndaj atij privat. Prandaj demokracia ka nevojë t’i edukojë qytetarët e saj në mënyrë që ata t’i identifikojnë interesat e tyre me ato të vendit.

Ne jetojmë në despotizëm. Parimi i despotizmit është frika. Është ajo frikë që nuk e lejon mikun tim ta refuzojë transformimin në funksionar partiak dhe nuk më lejon mua t’ia them emrin dhe institucionin ku punon. Dhe këtu po flasim për njerëz të administratës shtetërore. Imagjinoni se si dhe sa përhapet frika në sektorin privat, ku fatet e njerëzve nuk varen nga talentet dhe vullneti i tyre, por nga mënyra se si sillen agjencitë shtetërore me ta.

Në despotizëm, shkruante Monteskje, një person i vetëm drejton gjithçka me anë të vullnetit ose kapriçios së vet. Qytetarët në despotizëm janë po aq keq sa dhe skllevërit. Edukimi është i panevojshëm, por edhe nëse ekziston, dizajnohet për t’u degraduar atyre mendjen dhe thyer shpirtin. Qytetarët në despotizëm nuk duhet të kenë ide të tilla si nderi dhe virtyti, pasi personat e aftë për të vlerësuar veten do të mund të sillnin trazira. Frika duhet t’ua shtypë shpirtrat dhe duhet t’ua shuajë edhe ambicien më të vogël. Ashtu sikundër kafshët, ata duhet të drejtohen nga instinkti, bindja dhe ndëshkimi. Çdo aspiratë më e lartë se këto duhet shkurajuar brutalisht.

Duke iu kthyer edhe njëherë debatit qeveri – opozitë, për ta përshkruar gjendjen tonë mund të thuhen dy gjëra. Nëse besojmë se sistemi ynë është demokratik, atëherë ka të drejtë opozita: ai është në krizë. E nëse besojmë se është despotik, ka të drejtë qeveria: situata është normale./ Gazeta Liberale

 

Tags: aktivitetefacebookKlementin Mile

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Replikat/Artur Zheji, sherr me Dritan Hilën: Qeveria ka ikur për lesh

Replikat/Artur Zheji, sherr me Dritan Hilën: Qeveria ka ikur për lesh

Britney Spears përfundon në psikiatri (foto)

Britney Spears përfundon në psikiatri (foto)

Tirana pa drita, ja zonat problematike

Tirana pa drita, ja zonat problematike







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit
Aktualitet

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

by mirseda
15:07 | 17/04/2026
0

Gjykata e Posaçme ka gjobitur deputetin e PD Bardh Spahia. Gjoba prej 100 mijë lekësh është dhënë...

Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

14:59 | 17/04/2026
Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës

Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës

14:52 | 17/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

14:38 | 17/04/2026
Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger

Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger

14:22 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com