Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo u shpreh teksa ishte i ftuar mbrëmë në “Open” se synimi i ndërkombëtarëve është stabiliteti edhe nëse ka demokraci në nivele të ulëta.
Ndër të tjera, Milo rrëfeu edhe një rast që kishte kaluar gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Jashtme në vitin 1998.
“Pas grushtit të shtetit në vitin 1998, u mblodh Parlamenti për heqjen e imunitetin të Sali Berishës. Gjatë asaj kohe, nën cilësinë e ministrit pata takime me ambasadorin amerikan, gjerman dhe italian. Thuajse njëzëri më tha se nëse arrestoni Sali Berishën, atëherë do u ndërpresim të gjitha ndihmat”, deklaroi Milo.
Ish-ministri tregoi po ashtu se edhe gjatë luftës së Kosovës ka pasur “kompromise” të tilla, në emër të stabilitetit në rajon.